E vërteta e 12 miljeve të Greqisë në Jon dhe politika absurde e atyre që falën detin

25 Dhjetor 2020, 15:04Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

Ditën e sotme opozita dhe mediat afër saj kanë trajtuar faktin që Greqia do zgjerohet me 12 milje në detin Jon si rrezik që po i kanoset Shqipërisë. Mbi këte argument, kanë sulmuar me tej kryeministrin Rama.

Por si është e vërteta e thjeshtë e kësaj historie?

Fakti është se Konventa është shumë e qartë dhe historia dihet botërisht: Ku ka mbi 24 milje, palët zgjerohen nga 12 milje secila. Ndërsa ku ka më pak se 24 milje, ose negociohet ose shkohet ne Gjykatë Nderkombetare.

Shqiperia dhe Greqia kanë negociuar përmes Saliut dhe Lulit ku dhe falën detin.

Partia Socialiste dhe Edi Rama e çuan në Kushtetuese e cila e rrëzoi marrëveshjen e Berisha-Basha, pasi këta (që sot sulmojnë) kishin bërë në fakt tradhëti kombëtare.

Në 20 tetor, gjatë takimit me Edi Ramën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pohoi se çështja e detit Shqipëri-Greqi do të shkojë në Gjykatën e Hagës për të marrë një zgjidhje.

Thënë këto fakte, dukshëm debati i sotëm është një absurd politik që zhvillohet nga ata që dje e falën detin, por që kanë akoma guxim të bëjnë politikë mbi këtë histori që i turpëron.

3 komente në “E vërteta e 12 miljeve të Greqisë në Jon dhe politika absurde e atyre që falën detin”

  1. tradheti says:

    ky e dha detin ne nji menyre perverse. dihet se greket dhe aleatet e tyre kan shum ndikim ne ket gjykate. asnji ligj nuk e obligonte Shqiperin qe ti drjtohet gjykates.

  2. Bureto says:

    E po mirë! Dihet tashmë se historia e Shqipërisë veç me tradhëtarë është e pasur. Po t’i lëmë tradhëtarët, le të nerret historia, siç është narrë ne ra. Problemi aktual i kufirit detar me Greqinë si zgjidhet? A duhet dhe kjo çështje, si shumë të tjera me Greqinë, të shkojë në kalendat greke? Me bisedime e pamë që nuk e zgjidhëm dot. Bile nga që nuk qemë të zot, për pragmatizëm për përfitime politike nga qeveria Berisha etj, edhe për pak dhe ia falëm Greqisë mbi 320 km2 det. Kështu e ngrirë, nuk mund të lihet më, për më tepër që është në mes interesi ekonomik, sepse bëhet fjalë për një hapësirë me resurse të mëdha nafte e gazi. Të ngrira ato nuk i shërbejnë askujt. Ndaj përsa kohë nuk ka zgjidhje tjetër, rruga e Gjykatës Ndërkombëtare është rruga e duhur.

    1. tradheti says:

      se pari duhej te mbaronin negociatat Turqi-greqi. tash ka gjasa se fillimi i matjes do te behet ne ishujt grek kur dihet se greket e kan mbeshtetjen e fuqive perendimore dhe aj qe mendon se gjykatat jan te pavarura jane naive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje