Nga Rexhep Qosja
Kjo vepër i kushtohet pakënaqësisë, mund të thuhet, madje, dëshpërimit që ka populli shqiptar sot ndaj politikës së
brendshme të oligarkisë politike të Shqipërisë dhe të Kosovës, e cila të këqijat e shumta dhe dështimet e rënda po përpiqet t’i fshehë pas politikës së jashtme.
Pse mund të thuhet kështu? Në politikën shqiptare të fundit të shekullit njëzet dhe të fillimit të shekullit njëzet e një, përpos një numri të vogël individësh, do të gjenden shumë mendje të ngushta me pak a aspak kulturë politike, me pak a aspak mendje historike, me pak a aspak dije për organizim shtetëror, me pak a aspak qartëpamje për sfidat e së ardhmes, kurse disa prej tyre edhe me jetëshkrime politike pothuaj të komprometuara për gjendjen, qëllimet dhe vlerat e kohës së re.
Liria me të cilën na ndriçoi fillimshekulli premtues, prej pushtetarëve të ndryshëm do të kuptohet në mënyra shumë të ndryshme, duke e dëshmuar atë mençurinë e të urtëve evropianë se lirinë më lehtë e fitojmë se ç’dimë ta përdorim. Në këtë fillimshekulli për shumëçka nuk kemi menduar kur do të duhej të kishim menduar, prandaj shumëçka nuk do të dimë, që do të duhej tashmë ta dinim.
Nuk kemi menduar se, siç e kanë thënë të tjerë para meje, liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujt për të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prej dikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra!
Dhe për shumëçka tjetër. Nuk kemi ditur se demokracia, sidomos ajo e shtetit që nuk është bërë ende shtet i së drejtës, por i shtetit që është ende shtet i pushtetarëve, që shtetin e shikojnë pafytyrshëm si shtëpinë e tyre private, demokracia bëhet e pafuqishme ndaj shumë të këqijave.
Nuk kemi ditur dhe, natyrisht, nuk kemi pritur se tribunat e quajtura demokratike do të mund të jenë të pushtuara jo
vetëm për diskutime të kulturuara, të argumentuara, me të cilat paraqiten dhe mbrohen e drejta dhe e vërteta, por edhe për ulërima parahistorike të disa prijësve partiakë, të cilët për të mirën e përgjithshme mendojnë sa për borën e parvjetme!
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se sovrani – populli shqiptar nuk do të mund të bëjë asgjë, bash asgjë, për të penguar primitivizmin, arrogancën, pangopësinë, korrupsionin, nepotizmin e klasës politike dhe plaçkitjen e
vjedhjen e pasurisë kombëtare nga ana e saj! Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se partitë politike në vend se forca politike, që mendojnë se si dhe se sa do ta ndryshojnë për të mirë shoqërinë, do të bëhen firma që mendojnë se sa do të pasurohen vetë dhe se sa do të pasurohen udhëheqjet e tyre!
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se klasa e mesme, pa mendjen e së cilës asnjë shoqëri dhe asnjë shtet nuk mund të gjejë as gjedhen e duhur të qeverisjes së sotme, as të ardhmërisë vërtet premtuese, do të jetë kaq e shpërfillur, madje, kaq e mosduruar prej klasës politike, prej klasës politike të pajisur pamoralshëm me magjistratura e me doktorata në sajë të mjerimit shpirtëror të pjesës së korruptuar materialisht dhe moralisht të kësaj shtrese të mesme!
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se pushtetarë të rendit të parë pushtetar do të shfrytëzojnë korrupsionin e
nepotizmin për interesa të ndryshme vetjake, do të zhvasin pasuritë kombëtare, do të bëjnë uzurpime të ndryshme, do të shfrytëzojnë konfliktin e interesit e, megjithatë, do të mbesin të pandëshkuar e të pandëshkueshëm si cezarët në Perandorinë Romake e despotët në despotitë orientale! Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se edhe mbas turpit
me të cilin e kishin shënuar përgjithmonë veten Esat Toptani dhe Ahmet Zogolli duke i falur tokë kombëtare e sovranitet kombëtar pushtuesit serb dhe malazez, do të kemi aq pushtetarë, dhe aq çerekintelektualë, dhe aq çerekakademikë, që pa aspak brejtje të ndërgjegjes do t’i falin Greqisë tokë e dete të Shqipërisë e do t’i falin Malit të Zi tokë të Kosovës, duke cenuar kështu jo vetëm pasuritë natyrore po edhe sigurinë e tyre!
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se oligarkia politike e Kosovës do t’i shpallë të vjetruara pas tre vjetësh krimet ekonomike dhe krimet e bëra me konflikt të interesit dhe do t’i shpallë ashtu, të vjetruara, për të shpëtuar vetë, me trabantët e vetë, prej ndëshkimeve prej të cilave ligjet e demokracisë kurrë s’do t’i lenin të shpëtojnë.
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur që ish të burgosurit politikë, aq vetëflijues dikur, do të heshtin siç po heshtin, kryevarur, do të bëhen të shurdhër siç po bëhen, kryevarur, ndaj ë këqijave të shumta, të gjithfarëllojshme, ndaj padrejtësive, ndaj shpifjeve, gënjeshtrave, mashtrimeve, korrupsionit, nepotizmit, krimeve të ndryshme politike dhe materiale të oligarkisë së sotme politike të Kosovës!
Kanë harruar të thonë çka është tepër e rëndësishme të thuhet sot: Mjaft më! Por…? Por…? Por…?
Por tani po shihet se larg më të shumta se ato shpresat që kemi ditur dhe se ato shpresat që kemi pritur janë ato të këqijat për të cilat as nuk kemi ditur as nuk kemi pritur se do të na dalin, se do të shumohen siç janë shumuar në këtë Njëmendësinë tonë! Pse, megjithatë, të gjitha këto të papritura, të gjitha këto të këqija janë bërë e po bëhen, kanë ndodhur e po ndodhin në Kosovë dhe në Shqipëri? Pse? Pse? Pse? Pse? – do të provoj të tregojë në krerët vijues të librit.
*Fragmente nga parathenia e librit “Pushteti i korruptuar – protagonistet dhe viktimat”, 2016
I nderuar profesor !
Kjo ndodh në një shtet ku nuk ka ligj dhe drejtësi .
profesor ishalla vaksinohesh sa me shpejt
Ne nje hale islamikesh nuk mund te kete tjeter perfundim…..lloji i kafshes!
Qirjos apostolic £300 evro shko te lajmet e janulles ,apo atje nuk te pranoin se te thon alvanosaqis me bisht neper kem duke thenur un kam gjyshen minoritar dhe I ka hipur gjyshi
alvanos dhe nuk di si ta shpjegoi se un ndjehem grekaqis ????????
Disa makryesoret nuk i paskemi ditur katastrofë qenka puna por ate ma kryesoren që është farsi numër nji pse nuk e thotë askush por lidhet për bishtin e filan-fisnikut
Te dhente zoti jet dhe shendet professor. Je nje xhevahir kombetar. Te faleminderit per largpamesin, mencurin dhe dashurin ndaj atdheut.
Respekte dhe dashuri nga larg.
Parimisht, ama vetëm parimisht, profesori ka të drejtë në ato që dëshpërimisht shkruan. Po deri këtu, pra deri tek konstatimi. Në fund të fundit nuk është një punë e vështirë të rendisësh fakte e probleme që kanë shoqëruar historinë e shqiptarëve, ku në etapa të caktuara kanë patur pa dyshim rolin e tyre dhe politikanë të ndryshëm. Po profesori gabon kur ngatërron parimet morale etj, si këto, me kriteret prej nga ku udhëhiqet politika, në bazën e të cilave qëndron pragmatizmi, duke iu referuar kështu një prej thënieve ndër të shumtave rreth saj: “Politika është arti i të mundshmes!”. Dhe sidomos kur profesori i referohet problemeve të vjetra e të reja në vetë të parë, atëhere diskutimi dhe zgjidhjet nuk janë ato që të do zemra, por ato që i pranon mendja ‘politike’. Historia ka stigmatizuar sipas rradhës politikanë shqiptarë që kanë shitur troje etj interesa kombëtare. Po le të mbetemi tek trojet. Përmendet Toptani. Çfarë shiti ai, kur ende nuk kishim akoma shtet? A, në mos ai, “nipi” i tij “shiti” Shën Naumin, kur dihet se kufijtë e Shqipërisë londineze të vitit 1913,i caktoi KNK, Komisioni Nderkombëtar i Kufijve. Dihet se çfarë vështirësie pati ai proces dhe në çfarë presioni u vu politika shqiptare, kur roli ynë ishte pothuajse zero. Po Enveri? A, po, ai i shiti Titos Kosovën. Përnjimend?! Dhe vijmë tek e fundit, “shitja” e 800 Ha. tokë të Kosovës, Malit të Zi. Epo kjo nuk është fort e largët si histori. Profesori jeton në Kosovë, ka jo pak ndikim aty, pse nuk e frenoi, ose në pamundësi, cili do ishte propozimi i tij përkundër presionit ndërkombëtar ShBA-BE, rreth problemit? Ndaj, për të mos e zgjatur, profesor, të paktën juve si mendimtar nuk u lejohet t’i trajtoni çështje kaq të vështira, në mënyrë empirike e aq më pak me sllogane e klishe kinse patriotike, për që më shumë u afrohen atyre folklorike. Nuk di nëse e di prof. Qose atë shprehjen ca vulgare popullore: “Më mirë mut se i vogël!” . Midis shumë mangësive të tjera, është dhe ky faktor profesor, që na ka vënë para alternativave poshtëruese, që më të mëdhenjtë e më të fortët na kanë imponuar: “Ose pranoni kaq sa u japim, ose hiç!”. E dhimbshme, por kështu ka ndodhur, apo jo?. Dhe sa për ngushëllim, kjo nuk ka ndodhur vetëm me ne, por në gjithë historinë e njerëzimit, edhe me popuj të tjerë të vegjël. Bile disa janë asimiluar krejt. Nderime profesor Qosja.
……plus qe shqiperia ra ne dore te keqe kriminale pas viteve 90 ku krendyresira Sali Berisha i i dha goditjen shkateruese fatale shqiperise.
Prof. i nderuar, politikane Kosovar KOKETRASH si gomari RAMUUUUUSH dhe lopa OSMANI kan dale hapur ne mbrojtje te kriminelit Sali Berisha dhe te njerit krah te politikes shqipetare gje qe krijon PERCARJE KOMBETARE….
Keta jane te turpshem por mendoj se eshte dhe dora e UDBse….
Prandaj thone qe Kosovaret jane te trashe kjo sigurisht e nuk eshte ne pergjithesi por ne politike ka shume gomere e lope……
Je pasuri Kombetare Profesor ! Jete dhe shendet te dhente Zoti
Ku ka muslimane, ka dhune, injorance e prapambetje. Shqiptaret nuk po lene mbrapa vetem Shqiperine e Kosoven, por te gjitha vendet ku arrijne te krijojne minoritet. Shikoni linjen e zhvillimit ekonomik ne Ballkan; Sllovenia, Kroacia top. Bosnja me muslimanet pertoke, Serbia top, Kosova, Shqiperia, Maqedonia me 30% sunite shqipkare pertoke, Greqia top. Ku shkel shqipkari. nuk mbin me bari.
Per me nder komentuesin Tropoja kam nje histori. Ishte nje lypes ne Tirane qe u be i pasur. Kur e pyeten si ja arriti , u pergjigj se kur lypte mbante te gjunjet nje cope karton ku shkruante : jam nga Tropoja , ju lutem me ndihmoni se po.mbledh para per tu kthyer ne shtepi. Suksesi ishte i garantuar.
Mos shkruj me per 1 vit ! Fantastik !!!!!!!!!!
Hahahaha sa i (e)madh(e),hahahaha .
Mjaft fin humori nuk mund te qendroja dot pa komentuar,na mungon shume ky lloj humori!
Vetem kjo eshte menyra e duhur per te injoruar kete fare injorantesh qe guxojne te perdorin kete lloj gjuhe me vlerat si Profesor Qosja!
Kane fituar mjaft terren keto 30 vite antivlerat vetem me pergjigjet si kjo e Juaja ndoshta heres tjeter do hezitoje te beje komente te nivelit kaq te ulet turppppp.
Shendet Gezuar Vitin e Ri 2021
Një shoqëri e cila nuk i ka të spikatura vlerat morale është e dënuar të zhytet në mjerim.Këtu në shoqërinë tonë të rreckosur nga vlerat ,jo që nuk e dijmë se si do të sillen politikanët në të ardhmen por nuk dijmë të i vlerësojmë as sjelljet e tyre në të kaluarën e tyre.Vetëm në Kosovë e Shqipëri ndodh që politikan që kanë kryer akte tradhëtie të jenë të vlerësuar e të votuar,vetëm në Kosovë e Shqipëri ndodh që politikan kriminel që kanë vrarë në pikë ditës të jenë të vlerësuar dhe te votuar,vetëm në Kosovë e Shqipëri ndodh që politikan që kanë vjedhur me ditë për diell të jenë të vlerësuar dhe të votuar.Një popull apo shoqëri që nuk është në gjendje të krijoj distanc nga këso profile të shëmtuara morale, si është e mundur që të dijë se si do të sillen politikanët që i zgjedh në të ardhmen.Armiku më i madhë i çdo shoqërie është INJORANCA dhe KALBEZIMI MORAL.
Profesori nuk na foli asgje per ndarjen e KUFIRIT me Serbine. PSE, PSE, PSE, PSE NUK JU PLOTESUA DESHIRA E PROFESORIT.
AH PROFESSOR!!!!
Ku me e marre ate fate ti jepesh dicka qe seshte e jotja Leposavicin e te marresh Presheven po profesor I ka shum armiqe te cilet te verbuar nga gjelozia e veprave te Qoses shajn ofendojn kercnojne etj jete te gjate profesor rilindasi i fundit
Me dhimbje vlla,por ka ardh koha me e pranu qe shqiptart jan njers t kqinj.
Sepse,s ka tjeter arsye qe t jen n ket gjendje.
Kosoven e çliroi bota,dhe me luft e sakrifica e harxhe.
Rrast unik n histori.
Shqipnin mo ,po e mba bota me pare,ndihma,mbshtetje e gjith t mirat,si ate fmijen antikapat qe kujdeset shteti.
Po ashtu dhe Kosoves i shkojn gjithato pare nga bota.
Veç nji gje po i kerko bota:boni shtet dhe ne ju wasim n familje!.
Po,a bohen majmunat njers?!
Dhe jemi ku jemi.
Por,m duket se kshtu kan qen historikisht shqiptart,grindaveca,turbullmejkër,destruktiv….
Mjafton t kujtojm antikitetin,luftrat e Trojes,kryengritjet e Skenderbeut..e turlilloj luftrash me tej..pellazgo iliro arbro shqiptart nuk shquhen per civilizim qytetnim zhvillim,por per luftra konflikte zenka..krime..
Kurr n histori s ka pas shtet t qart konsolidu t zhvillu shqiptar.,arbnor,ilir,pellazg…
Ka pas veç fise katune ngulmime t pazhvillume..
Prandaj profesor ka ardh koha me shkrujt librin “pse shqiptart arbrit iliret pellazgt s bejn civilizim progres por veç luftra shkatrrime regres”…
Ksaj rradhe bota mo po i ndihmo si me pas ndihmen e zotit.
Por jan shqiptart qe s dun vet me ec .
Po vazhdoi kshtu,dhe ka gjasa,do vij koha kur bota do i thot shqiptarve s doni ju me u bo njerz? Hajt pra shkoni n zoo. Dhe do i fusin hurin n sum perfundimisht se s ma mo uj pilafi.
Dynjoja ka hallet e veta.
Planeti po behet i pabanueshem duhet zgjidh ky problem,e jo t merren me shqiptart pa fund..
Me dhimbje vlla,por ka ardh koha me e pranu qe shqiptart jan njers t kqinj.
Sepse,s ka tjeter arsye qe t jen n ket gjendje.
Kosoven e çliroi bota,dhe me luft e sakrifica e harxhe.
Rrast unik n histori.
Shqipnin mo ,po e mba bota me pare,ndihma,mbshtetje e gjith t mirat,si ate fmijen antikapat qe kujdeset shteti.
Po ashtu dhe Kosoves i shkojn gjithato pare nga bota.
Veç nji gje po i kerko bota:boni shtet dhe ne ju qasim n familje!.
Po,a bohen majmunat njers?!
Dhe prandah jemi ku jemi.
Por,m duket se kshtu kan qen historikisht shqiptart,grindaveca,turbullmejkër,destruktiv….
Mjafton t kujtojm antikitetin,luftrat e Trojes,kryengritjet e Skenderbeut..e turlilloj luftrash me tej..pellazgo iliro arbro shqiptart nuk shquhen per civilizim qytetnim zhvillim,por per luftra konflikte zenka..krime..
Kurr n histori s ka pas shtet t qart konsolidu t zhvillu shqiptar.,arbnor,ilir,pellazg…
Ka pas veç fise katune ngulmime t pazhvillume..
Prandaj profesor ka ardh koha me shkrujt librin “pse shqiptart arbrit iliret pellazgt s bejn civilizim progres por veç luftra shkatrrime regres”…
Ksaj rradhe bota mo po i ndihmo si me pas ndihmen e zotit.
Por jan shqiptart qe s dun vet me ec .
Po vazhdoi kshtu,dhe ka gjasa,do vij koha kur bota do i thot shqiptarve s doni ju me u bo njerz? Hajt pra shkoni n zoo. Dhe do i fusin hurin n sum perfundimisht se s ma mo uj pilafi.
Dynjoja ka hallet e veta.
Planeti po behet i pabanueshem duhet zgjidh ky problem,e jo t merren me shqiptart pa fund..
Gjithë ata që ndajnë në të krishter, myslimanë
Popullin Shqiptar
Mutin do e hanë.
Shqiptarët e pandarë
Kjo që shkruani Profesor Qosja, është e vërteta absolute.
Zoti Qosja, kjo nuk eshte cudi. Sistemi shkollor, mesuesit, politikanet, sistemi shqiptare, te gjithe jane te pa afte per te punuar se bashku, per tu mar vesh se bashku, per zgjedhur se bashku, per te zhvilluar me te miren. Ata duan te shkojne ne Europe me mendje te shterpa. Dhe po ngule kembe perseri se shkolla eshte problemi i pare. Mungesa e lirise se veprimit, dhe mentaliteti i komandimit nga larte.
Habitet zoti “Pellazge apo Ilyre” Rexhep qe pse eshte katandisur nje Pashallek Osmane si Arnautet apo Arberit qe nuk ju pelqen (piace ital) te quhen Vorio Epitote sic quhej “Heroi i tyre” karagjoz Jorgua i Zeusit qe e quajten Gjergj!
Habitet zoti “Pellazge apo Ilyre” qe Kombi eshte Nder,Dignytet,Respekt dhe si i tille cdo gje Kombetare eshte e Shenjte.
9 femije kishte Deputeti turk Ismail bej Vlora nje emer Ikyre apo Epirore nuk jua vendosi so p.sh enrat Ilyre Kostantantinos,Iustinianos,Eleni,Jeorgios,Axileas,Omiros por te tere Emra turq.
Ne qofte se kjo (gjeja me kryesore kombetare) nuk ka lidhje me Kombin,me falni por jini thjesht Idiote dhe te Mallkuar.
Vete emri Stamboll i ndryshuar nga barbaret pushtues Osmane kur dihet fort mire historikisht qe Perandoret Ilyre Megas Kostantinos dhe Vorio Epiroti Jeorgios Kastriotis i thonin Kostantinopolis tregon fare qarte Hipikrizine,Mashtrimin,Tradhetine ne emer te nje Identiteti apo Shteti artificial se quhet Arnautia Arvania,Albania.
Sherbetori i Bandes se Zanzibarit, “ideatori” i ndarjes tu Kosovs*, “mbrojtesi” i Peter Handke, gjoja flet per te keqijat ku nuk deshiron te mungoj deri ne frymen e fundit. Nje limon i shtrydhur nga dreqi e i biri, qe per ironi as per te keq nuk mundi te shkelqej.
Or Bali koqe katravella qeke i taborrit RuGovnist re te qifsha robte ku t’i kesh.
eshte apsolutishte njeriu me i ygjuar dhe i dobishem i kombit shqiptare jet dhe shendet profesor
Nga te gjithe komentet me pelqej ai i Xhevat Salihut ( megjithese mbiemnin e paska te keq ) . Zoti akademik Rexhep Qosja , eshte veshtire me ju bere verejtje ju me gjithe ate bagazh dijesh qe keni , por une po mundohem e shtoj pak per disa probleme qe me duket mua me vend qe ti them . Ndryshimi i sistemit erdhi ne menyre kriminale ne Shqiperi , sepse u vodh pasuria kombetare nga politikanet dhe nje pjese ju dha krimineleve si para dhe prona dhe u porositen qe sa me shume te vjedhin e te shkatrrojne . Kjo kryesisht me porosi te ish ambasadorit amerikan Rajerson , me reaksionin europjan dhe ate shqiptaro-kosovar me nderhyrjen direkte te U.D.B. se Jugosllave dhe Asfalise Greke me njerezit a tyre dhe shqiptaro- kosovaro te paguar prej tyre me thirrjen kriminale : Ti prishim se jane te Enver Hoxhes ku keto turma kriminale i drejtonte Azem Hajdari me Sali Berishen sipas edhe te udhezimeve qe u jepte Elez Biberaj nga hotelet shqiptare nga Tropoja ne Tirane . Ndersa intelektualet e ndershem dhe populli i ndershem nuk ishin ne gjendje te sqaronin popullin e te vepronin per te krijuar ndonje shtab drejtuex qe te dilnin ne krye te popullit ndershem qe u quajt indiferent . Pra pushtetin e moren ne menyre kriminale dhe e dorzuan ne menyre kriminale ai qe quhet lumpen proletarjat . A ka kund me kriminale ne kohen kur Kosova po pregatitej per lufte kunder Serbit ne vitin 1997 ne Shqiperi qe u hapen depot ish qeveria ne mergim e juaja me kryeminister kriminelin Bujar Bukoshi benin krime ne Shqiperi nen drejtimin e Sali Berishes me shikun e Gazidedes dhe ne 1998 ten ne vend qe te ishin me U.Ç .K ne benin 14 shtatorin ne Tirane , qe ju edhe i keni mbajt me pare nga taksat e qytetareve te tyre . Ka shume me sqaru por ketyre do ju hyje drejtesia e re ne Shqiperi dhe ajo ne kosove mbasi ta marre qeverine Albin Kurti .
Eh more profesori yne shume i nderuar,Rexhep Qosja,sa bukur shkruan dhe sa shume te verteta ne kujton!
Vperat tuaja,jane ndricues te mendjeve tona si popull,por jemi ende larg per te vepruar per korrigjimin e tyre.
Fatkeqesisht,e ashtuquajtura “elite” e jona jo vetem qe fle gjume,por edhe kur shkruan asgje me vlere nuk na thote.Eshte vetem ne sherbim te karrigeve qe ju dhurohen prej partive qe na qeverisin dhe per kete aresye nuk duan te turbullojne ujrat se ju humbet karrigja dhe ju ftohen te ndenjurat.
As te djathte e as te majte nuk kujtohen per ju,nuk ju citojne askund,por kane mbetur me disa citime te te huajve,me vlere keto,por qe jane ne kohe,vende dhe me zhvillime ekonomike e shoqerore shume te ndryshme me ne.Dhe keto citime te tyre,jo se i kane lexuar,jo se i mbajne parasysh,por vetem ju referohen per t’u dukur te “lecitur”,me “bagazh”,te cilet ne vend te truve kane vetem plence te fryre nga babezia…
Ne vend te krenohen me ju,krenohen se ne partine e tyre e ka perkrahur dhe mbeshtetur,ky apo ai VIP,kjo apo ajo shalejashte e mendjefyell…
Ne vend te kerkojne dhe vene para ligjit kete apo ate pushtetar te korruptuar,mafioz e e kriminele deri dhe tradhetare te interesave Kombetare,bejne vetem gam gam.Duke bere vetem zhurme kerkojne te synojne pafajsine se ja kane qene vetem fjale prandaj dhe nuk jane ndeshkuar,etj.etj pallavra te kesaj natyre…
Rrofshi dhe jetofshi sa me gjate zoti Rexhep Qosja,akademiku i gjalle me i shquar i kombit tone!
Akademik Rexhep Qosja osht BABA I KOMBIT SHQIPTAR.
NE KRIJIMIN E NJE SHTETI PROFESORE JANE LIGJET ,DHE JU I KENI RADHITUR ME SE MIRI.SHTEITI PA LIGJET ESHTE SI NJE STANE PA BYLMET.MBASE DEMOKRACISE ,KACAKET U TURREN PER TE ZAPTUAR SHTETIN DHE KRIJUAN CETAT E TYRE ,OSE ME MIRE GRUPET E TYRE TE INTERESAVE PER TA PLACKITUR E SHKATERRUA. KU ME PARULLEN :SEJCILI PER VEHTEN ,DHE ZOTI PER TE GJITHE..
NE ATE VENDE NUKE ESHTE SE MUNGONIN LIGJET ,PORE PER KETA KRIMINELA HAJDUTESH ,LIGJET ISHIN PER TE BERE LOJEN E KUKUMJACKAVE.PO TI SHIKOSHE NE TE DYJA KRAHET SE SI FLASIN NE PARLAMENTE ,NUKE AKUZOJNE NJERI _TJETRIN ,PORE THONE QE TI KE VJEDHUR ME SHUME SE SA UNE ,OSE UNE NUKE KAME VRARE NJERI ,PORE VETEM KAME VJEDHUR.SIKURE TE MOSE MJAFTONTE KJO ,FUTEN EDHE POLITIKEN E NDARJES MIDISE KRAHINAVE ,SEPSE KESHTU I INTERESONTE KONJUKTURAVE TE HUAJE ,PRA BENE EDHE TRADHTI NDAJE KOMBIT SHQIPTARE.ME KETE LLOJI MODELI U KRIJUAN JO NJE ESAT PASHE TOPTANI ,PORE SHUME TRADHETARE TE KOMBIT SHQIPTARE .PIKERISHTE KETA PERSONA ISHIN QE NDIKUAN NE SHKATERRIMET E ATIJE KOMBI,SEPSE ISHIN VENDOSUR NE INSISTUCIONET E LARTA TE SHTETIT. PRESIDENCA SI INSTITUCION ESHTE KTHYER NE NJE ORGANIZATE E KU_ KLUS_ KLANIT ,QE BEJNE GJUETINE E SHTRIGAVE PA DALLIM TE NJGYRES SE LEKURES ,KJO ME ARDHJEN NE PRESIDENCE TE FLORIRIT PREJE STANIT CEPANIT. NDERSA KRYEMINISTRIA ESHTE KTHYER NE NJE SALLE BIXHOZI KU BEHEN PAZARET POSHTE TAVOLINES . OPOZUITA KA QENE ,DHE ESHTE NJE CERDHE BANDITESH QE NUKE DIJNE GJE TJETER ,VECSE TA DJEGIN DHE TA SHKATERROJNE ATE VENDE. NGA KETA NJERZE NUKE PRITET GJE TJETER ,VECSE TE SHPORREN NGA AI VENDE NJEHERE E PERGJITHMONE. PROBLEMET U KRIJUAN EDHE NE KOSOVE ,EDHE PSE U KRIJUA SHTETI I RI. A THUA VALLE SE EDHE ATJE NDIKOI POLITIKA E MATRAPAZAVE TE QEVERISE SHQIPTARE??? TE PAKTEN DUHET TE MENDONIN PER GJAKUN E DERDHUR TE SHUME NJERZEVE SI HEROI LEGJENDAR ADEM JASHARI.