Po gjeologët?

28 Dhjetor 2020, 14:33Blog TEMA

Nga Mihallaq Qilleri 

Gjeologjia ka qenë dhe mbetet një nga profesionet më të vështira të punëve publike. Sigurisht, kam takuar shumë miq të dikurshëm të cilët, për shkak se dolën shpejt në papunësi me pensione minimale, ose sepse u tretën të gjitha institutet e studimeve gjeologjike, (nga më të rëndësishmet në ekonomitë e një vendi, – ndoshta të përafërta me ato të NASA-s), ikën në Kosovë e cila ruan të njëjtën mendësi zbuluese për pasuritë dhe shkencëtarët e saj.

Por nuk dua të flas për vlerën maksimale të punës së tyre. Jam gjithashtu dakord që qeveria shqiptare vendosi të shtoj pensionet për minatorët, metalurgët e naftëtarët. Por një gjë bie në sy tek këta propozues mirëdashës pensionesh. A mund të ketë miniera e minatorë pa punën e gjeologëve? A mund të ketë metalurgji pa patur shkrirje të mineraleve të cilat i zbulojnë gjithashtu gjeologët? A mund të ketë vendburime nafte pa punën e mënçurinë e gjeologëve të atij sektori? Por këtu më duhet të ndaloj. Ndoshta kolegët tanë, gjeologë të ish-Institutit të Naftës në Fier,  mund të jenë përfshirë në këtë skemë interesante dhe unë i uroj për pensionet e rritura.

Po gjeologët? Alfa dhe Omega e kërkimit e zbulimit të mineraleve që shfrytëzohen, shkrihen e shiten janë kush i kërkon e zbulon ato. Po ata që  përmbysin e shkulin malet për të llogaritur rezervat e mineraleve, – krom, bakër, hekur, naftë e gaz? Dhe, më e rëdësishmja, a e dinë ekonomistët e burokratët e Institutit të Sigurimve Shoqërore se gjeologët janë profesionistët që kalojnë nga galeritë, – pra nga puna nëntokë, – për të llogaritur rezervat e minierave të ardhshme? A e dinë se ata janë krahë për krahë me minatorët e gjeologjisë për të realizuar zbulimin e madh, apo të vogël, konfirmimin se duhet të jepet për shfrytëzim një objekt a vendburim, ose jo?

A e dinë ata se kjo fazë, – zbulimi i vendburimit, pra, -mund të kërkoj edhe 10 vite punime nëntoksore? A e dinë këta burokratë ekonomistë të ftohtë se edhe vet minierat punojnë me gjeologë të cilët duhet të orjentojnë galeritë, traverbanket, oxhaqet a puset e minierave drejt trupave të mineraleve të kromit, bakrit, hekurit, qymyreve, – ah, harrova se qymyret nuk shfrytëzohen më për shkak se kjo pasuri shqiptare nuk e kanë fuqinë kalorifike që kërkon industria e pronarëve të pangopur?!

Po kush i ka dokumentuar e llogaritur këto rezerva me vlera monetare kolosale duke u zhytur thellë në zemer të maleve me rrezikun në kokë se në çdo çast mund të rrëzohet një bllok shkembi e t’u marr jetën? Sa teknikë e inxhinjerë gjeologë duhet të skiconin pozicionin e shtresave, trupave a konfigurimin e rezervave të naftës, e janë ndjerë pa frymë nën idenë se çdo çast mund të palosen nga pesha e nëntokës?

Dikur, në socializmin totalitar, ata kishin rrogat maksimale. Ata dilnin në pension pas 18 viteve punë e në moshën 55 vjeç. Tani duhet të punojnë 30 vite dhe të dalin në pension….sa t’i dojë qejfi shtetit. Por ama ata kanë të drejtën që, pas plotësimit të kushteve ligjore të “shtetit të ri demokratik” të përfitojnë edhe ata pensione si minatorët, naftëtarët e metalurgë, sepse nuk janë më të vegjël në peshën shkencore  e të  vështirësisë se ata, nuk janë më të pavlerë se ata, përkundrazi, janë “punëdhënësit” e tyre.

Shteti shqiptar ka shumë halle. Por kur një qeveri guxon të vlerësoj disa kategori punonjësish nuk mund e nuk duhet kurrsesi të harroj gjeologët, këta njerëz të sakrificave të mëdha, shkencëtarë, ëndërrues, e fantazistë të pafre të njërit prej profesioneve e shkencave më të bukura e më të vështira të botës!

Pa mendohuni edhe një herë o karrigethyer të Ministrisë së Financave a të Institutit të Sigurimeve Shoqërore?!

5 komente në “Po gjeologët?”

  1. Niku says:

    O Qilleri, poet i Enverit, pensionet (si koha e punes, mosha e pensionit, vlera e tij etj), nuk jepen sipas profesionit apo rendesise se punes qe ka bere secili, por sipas veshtiresise se kushteve te punes, sa e rende dhe me ndikim mbi shendetin ka qene puna qe ka bere pensionisti… Keshtu qe “argumentet” qe perdor ti per pensionin e gjeologeve, jane si vjershat e tua te glories enveriane..
    .

  2. Mihallaq says:

    Ndjej keqardhje per fyerjet e tua, injorancen e keqdasjen. Qofsh i lumtur!

  3. gardiannarta says:

    O Qiller ! Ti ishe spiun i sigurimit ne gjeollogji te kishte vene koqet ne big sigurimi .Bere vjersha e shkrove ne favor te rregjimit dhe spiunove Nartjotet e tu me deklarata te reme e zagarlleqe. “Sonsamiravaja”ishte orekesturar nga sigurimi i e ti u bere regjizor i saj…mos e haro se u dergjen ne burgje djemte Nartes nga ti e nga ca si “gjeologe” shpifsa….Mos shkruaj me neper Gazeta se do te nxjerem faxmile nga arkivat..

    “gardiani”

  4. Mihallaq says:

    Faleminderit, faleminderit nartioti im i dashur!

  5. Trotski says:

    Problemi qe ngre Mihallaqi eshte i Drejte ! Cfare pune ka sigurimlleku Ketu ?? Une kam punuar me Mihallaqin .Ka qene shume korrekt dhe i talentuar.Ka shkruar me teper Proze .Veprat e Tij jane mirepritur nga Lexuesit.Per dijeni nje grup Gjeologesh ka derguar nje peticion ne Qeveri per problemin qe prek Mihallaqi .Presim ta miratoje Qeveria Aktuale ,qe punon realisht per te miren e Popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje