Ethet e detit shqiptaro-grek dhe 12 milje në mes

28 Dhjetor 2020, 11:36Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Nuk është e thënë që në Shqipëri të triumfojë qoftë edhe një herë të vetme sensi i përgjegjësisë dhe vetëpërmbajtja. As kur bëhet fjalë për çeshtje të mëdha të interesit kombëtar, siç është debati tashmë dhjetëvjeçar për ndarjen e detit territorial me Greqinë. Në tetor, qeveria shqiptare, në dakordësi me palën greke, morën vendimin më të arsyeshëm që mund të gjendet për këtë temë, e cila ka provokuar një dekadë sherre, akuza, teori konspiracioni dhe vendime gjykatash.

Kurse dje pala greke shpalli zgjerimin me 12 milje të detit të saj territorial, duke zgjuar edhe një herë në Tiranë fantazmat folklorike të një tradhëtie, që askush nuk di ta thotë se ku konsiston konkretisht.

Dy muaj më parë, Tirana dhe Athina ranë dakord t’i adresohen Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, për mosmarrëveshjen në lidhje me kufirin detar. Ishte i vetmi fund logjik i një varavingoje dhjetëvjeçare. Një mosmarrëveshje, për të cilën ishin provuar një herë negociatat dypalëshe, madje ishte firmosur edhe një projekt konkret në prill 2009, por që më pas u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Berisha dhe Karamanlis kërkuan të testojnë 11 vjet më parë korsinë e një marrëveshje dypalëshe, pa dëshmitarë dhe pa oponencë. Ka qenë një rrethanë e dyshimtë dhe skualifikuese, e cila e ka shtyrë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë të formulojë akuzat më të rënda të imagjinueshme, ndaj një qeverie shqiptare, në lidhje me ruajtjen e tërësisë territoriale dhe mbrojtjen e interesave kombëtare e shtetërore të vendit. Sa për kujtesë, Gjykata Kushtetuese vërente se marrëveshja kishte defekte të rënda në:

1- Mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;

2- Mangësitë serioze në përmbajtjen e saj

3- Moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm

4- Mosmarrjen parasysh, të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.

11 vjet më vonë ky incident me pasoja potencialisht të pakthyeshme është lënë fatmirësisht pas shpine. Bregdeti shqiptar i Jonit shpëtoi nga kafshimi i disa qindra kilometrave katrorë (225 km, sipas ekspertëve), Berisha nuk do të anatemohet përjetësisht si dikur Ahmet Zogu me Shën-Naumin, kurse qeverisësit aktualë kishin mundësinë të nxirrnin mësime nga gabimet e paraardhësve të tyre.

Mund të thuhet se ka ndodhur pikërisht kjo! Pra, procesi është kryer me respektimin kushtetues të rolit të Presidentit (plotfuqishmëria e delegacionit), negociatat kanë zgjatur tashmë prej vitesh mes katër qeverive të dy vendeve (dy shqiptare dhe dy greke), e çfarë është më e rëndësishmja, kësaj rradhe nuk do të ketë më një ujdi “mes vetes”. Kjo është rrethana më e rëndësishme, premisa më pozitive që ndarja e detit territorial mes Shqipërisë dhe Greqisë të konsiderohet marrëveshje, e jo tradhëti kombëtare në jetë të jetëve! Do të jetë një gjykatë ndërkombëtare, e jo dy qeveritë respektive, që do të vendosin për detin shqiptaro-grek!

Në këtë mjedis plot paragjykime, shpallja e zgjerimit me 12 milje detare nga Greqia për detin e saj territorial, vjen e ngatërrohet pa të drejtë me çeshtjen e bisedimeve me Shqipërinë. Athina ka një problem therës me Ankaranë për detin. Nebuloza e stërmadhe e ishujve të Egjeut është një lëmsh që s’ka qeveri e as gjykatë që ta zgjidhë. 12 miljet detare i adresohen më së shumti kësaj krize, ndërkohë që në rastin shqiptaro-grek është marrë vendimi më i arsyeshëm i mundshëm, për të akzitivizuar Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, për detin territorial mes dy vendeve.

Shumëkush mund ta paragjykojë qysh tani atë që do vendoset në Hagë. Është në natyrën tonë si popull ta bëjmë këtë. Por një gjë është e sigurtë, ende pa folur Gjykata Ndërkombëtare: do të kishte qenë njëmijë herë më e dyshimtë dhe e paragjykuar një vendimmarrje pas dyersh të mbyllura mes dy vendeve, pa palë të tretë e pa arbitër në mes. Sidomos pas një precedenti tejet negativ si ai i vitit 2009, kur një praktikë e tillë për pak provokoi një hap të pakthyeshëm, të cilin do të ishim duke e anatemuar edhe sot e kësaj dite. Ethet e detit shqiptaro-grek duhet më në fund t’i nënshtrohen një verdikti të paanshëm. Aq sa mund të ketë paanësi në botën e sotme të dominuar nga logjika e më të fortit.

15 komente në “Ethet e detit shqiptaro-grek dhe 12 milje në mes”

  1. Xhenjer Qinoni says:

    Shkoni naten dhe hidheni n er shkembin Barketa..

  2. Nje shkrim i dobet, por mbush faqet e Temes.

  3. Tartari says:

    Per here te pare nuk ku kuptoj z.Minxhozi! Si ishte gjendja para 2009-es? Ne dienine e publikut gjendja midis Greqise dhe Shqiperise ishte pa probleme per detin. Atehere: Kush e kerkoi marrveshjen e 2009-es, Greqia apo Shqiperia? Dhe pse kerkohej kjo marrveshje pas gati 40 vjetesh mardhenie diplomatike midis dy vendeve? Cili ishte interesi
    i Shqiperise pa marrveshje, po me marrveshje? Perse te mos e linin gjendjen ashtu sic ishte para 2009-es? Une kam mjaft pyetje te tjera, por mendoj se kaq jane te mjaftushme per te treguar se shkrimi juaj eshte i pa qarte.

  4. Niku says:

    Problemi qëndron në barazimin e mikro ishujve grekë me Kontinentin që jemi ne, sepse hapsira detare do të ndahet përgjysëm. Gjykata do t’a marrë parasysh këtë fakt? Pra, varet nga përgatitja e dokumentave që do të paraqesë Shqipëria. Duhet një ekip i përgatitur specialistësh dhe jo politikanësh. Drafti shqiptar duhet të jetë i veçantë nga ai grek dhe gjykata të jetë e Hamburgut dhe jo në Hagë, sepse ata të Hamburgut janë të specializuar për këto çështje, ndërsa ata të Hagës janë të përgjithshëm. Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për këtë çështje që të përballojnë ekspansionin grek dhe të mos bëhet politike, sepse çështja është teknike dhe Greqia nuk ka të drejtë që të barazojë një mikro ishull me Kontinentin dhe të ndajë hapsirën përgjysëm.

    1. Taulant says:

      Dakort me ju.
      Ceshtja eshte kordinatat prej nga fillojn 12 milje.
      Jane tre ceshtje per te cilat ekspertet Shqiptar si Agron Alibali,Myslym Pashaj ,Vladimir Beja etj kundershtojn entuziazmin e Rames :
      ————————————–
      1. Ndarja e detit
      2. Shelfi Kontinental
      3. ZEE –> zona ekskluzive ekonomike.
      ————————————–
      Ne qofte se ndarja do te behet sipas vijes se mesit Shqiperia humb rreth 400 km katror det .

      Greket ne dekretin e djeshem kordinatat i percaktuan prej mikro ishujve Fano e Othonoi 20 km mbi Korfuz.
      Pra zgjerimi i Grekerve 12 milje fillon prej atij mikro ishullit Fano drejt Shqiperis.
      Distanca Fano bregdeti i Shqiperis eshte rreth 20 milje.
      Sipas Grekerve deti ndahet me vijen e mesit.
      Pra Greket prej ishullit Fano fitojn 10 milje drejt lindjes Shqiperis dhe 12 milje drejt veriut qe afrohet paralelisht Himares.
      Sipas ekperteve Shqiptar Agron Alibalit,Vladimir Bejajt , Myslym Pashajt etj mikro ishujt nuk mund te kene te njejten peshe si bregdeti.
      Pra prej jshujve Fano e Othonoi greket nuk mund te fitojn me shume sesa 6 milje apo edhe 3 milje .
      20 milje qe eshte distanca minus 12 milje qe i fiton Shqiperia prej te drejtes kontinentale mbeten 8 milje.
      Nga keto 8 milje Greket mund te marrin 6 milje apo edhe 3 milje sipas te drejtes nderkombetare.
      Pjesa qe mbetet i kalojn Shqiperis si e drejt e shelfit Kntinental.
      Pra Shqiperia sipas eksperteve i takojn 12 milje prej te drejtes se detit dhe 6 milje te tjera qe i jep shelfi Kontinental pra gati 18 milje.
      Sipas Grekerve qe i meshojn vijes se mesit Shqiperia fiton vetem 10 milje dhe mikro ishujt 10 milje.
      Ketu eshte tradhetia .
      Kjo nuk duhet pranuar.
      Logjikisht kur Greket gezohen dhe e trumbetojn me te madhe kete mareveshje ne humbasim.
      Ata fitojn hapesire detare prej nesh .

  5. Shkupi says:

    Sa te mjere qe jemi , populli flet per Camerine deri sa Ukju pasi e n’droi gezofin po na hane edhe mbrendesite e tokave dhe ujerave miliona vjeqare autoktone . Kemi politikane te pa afte por edhe te shitur si ne 2009 ten.

  6. M says:

    Dokra dhe brockulla sa te duash , lind pyetja :
    Kush mbajti pergjegjesi per shfuqizimin e ligjit 8771 te vitit 2001 qe percaktonte kufijt ( ujrat teritoriale ) .
    Ku u cenuan dhe u shuan kufijt shteteror me shfuqizimin e 8771 dhe dekretimin e ligjit 9861 te 24 .1.2008
    Kush mbajti pergjegjesi per mareveshjen e 2009 ku nga gjykata kushtetuse, kete marreveshje u shpalle antikushtetuse.dhe cenon interesat kombetare dhe tjetersimin e kufijve shteteror?

  7. Olimpia says:

    Niku,emrin e ka gjykata e Hamburgut,por aktualisht dominohet nga greket.Prandaj eshte me mire ne Hage ,e cila si gjykate e pergjitheshme ,ndjek me mire rregullat nderkombetare te pergjitheshme,dhe kryesorja,nuk drejtohet nga greke.Sa per ekipin,le te kerkoje edhe shqiptare te afte qe punojne ne fushate perkatese edhe ne vende te tjera te botes.Sigurisht qe ka,mjafton te besh nje thirrje,sic pame qindra mjeke dhe studjues te niveleve te larta qe punonin jashte Shqiperise,te cilet per hir te se vertetes,ne programet e tv ishin teper te afte e te sakte.

    1. Taulant says:

      Kemi super eksperin nderkombetar Agron Alibali qe mund te drejtoj ekipin negociator.
      Me poshte nje interviste e tij tek gazeta fjala:

      Pyetje:
      Është paralajmëruar se çështja e ndarjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë do të zgjidhet në një gjykatë ndërkombëtare, ose arbitrazh ndërkombëtar. Si e konsideroni këtë nismë? Përse palët nuk mundën ta zgjidhnin mes tyre? Ndarja paraqet vështirësi në teknitalitete, apo dy qeveritë nuk dëshirojnë të mbajnë kosto politike, për shkak të notave nacionaliste që merr një marrëveshje e tillë?

      Së pari, falemnderit për intervistën te Fjala më e re e gazetarisë shqiptare. E kam shprehur edhe më herët se delimitimi i hapësirave ujore në Jonin Verior është ndër më të ndërlikuarit, për shumë arsye, faktorë e rrethana historike e të veçanta. Rruga që parashikon e drejta ndërkombëtare është zgjidhja e mosmarrëveshjeve të delimitimit përmes negociatave. Mirëpo, kur këto nuk arrijnë rezultat, palët i drejtohen së bashku një forumi gjyqësor, ose arbitrazhit ndërkombëtar.
      Pra, që çështja t’i përcillet një forumi ndërkombëtar së pari duhet të ketë mospajtim midis palëve, dhe së dyti, të dyja palët duhet të bien dakord që do t’i drejtohen këtij forumi. Pra, palët nuk pajtohen për thelbin e çështjes, por pajtohen për zgjidhjen e saj gjyqësisht ose me arbitrazh. Për mua, rruga më e mirë është përcjellja e mospajtimit dhe trajtimi i delimitimit të hapësirave detare në Jonin Verior para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ose Tribunalit të së Drejtës Ndërkombëtare të Detit në Hamburg. Pajtohem plotësisht me prof. Zaganjorin se Gjykata Permanente e Arbitrazhit në Hagë duhet shmangur krejtësisht, sidomos për fiasco-n e saj në çështjen Slloveni – Kroaci, apo në ndonjë çështje tjetër.

      Pyetje:
      Në Shqipëri ka disa zëra ekspertësh se zgjerimi i Greqisë nga 6 në 12 milje nuk është në favorin tonë, në momentin që do të përballemi me një palë të tretë, si gjykatat ndërkombëtare, pasi qeveria shqiptare nuk ka lobimin e duhur që do t’i siguronte pozita të favorshme në një arbitrazh ndërkombëtar. Ju si e konsideroni?

      Këtu nuk është çështje lobimi, por përgatitjeje dhe paraqitjeje të argumenteve. Veçanësia e bukur e mospajtimeve në të drejtën ndërkombëtare të detit është se konventa i shikon të gjitha palët si krejtësisht të barabarta. Ka mjaft raste kur ishuj-shtete fare të vogla e të parëndësishme, për shembull në Paqësor, negociojnë krejt si të barabarta me shtete si Britania e Madhe, Franca etj., madje nuk ngurrojnë aspak t’i drejtohen gjykatës apo arbitrazhit ndërkombëtar, madje edhe me sukses. Pra, shqetësimi i ngritur, edhe pse vjen nga zëra të respektuar, nuk qëndron. Nëse flasim pastaj për rolin e BE-së dhe vendeve të veçanta të saj, atëherë puna ndryshon. Fatkeqësisht, BE-ja, instancat e saj dhe vende të ndryshme anëtare kanë treguar një mungesë të çuditshme paanshmërie, objektiviteti dhe qëndrimi racional në mosmarrëveshje dypalëshe në të drejtën ndërkombëtare të detit, ku – me thënë të drejtën – BE-ja ka pak ose aspak rol.

      Në përballjen me gjykatën ndërkombëtare do të marrin shumë vlerë dokumentet që do të paraqiten, pretendimet e palëve, bazuar mbi studime etj. A e kemi ne ekspertizën e duhur për të pasur një ndarje sa më të drejtë të detit mes dy vendeve?

      Nuk dua të përmend emra të përveçëm, por kam mendimin se vendi ka ekspertë të zot, e të përgatitur në këtë fushë sa delikate, aq edhe të ndërlikuar të së drejtës ndërkombëtare të detit dhe të praktikës përkatëse. Ajo çka mungon është qartësia e klasës politike në njohjen e të drejtave dhe detyrimeve të Shqipërisë që burojnë nga konventa UNCLOS dhe nga e drejta ndërkombëtare e detit. Do të shtoja se nuk është momenti për akuza e kundërakuza, por për përcaktimin e një qëndrimi të unifikuar nga institucionet e shtetit shqiptar, si dhe nga spektri politik, për atë çfarë i takon vendit, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe konventës UNCLOS.
      Në këtë kuadër, kam mendimin se ka ardhur koha e ngritjes së një Drejtorie të Posaçme të së Drejtës Ndërkombëtare të Detit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila të shërbejë si qendra e përcaktimit të qëndrimit zyrtar shqiptar dhe e formulimit të hapave proceduralë se ku, kur dhe si duhen mbrojtur interesat e vendit që burojnë nga e drejta ndërkombëtare dhe konventa UNCLOS. Të mos harrojmë se Shqipëria, si vend bregdetar, ka deri tani vetëm një marrëveshje delimitimi të hapësirave detare, dhe pikërisht atë me Italinë për shelfin kontinental të 18 dhjetorit 1992.Përveç përcaktimit të kufirit në detin Jon, mbeten për t’u delimituar ZEE-ja me Italinë në Adriatik dhe, çka është edhe më e rëndësishme, dhe urgjente, delimitimi i hapësirave detare me Malin e Zi.

      Nga ana tjetër, në Shqipëri ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi marrëveshjen e vitit 2009 të ndarjes së detit me Greqinë. A mund të jetë përcaktues ky vendim për negociatat që do të zhvillonte Shqipëria në një gjykatë ndërkombëtare, që do të përcaktonte në një farë mënyre edhe “vijën e kuqe” në këto negociata?

      Vendimi historik i Gykatës Kushtetuese, i prillit 2010, përbën “vijë të kuqe” në rrafshin e negociatave me Greqinë për sa i takon palës shqiptare. Ai vendim është bazuar fort në praktikën shtetërore dhe jurisprudencën e gjykatave dhe arbitrazhit ndërkombëtar. Rrjedhimisht, argumentet e shpalosura aty, edhe pse nuk kanë forcë detyruese ndaj palës greke në kuadrin hipotetik të negociatave, kam bindjen se do të gjenin një mjedis mirëkuptues në forumin ndërkombëtar, nëse çështja do t’i paraqitej atij.

      Më shumë sesa thjesht përcaktimi i një vije ndarëse kufitare në det, duket se loja e madhe luhet me përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike (ZEE). Çfarë janë ZEE-të dhe si është vepruar për ndarjen e tyre në praktikat e mëparshme të gjykatave ndërkombëtare dhe çfarë duhet të kërkojë Shqipëria?

      ZEE është një ndër institutet e së drejtës ndërkombëtare të detit që mbulohet nga pjesa V e konventës UNCLOS, që ka të bëjë kryesisht me të drejta ekskluzive të shtetit bregdetar në hapësirën apo shtyllën ujore përmbi shelfin kontinental. Bëhet fjalë kryesisht për të drejtat e shfrytëzimit të pasurive detare, peshkimit etj., sa u takon burimeve minerare, ato mbulohen nga shelfi kontinental. Shtetet kanë të drejtë të deklarojnë ZEE deri në 200 milje detare nga fillimi i brezit të detit territorial.
      Deti Mesdhe – dhe për pasojë, edhe nënndarjet e tij, Adriatiku dhe Joni, janë hapësira detare relativisht të ngushta, dhe ZEE-ja si e tillë realizohet pjesërisht ose, nuk realizohet fare. Në Adriatik asnjë shtet nuk ka deklaruar ZEE. Çdo hap në këtë drejtim duhet bërë në bashkëpunim me të gjitha shtetet bregdetare relevante, siç parashikon neni 123 i Konventës për Detrat e Mbyllur. Në këtë kuadër, sikurse e kam theksuar tjetërkund, Marrëveshja e 9 qershorit 2020, midis Italisë dhe Greqisë, për delimitimin e ZEE-së, përbën akt jomiqësor ndaj Shqipërisë, dhe është në shkelje të frymës dhe germës së konventës UNCLOS.

      Në gjykimin tuaj, ku duhet të përqendrohen ekspertët tanë hartografë dhe të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e detit? Kujtojmë që ka raste të ngjashme të vendeve të tjera thuajse identike mes Shqipërisë dhe Greqisë (edhe në çështje teknike) të cilat i kanë zgjidhur në gjykata ndërkombëtare. A vlejnë precedentët e vendimeve të tjera për t’u marrë si shembuj dhe, nëse po, në dijeninë tuaj, cilët mund të jenë?

      Ekziston tashmë një jurisprudencë e konsoliduar që ndihmon në delimitimin e drejtë dhe të ndershëm të hapësirave detare në Jonin Verior. Tri janë forumet kryesore: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë; Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit po në Hagë; dhe Tribunali i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit në Hamburg. Ky i fundit parasheh edhe fonde që mund të përdoren si asistencë për vende me mjete të kufizuara. Thelbi i mospajtimit në Jonin Verior është se cilat parime prevalojnë, kur hapësirat ujore të ishujve të shtetit A. konkurrojnë apo mbivendosen ndaj atyre të dheut kontinental [land territory] të shtetit B. Pikëpamja e palës greke – mbështetur edhe në një interpretim të ngushtë të nenit 121 të konventës UNCLOS – është se ishujt i përfitojnë të gjitha hapësirat detare që parashikon konventa UNCLOS, siç janë deti territorial, shelfi kontinental dhe ZEE-ja.
      Jurisprudenca e konsoliduar e të tria forumeve që përmenda saktëson se ishujt i gëzojnë plotësisht ato hapësira për sa kohë që nuk cenojnë projeksionin detar të bregdetit të dheut kontinental, për shembull, kur ndodhen në një rajon oqeanik. Përndryshe, ishujve u njihet vetëm det territorial, dhe sa u takon hapësirave të tjera, ishujt marrin efekt të pjesshëm ose efekt zero. Pra, ato hapësira ose u njihen atyre pjesërisht, ose nuk u njihen fare. Ka një prirje në vijimësi të palës greke për qëndrime maksimaliste, jo vetëm ndaj Shqipërisë, të cilat nuk janë pranuar nga shtete të tjera. Duhet theksuar, së fundi që, edhe pse jurisprudenca përkatëse është e bollshme – mjafton të përmendim këtu delimitimin midis Bangladeshit dhe Mianmarit, ku rasti i ishullit të Shën Martinit ka analogji me situatën në Jonin Verior – prapëseprapë çdo proces delimitimi ka veçoritë e veta, dhe çdo rast është i veçantë dhe duhet trajtuar si i tillë.

      Kush është Agron Alibali

      Agron Alibali, njihet si ekspert i së drejtës ndërkombëtare dhe studiues. I arsimuar në drejtësi në Shqipëri, Itali dhe në Shtetet e Bashkuara. Alibali është përqendruar në një sërë çështjesh mbi të drejtën bankare dhe financiare, të drejtën ndërkombëtare publike, zgjidhjen alternative të konflikteve, të drejtën kushtetuese, reformën ligjore dhe shtetin e së drejtës, të drejtën ndërkombëtare të mjedisit dhe të drejtat të njeriut e pakicave etnike. Ai e filloi karrierën e tij juridike në Ministrinë shqiptare të Drejtësisë në Tiranë, ku u përfshi në projektin për kodifikimin dhe reformat ligjore të ndërmarra në fillim të viteve 1990. Ai u specializua në të Drejtën Tregtare Ndërkombëtare dhe të Drejtën Ndërkombëtare të Zhvillimit në Itali, respektivisht në 1992 dhe 1994.
      Ekperiencën e tij juridike e ka vënë në jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton dhe punon prej vitit 1998. Ai ka ndihmuar pro bono organizatat e ndryshme të shoqërisë civile në Shqipëri në çështjet e së drejtës ndërkombëtare publike, të drejtës ndërkombëtare të mjedisit dhe legjislacionit të BE-së për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Në vitin 2005 ai ka përfaqësuar me sukses Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës para Komitetit të Përputhshmërisë të Konventës së Aarhusit në Gjenevë. Në vitin 2009, ai u angazhua në debatin profesional në lidhje me projektmarrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe paraqiti një amicus curiae për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila më vonë njëzëri e deklaroi projektmarrëveshjen si jokushtetuese. Alibali është autor i një libri dhe disa artikujve në shumë organe e botime të ndryshme, duke përfshirë edhe revistat e specializuara në Amerikën e Veriut dhe Evropë. /Ra.My.Fjala.al/

  8. 17nentori says:

    Mediat shqiptare kane si duket nje interpretim tejet naiv dhe problematik te problemit ne fjale.
    Ky gazetari i ben pershesh (ndoshta qellimisht) dy linja te ndryshme sikur demek jane konspirative ne punen e detit.
    Zgjerimi 12milje eshte vetem per pjesen perendimore te detit te grek qe NUK ka te beje me delimitimin kufitar i cili eshte shpallur bilateral (nga te dy anet) qe do te ndahet nga nje pale e trete (gjykate perendimore nderkombetare).
    Te fusesh ne nje thes te drejten per 12milje qe jane pertej kufirit te perbashket me marreveshjen qe do ja leme gjykates te zgjidhi ate qe eshte e perbashket… do te thote zell i tepruar per tu hedhur hi syve…. atyre ka gazetari e ka per detyre tu hapi syte.

    Duhet te kujtojme qe Shqiperia eshte zgjeruar ne 12milje qe ne vitet 90’ … duke ndjekur te njejten konvente qe po ndjek sot Greqia… per anen e saj.
    O zot mos bini pre e atyre qe u hedhin hi syve!

  9. Erdogan says:

    Camet e Thesprotise zoti me comentin Shkupi,ose kane qene Greke Bizantine para Osmaneve per 1100 vjet dhe u detyruan te behen turq myslimane te quajture Genitsaros me pengje,me dhune,me perdhunime,me prerje kokash
    ose ishin te ardhur me pushtimin e Kostantinopolit,ose te perzier.
    Njeriu lufton per Identitetin,Kombin,Emrin,Dignytetin dhe per kete vetem Nje eshte fajtore Perandoria Osmane.
    Veteml po tju pelqeje te perdhunohen,te degjenerohen,te shkaterrohen.
    Per kete nuk ja faj popullsia tjeter e Thesprotise qe duroi dhe mbajti me Nder,me Dignytet Identitetin,Traditen,Kulturen Epirote Greke qe i thonte Kostantinopolis jo Stamboll.
    Sa per Ismailet,Frashellinjte,Hasanet etj luftuan per Sulltanin,kjo dihet.
    Bile me qindramijera Genitcere luftuan kunder te ashtuquajtureve Arvanitas,kunder Epiroteve te Kastriotit,kunder Ilyreve.
    Keta vrane me mijera Arvanitas se kishin Ndergjegje Turke sic kane popullsise dy apo tre brezave sot qe po flasim Ndergjegje Amerikane,Anglese,Gjermane,Italiane.
    Dhe aresyeja eshte Zoti Paraja.
    Une nuk di te shkoje nje njeri “Normal” refugjate apo edhe me lloto ne Amerike p.sh te jete ne gjendje ekonomike te mire dhe te braktise vebdin e Tij,prinderit,shoket Atdheun.
    Ne qofte se historia e Albanise “genjen”, qe ne periudhen Osmane kishte 39 Vezire dikur Epirote Greke por te Turqizuar nga pushtimi Osmane,Dhjetra Pashallare,Qindra Bejleere,Agallare,Dervishe,Mijera Hoxhallare etj por luftuan per “Ilyrine apo Pellazgjine” atehere kush e ka fajin per kete Greqia apo Turqia?
    Si mund te ankohet sot qe po flasim nje i ashtuquajture Skiptare per krimet e Milloshebicit dhe Sllaveve ne pergjithesi dhe per krimet Osmane 500 vjecare nuk jane te tilla,por Erdogani eshte “Strategjik”?
    A nuk jane pak Dignytet,Nder,Respekt keta Genitcere te degjeneruar qe pretendojne se kane per “Hero” armikun e ketij Sulltani Jeorgios Kastriotis?
    Kjo eshte nje nga aresyet pse re ashtuquajturit Arnaute,Arvanitas apo sot Arber i consideronin Mle Bisht.
    Si mund te mohoet nje periudhe 500 vjecare vetem e vetem se keta i ka bere turq me pahir Sulltani,kurse pjesa tjeter Orthodhokse e urren Turqine bile per keta te fundit nuk duhej te shkelte Turqia ne Epirin e Kastriotit.
    Por ju qe nderoni dhe respektoni Erdoganin mbi Kombin ne emer te “Nje Feje te Shenjte” dhe “harroni” krimet e tij 500 vjecare,me vjen keq por kjo eshte aresyeja kryesore pse ky vend i percare eshte i mlallkuar.
    Nje vend qe urrenin njeri tjetrin,nuk martoheshin midis tyre,bile i perbuznin Orthodhokset Greke jo Autoqefale,keta Myslimane qe hiqen sot “vellezer” eshte i natyrshem shkaterrimi dhe hakmarrha e Zotit qe eshte Llogjika dhe Drejtesia.
    Eshte hipokrizi kur ne kohen e Diktatures Tiranasit apo Shkodranet u thonin Korcareve kur vinin te loznin futboll Erdhen Greket e Korces apo te Jugut te Sarandes,sot jane bere “Skiptare”!
    Dhe kush u thoshte!
    Hamzai turk,Sulejmani,Qemali,Hajdari dhe shtetasit e Vatikanit qe tradhetuan Besen e dhene ne Ilisus (sot Lezhe) e famshmja Beselidhja.
    Nuk e di ne ka tradheti me te Madhe se kjo,saqe “shitja e detit” duket si dhurata e Agios Vasilis perpara Beses,Tradites,Identiteti,Kombit Greko Ilyre.

  10. Xheku says:

    Nxirni ENVERIN nga vari o te dhjer tju mbaroj pun me Grekun. Se kta qe keni pasur e keni ne krye bejn gar kush te rjepi me shum fukarain popull.

  11. Nik says:

    Z. Minxhozi si gazetar i mire pse nuk mer ne interviste specialistet dhe juristet me te mire per kete problem po gjen rrugen me te lehte, propaganden bajate!
    Flm atij qe solli me siper nje interviste te Z. Alibali.

  12. met bathorja says:

    Bej cudi se pse ceshtja e detit me Greqine ka lindur tani ne kohen e demokracise? Pse ne kohen e Enverit nuk eshte diskutuar asnjehere kjo ceshtje? Pse edhe atehere nuk kishte institucione nderkombetare qe vendosnin per ujrat territoriale? Te keqen e kemi tek politikanet e sotem qe shesin bythen sa tek greku e sa tek serbi e turku per te mbajtuyr me cdo kusht pushtetin qe nuk ua dha asnjehere me vulnet te lire populli yne fukara.

  13. paradoxal says:

    Nuk ka nevoje fare per marreveshje.

    puna e atyre shkembinjve “Barketa” e “Pleshti” po zgjidhet vete nga natyra ku si pasoje e ngrohjes globale niveli i detit do rritet mjaftueshem qe ato te mbulohen me uje. Pra ne nje periudhe prej 40 vitesh ato nuk do eksiztojne dot.
    A merret parasysh ky fakt ne gjykate?

    Shqiperise, per kushtet ne te cilat eshte: shtet i varfer e me pak banore, do i duhej thjesht te shtynte cdo marreveshje deri kur kushtet te ishin me te favorshme per ne.
    Ne fund te fundit nese greket do kishin problem le tena conin ata ne Gjykaten e Hages.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje