Luli Basha si kopjac i keq i tezës së Bill Klinton!

29 Dhjetor 2020, 19:06Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Ka disa gjëra me të cilat identifikohet Kryetari i PD, që ia kanë vënë në dukje kundërshtarët politikë, mediat por edhe ata që kanë punuar pranë tij e qytetarët.

Sëfundi, pas pasurimit të koleksionit personal me të gjitha epitetet e mundshme, Luli Basha është shfaqur edhe si kopjac.

E ta mendosh, se çdo gjë që thotë e propozon, e paraqet si origjinale, aq sa pas disa ditësh fillon e ankohet se idetë e tij “gjeniale” kopjohen sistematikisht nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij qeverisëse.

Ka disa ditë që Luli Basha ka dalë me një tezë të re, të cilën e ka hedhur publikisht në formën e pyetjes: A do pranoni të vazhdojmë kështu si këto 8 vite, apo do të ndryshojmë?

E ka thënë në disa takime dhe e ka përsëritur si një frazë të mësuar përmendësh, edhe në një takim të sotëm. E sigurtë që si të gjitha gjërat e tjera që artikulon edhe kjo është “origjinale”.

Është thjeshtë kopja e një teze të përdorur në një shtet tjetër, në një palë zgjedhje të tjera, e konkretisht në SHBA këtu e 28 vite më përpara.

Në garën presidenciale përballë Xhorxh Bush (i vjetri) kandidati i atëhershëm demokrat për President Bill Klinton, përdori si mesazh kyç të fushatës këtë që po kopjen tani kaq keq Luli Basha në Shqipëri, përballë Edi Ramës.

Ish Guvernatori i Arkansasit përsëriti e përsëriti gjatë gjithë fushatës elektorale, të njëjtin formulim: Ndryshim, ose edhe 4 vjet më shumë, nga e njëjta situatatë!

Pas 12 vjet udhëheqje republikane (8 vite Regan+ 4 Bush) në SHBA-në e pas Luftës së Ftohtë, Klinton pyeste amerikanët: Akoma stanjacion social dhe recension ekonomik, apo ndryshim?

E Luli Basha, si të ishte Bill Klintoni i epokës moderne në Shqipëri, kopjon të njëjtën tezë. Nuk ka rëndësi se bëhet fjalë për dy shtete të ndryshme, në dy kohë të ndryshme dhe në dy kontekste krejt të ndryshme.

Në fakt mirë e ka, por i mungon vetëm saksofoni, për ta zbatuar atë edhe në Shqipëri!

8 komente në “Luli Basha si kopjac i keq i tezës së Bill Klinton!”

  1. pjeter says:

    Hahaha tamam kopjac,rri gjith naten ky tu kopju, e diten fle gjume.

  2. anonim says:

    Lul LOQJA di vec me kopju !!!!!!!!

  3. ?????? says:

    LULZIM BASH-GJUMASH GËNJESHTAR FRIKACAKU KRYEMINISTËR?!?!???
    MOS E DHËNTË ZOTI !!

  4. Kostandin says:

    O Zot !!! Tamam Bill Clintonit i ngjan Lul(zim) Basha, kopje fare ne te gjitha drejtimet…çfare fantazie absurde !!!

  5. Mon Lik Kok Çepa says:

    Nuk ka nevojë për saksofon në gojë si Klintoni, mbasi Luli Sali Berisha, vendos bythën në gojë, që quhet PIRDHOFON….
    A do më tepër ?

  6. Mon Lik Kok Çepa says:

    Nuk ka nevojë për saksofon në gojë si Klintoni, mbasi Luli Sali Berisha, vendos bythën në gojë, që quhet PIRDHOFON….
    A do më tepër ?

  7. luli fle gjume says:

    Hahaha ku te ka shku mendja o Peze
    E ca saksofoni thuj… saksofon gjumashi.

  8. Keshtu e ka jeta! says:

    Lul! Kujdes te kapesh 15-20 %, bashkepunim ne Qeverine e ardhshme! Dhe te tjera! Pra tash e tutje ne qeveri dhe deputet, per dy familjet kryesore te perfolura te PD. Ke akoma fond te mire zgjedhsish te arrish kete objektiv.
    Rama drejte mandatit te 3 e te 4! Kjo eshte loja e madhe! Mehdi, Dukat dhe Ndok turruni ne Jozefina! Loja ka mbaruar! PD po shkon drejte qendres liberale te moderuar! Keqeardhje per ju gays!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje