Nga Altin Ketro
Krijimi më në fund i kuorumit të nevojshëm të gjykatësve për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ishte një lajm që më së shumti duhet të gëzonte ata që e kishin kthyer mungesën e saj në një kalë beteje kundra mazhorancës socialiste. Ndër ta është edhe presidenti Ilir Meta.
Por kur ende kjo gjykatë nuk ka bërë mbledhjen e saj të parë, presidenti Meta bëri një deklaratë orientuese se si Gjykata Kushtetuese do mund të quhet e “gjallë” apo e “vdekur” në bazë të vendimmarrjeve të saj.
Presidenti Meta mori si referencë zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, për t’i vënë “kufirin tek thana” kësaj gjykate nëse vendimet e saj do të jenë të drejta apo të gabuara. Për Ilir Metën “Gjykata Kushtetuese do të lindë e vdekur nëse ajo njeh si të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit”.
Sado që të presidenti Meta kërkon të imponojë vullnetin e tij ndaj një trupe kolegjiale prej 6 gjykatësish kushtetues për mosnjohjen e atyre zgjedhjeve, është e pamundur që ato të vihen më në dyshim për legjitimitetin e tyre. Dhe për këtë ka disa argumente tepër të forta. Por më parë le të bëjmë një historik të shkurtër.
Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 u zhvilluan në bazë të ligjit, pas një dekreti presidencial të muajit dhjetor 2018.
Partia Demokratike dhe LSI-ja i bojkotuan ato zgjedhje me vullnet të lirë pasi më parë kishin djegur edhe mandatet parlamentare.
Kur u dogjën mandatet presidenti Meta deklaroi se ai kishte qenë kundër atij zhvillimi, por nuk mund të ndërhynte sepse ndodhej jashtë shtetit atë ditë.
Kur PD e LSI refuzuan regjistrimin në zgjedhjet vendore, presidenti Meta ishte në Tiranë dhe nuk luajti as gishtin për të bërë qoftë edhe një gjysmë deklaratë hipokrite, për t’i bërë thirrje PD e LSI që të hynin në zgjedhje.
Nisja e fushatës elektorale u shoqërua me protesta të dhunshme të PD e LSI kundër institucioneve qeveritare, me hedhje bombash molotov, me fjalime për luftë si dhe me tentativa penguese që kryeministri Rama të zhvillonte normalisht fushatën elektorale, duke i nxjerrë kudo militantë të dhunshëm që kërkonin sherr me policinë.
Teksa kishte 10 ditë që Partia Socialiste po zhvillonte fushatën elektorale, presidenti Meta nxjerr një dekret që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, të dekretuara më parë prej tij. Ky zhvillim erdhi si pasojë e një deklarata të fortë përtej Atlantikut që përmendi me emër bashkëshorten e presidentit dhe frikës së tij për pasojat që ajo do të kishte nëse do zbatohej skenari i përpiluar qysh në shkurt për të rrëzuar me dhunë qeverinë Rama, duke sjellë kësisoj zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato vendore.
Kjo pra ishte në mënyrë të përmbledhur e gjithë situata në atë qershor të trazuar, ku presidenti Meta kishte rol parësor si nxitës, pavarësisht se qëndronte në hije pa dalë vetë në skenë.
Tani le të kthehemi tek argumentet se përse Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i rrëzojë zgjedhjet e 30 qershorit.
Argumenti kryesor i presidentit Meta se përse 30 qershori nuk është legjitim është se, sipas tij, në ato zgjedhje nuk mori pjesë opozita PD, LSI, e tjerë bishta të tyre dhe që zhvillimi i zgjedhjeve vetëm më pjesëmarrjen e Partisë Socialiste dhe ndonjë partie tjetër konsiderohen zgjedhje partiake e moniste. Po, ku gabon presidenti Meta në këtë gjykim?
Së pari, më 30 qershor zhvilloheshin zgjedhje vendore dhe jo parlamentare. Kësisoj, jo me domosdoshmëri PD-ja identifikohet me opozitën dhe PS-ja me pushtetin. Për shembull, në Shkodër, Tropojë dhe në një sërë bashkish të tjera, Partia Socialiste ishte në opozitë. Bile, në Shkodër, PS-ja ka 30 vjet që është në opozitë, si për sa i përket drejtimit të bashkisë ashtu edhe atij të këshillit bashkiak. Në këto kushte, të thuash që në Shkodër opozita nuk mori pjesë në zgjedhje është qesharake, kur në fakt atje nuk mori pjesë partia në pushtet PD-ja. Duke qenë se opozita socialiste e Shkodrës dhe e disa bashkive të tjera, morën pjesë në zgjedhje, bie alibia më e rëndësishme e presidentit Meta.
Së dyti, është e papranueshme që ta zvogëlosh spektrin e të konsideruarit opozitë vetëm tek PD e LSI. Të gjitha partitë që startojnë në fushatë kanë status të barabartë dhe është dita e zgjedhjeve ajo që përcakton nëpërmjet sovranit popull, se cila parti do të jetë në pushtet e cila në opozitë. As PD e as LSI nuk mund ta kenë monopolin e opozitës dhe aq më pak të jetë Gjykata Kushtetuese që ta përcaktojë këtë. Një parti që sot është më e madhja e opozitës, pas zgjedhjeve mund të jetë sërish në opozitë por nuk ka asnjë garanci se do të jetë po ajo që do të jetë sërish më e madhja.
Të paragjykosh iniciativa të tjera politike për të konkurruar partitë tradicionale, është një regres i demokracisë. Nëse do të merrja një shembull ilustrues me rastin shqiptar, është njësoj sikur në Itali të anulohen zgjedhjet nëse në to nuk marrin pjesë Partia Socialiste e Kraksi-t dhe ajo kristiandemokrate e Andreoti-t, parti të cilat kanë dominuar skenën politike italiane deri në vitin 1993 dhe që sot janë parti pa asnjë ndikim politik. Pra, të mbetesh peng e një klisheje se opozita janë PD e LSI e askush tjetër, është një minim i demokracisë dhe s’ka Gjykatë Kushtetuese që e miraton.
Së treti, krijimi i një precedenti të rrezikshëm ku refuzimi i opozitës për t’u futur në zgjedhje të çojë automatikisht në anulimin e tyre, do krijojë premisat që kjo të kthehet në një traditë politike ku çdo parti opozitare që sheh se nuk i fiton dot zgjedhjet i bojkoton ato dhe, kësisoj, sjell një krizë shumë të madhe politike sepse me mos zhvillimin e zgjedhjeve krijohet një boshllëk qeverisës në pushtetin vendor me pasoja shumë të rënda në jetën e qytetarëve.
Sa argumentova më sipër, besoj fort se Gjykata e re Kushtetuese do e rrëzojë pa ekuivok tentativën për t’i vënë në dyshim zgjedhjet e ligjshme të 30 qershorit dhe nuk do mund të bëhet palë e synimeve presidenciale që dështimin e skenarit të tij destabilizues ta certifikojë edhe me vendime gjykatash.
⚖️⚖️
Demo-karcia shqiptare është një mutacion i demokracisë së vërtetë.
Për hir të së vërtetës,ne harrojmë që ne si popull kaluam nga feudalizmi
në socializëm,duke kapërcyer një sistem që dominon sotë botën.
Si pasojë e kësajë neve na mungonë kultura demokratike.
Për shqiptarët kundërshtari politik,është armik.
Për këto dy fytyrat lartë:
Qim Peka duket si një mutacion i miut të lindur në Çernobil.
Lilon mund ta përdorësh si qyp për të fshehur florinjtë.
Kjo është gjuha e koduar që përdorin padrinot,por Lilos
i kanë rënë dhëmbët,leh kotë.
PS: Në Reç kanë nevojë për qen,ndoshta u hynë në punë. ??
Likja eshte si flori e shkuar floririt. Shkelqen akoma me shume kur eshte afer me kete diamantin e Hasit, Cimin e Pekajve.
O Like floriri ! Ta ka prishur foton antipatiku,kok palari PEKA i Hasit.
Njoftim:
Në kuadrin e transparencës dhe detyrimit moral për
pastrimin e figurës së Preshi-dentit konfirmojmë:
Like floriri është xhanan burrë,po i biem kotë në qafë.
Nuk është e vërtetë që Lilua ka vjedhur floririn e Krrabës.
Pasuria e Lilos është e justifikuar:
Pasuria e Lilos vjen nga vendlindja e tijë,SKRAP-AR.
Arin e zonës nga vjenë Lilua do ta çonin për skrap
(skrapalinjtë nuk e dinin vlerën e arit,i nxorën makinës barë,herën e parë)
kur makina shkeli në Skrapar),aty doli gjyshi i Lilos dhe e bleu.
Ngaqë ngarkesa ishte shumë e rëndë,ai e tërhoqi me Krrabë.
Pë këtë arësye bëhet edhe lidhja me Krrabën.
Presim zhvillime të reja,qëndroni në linjë.??
Hajt se tash po ja sheh hajrin ketij UFO -s qe ke ne krah por ne fakt nuk ke mand ma shum se ai , zati shoku shokun e gjen si vedin .
Fytyra e pështirë e këtyre dy fshatarëve mizerabël,
èshtë tablloja besnike e situatës shoqërore dhe politike në shqipëri.
Ju këshilloj të lexoni “virytin” e politikantit tek “shpirti i ligjeve” të Baronit Monteskje.
Do mjaftonte ky autor i mrekullueshëm, që tja hiqnit vetes nga dëshprimi dhe neveria ndaj këtyre ndyrësirave.
Po e mo , pse e firmose , kur e di qe GJ K , si zor te ndjeke vallen tende , te preferuat ?!!
C’te duhet qe krruhesh , kur e di vete si e firmose me sa “deshire te madhe” per “ mbrojtjen “ e KUSHTETUTES ?!!!
Futi ato gishta te shtemet ne ndonje vend qe te mos shihen se i ke per ibret !