Nga Andi Bushati
Nga qeveria u largua dhe ministri i dytë i ardhur nga Prishtina, Gent Cakaj, duke i dhënë fund një eksperimenti të dështuar për integrimin e shqiptarëve të Kosovës në kabinetin e Tiranës.
Fiks dy vjet pas emërimit të tyre, në dhjetor 2018, ata rezultuan të panevojshëm në pragun e fushatës elektorale që po afrohet.
Po të lexohet me kujdes edhe dorëheqja e Cakajt edhe ajo e Shahinit, në të dyja rastet, jepet si motiv moskandidimi në zgjedhje.
Pra është e qartë edhe njëherë se as emërimi, as qëndrimi dy vjeçar dhe as largimi nuk kishte lidhje me ekspertizën, aftësinë dhe kontributin e tyre personal në dikasteret që drejtuan. Ata liruan vendet pasi nuk i shërbenin dot aq sa duhet interesave elektorale të rilindjes, ashtu sikurse u afruan për qëllimet e pastra politike të Edi Ramës.
Kush e mban mend kontekstin, që ripërtëriu një traditë të ndërprerë që prej kohës së qeverive kuislinge të luftës së dytë botërore, e ka më të lehtë të kuptojë se përse Genti dhe Besa u parashutuan në Tiranë. Ishte periudha që Rama u shpreh për herë të parë nga foltorja e kuvendit të Prishtinës për një president të përbashkët mes dy vendeve. Ishte periudha kur gjatë një interviste në Ulqin edhe Thaçi edhe kryeministri ynë, guxuan të hedhin idenë e hapave unilateralë, nëse BE nuk nga jep mundësinë e një bashkimi brenda unionit.
Të gjitha këto provokime dhe sinjale ishin në kuadër të një projekti më të madh: atij të hartuar mes Vuçiçit, Thaçit dhe Ramës për të copëtuar territorin e Kosovës, duke e ndarë atë në një të ardhme, mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo lojë me harta, edhe Tiranës i jepte mundësnë të valviste flamujt e patriotizmit të rremë të bashkimit edhe Beogradin e çlironte nga pesha e pamundur e njohjes së një Kosove të pavaruar.
Ka shumë indicie, deklarata dhe pohime se Edi Rama i shërbeu kësaj ideje. Emërimi i Gent Cakajt dhe Besa Shahinit u bë vetëm tre muaj pasi Hashim Thaçi e artikuloi atë me zë të lartë (gusht 2018).
Vetëm pas këtij parashtrimi mund të kuptohet më lehtë, polemika që shpërtheu pas deklaratave të ministres së arsimit në ikje, e cila foli për nota racizmi antikosovar në shoqërinë shqiptare. Kjo tezë e fortë, që e ndau debatin publik në dysh, duke u mbështetur edhe nga të tjerë, nisej nga premisa se sulmet ndaj dy ministrave të rinj nga Prishtina kishin në embrion elementë të anti kosovarizmit.
Në fakt, flurudha e tyre e shpejtë në politikën e Tiranës tregoi se kjo tezë nuk qëndronte.
Nëse është e vërtetë se Besa Shahini dhe Gent Cakaj mbetën si mish i huaj për socialistët apo nuk u pranuan prej tyre, nëse u akuzuan dhe anatemuan ndoshta më shumë se ç’e meritonin, kjo vështirë të ketë pasur lidhje me origjinën prej nga vinin.
Refuzimi ndaj tyre, sipas të gjitha gjasave, ka të bëjë me përdorimin si vegla nga ana e Edi Ramës.
Ai i afroi në një kontekst të caktuar, jo për meritat e tyre në diplomaci dhe arsim, por për shkak të planeve rajonale që pati hartuar me Vuçiçin.
Ai i largoi po njësoj, jo se kishin dështuar në ministritë përkatëse, por se nuk i duheshin më në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Pra edhe fillimi i beftë i punës edhe largimi surprizues nga ministria e arsimit dhe ajo e jashtme, përbëjnë dy momente kyçe që tregojnë se përse edhe Genti edhe Besa mbajtën mbi supe më shumë fshikullime sesa meritonin: për faktin e thjeshtë se ata nuk u perceptuan dot si ministra të republikës por si kukulla të qëllimeve okulte të shefit.
Dhe kjo është e mjaftë që kritikat ndaj tyre të mos përdoren aspak si argumenta të ekzistencës së antikosovarizmit.
Por, nëse duhet me patjetër ta lidhim këtë histori me raportin e trazuar mes dy pjesëve të kombit, mund të thuhet tjetër gjë: mund të konkludohet se eksperimenti pervers i Edi Ramës, me reagimet e natyrshme që shkaktoi, ishte vërtet një shtysë për ta parë më shtrembër njëri – tjetrin.
Z.Bushati mire beni qe demaskoni perpjekjen RAMA-THACI-VUCIC per ndarjen e kosoves .Ta conit dderi ne fund kete misjon mire eshte te butonit dhe dokumentin e marveshjes dhe harten e ndarjes sepse gojet e liga thone qe keto ju i shkruani nga mllefi dhe se keto jane llogje pazari,prandaj tu mbyllesh gojen ketyre qe te akuzojne jepu dokumentat
Bushati: Ktheje konkluzionin apo hamendjen mbrapsht :::: Mos valle Rama i mori ne qeveri dy te rijte nga KOSOVA JO VETEM PER NIVELIN E TYRE INTELEKTUAL ,vecanerishte Cakajn por edhe per te mos e pare shtrember njeri tjetrin ne dhe ata???.Nuk ndodhi,qe nga Meta qe nuk e dekretoi e deri tek lufta koridoreve te ministrise e faqeve te shtypit biles edhe vete politikaneve e analisteve kosovare qe shpreheshin nga xhelozia se ai ,Cakaj poi ”sherbente” Shqiperise dhe jo Kosoves.Por kjo nuk ishte aspak e vertete sepse Cakajt dhe Shahinit ju dha mundesia nga posti qe mbanin te ndihmonin me shume hapsiren shqiptare,vecanerisht Kosoven,
O palloqe, ti nuk as cipe, as turp, as tru. Mjere ata femije dhe ajo grua qe u ke rene ne pjese.
Tu fillu nga qeverija e deri te katundari ne Shqiperi ka nje ndjenje anti kosovare. Kete nuk lun as topi.
Rama mori ata qe nuk i hin n’pune Kosoves hic vallahi.
shko mer pirdhu, nga e polle kete ndjenje anti-kosovare, ndoshta nuk te do njeri ty prandaj nxjerr mllef dhe tenton ta pergjithsosh
50% e miqve te mi jane shqiptare kosove, provoje thuaja ne fytyre kete gje.
palaco!
Ja “nji” pergjigje per “nje kosovar”:
Ne Shqiptaret e Shqipenise ne asnje menyre kemi ndjenje anti kosovare, por kemi antipati per ata qe shqiptaret e Kosoves i quajne kosovaret e Kosoves. Ne konsiderojme se si ju ne Kosove ashtu edhe ne ne Shqiperi jemi shqiptare. Shqiptaret jetojne neper fshatra dhe qytete si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi. Ka dy tipe njerzish, sidomos ne Kosove qe e identifikojne vehten si “kosovar”, ne vend si shqiptar nga Kosova. Njerez te tille do vazhdojne ta percajne kombin tone shqiptar. Ata do vazhdojne te thellohen ne kete pune antikombetare duke u identifikuar jo me si Kosovar apo si shqiptare por si “prishtinas” apo “shkodran”. Ndonje i vecante nuk do pranoje te jete as shkodran apo prishtinas por do identifikohen me emrin e fshatit ku ka lindur. Ne Shqiptaret shume bukur mund ta identikojme vehten si prishtinas apo si shkodran, thjeshte per te thene se prej cilit vend jemi por jo per te thene se prishtinasi apo shkodrani nuk jane komb shqiptar, ashtu sic ben ti per te thene se ti je “Kosovar” dhe jo “shqiptar”. Kjo tendence eshte shume e rrezikshme ne Kosove. kjo pune e shejtanit per te na percare e ka burimin ne zyrat e Vuciqit. Pra ti “nje Kosovar” duhet te kuptosh se ne shqiptaret e Tiranes, vertete urrejme percaresit e kombit tone. Ne jemi nje komb dhe duhet te bashkohemi rreth nje trungu, po qe se duhet te perballojme armiqte tane shekullor.
Ne rast se ne nuk ecim drejt bashkimit kombetar dhe vazhdojme ta quajme vehten Kosovar dhe jo shqiptar, do kemi fatin e Maqedhonise se Veriut. Ne thelb kjo eshte e dhe plani evropian per ta bere ballkanin halene e Evropes. Shiko se sa afer ne mendime eshte Zaevi me Kurtin. Zaevi kundershton kombin Bullgar kurse Kurti kundeershton kombin shqiptar. Secili do te jete si gjeli maje plehut. Mohimi I vehtvetes, per tu faktorizuar si dikush tjeter, eshte pika e percarjes qe egzison ne Kosove dhe jo ne Shqiperi, or mik me pseudonimin “nje Kosovar”. Kjo percarje eshte ne thelb plan serb e grek te cilet gjithmone mendojne se vetem ata jane Ballkanas…..
— rrespekt per ty dikushi. se paku drejtohesh me edukate.
— ti tropojani palaco i satam. po cka t’bana qe me ofendon ? . Prej njerzeve si ti qe nuk dijn me fole si njiri na thrrasin maloke.
a nuk na percmoni gjith here ne Shqipni me cmimet ? Sa e merrni vesht se jena tKosoves menjihere kerkoni me na rrjep me cmimet.
E per te tjerat nuk e shoh te arsyeshme me humbe kohen.
Doli sperma e likes!!!!!
Po ç’ne e Likes ore ,Sala na qene doktor familja e gjishi i Andit!Ndaj mos e ngatero L.qet me k.oqet!
Mu ta keshe o rrace e qelbur
Po mire more ju rrota gazetaresh opinonista apo ça m.. jeni kur e mori , pse e mori , kur po largohet me deshiren e tij , pse po e heq . O zot ba me ken une kryeminister as kishe me jua var hiç ju medjave veç kisha me shikju punen teme.
Po pse çuditesh o “iksi”? Ne gjithe boten, kur iken, jep doreheqjen apo e heqin ndonje minister, diskutohet nga te gjitha gazetat, televizionet, radiot etj. Perse ketu tek ne nuk duhet te diskutohet? Ajo qe thua ne fund: “me shiku punen teme” do te ishte nje keshille shume e mire per Ramen qe mos te merret me median, me “kazanin”, por te shikoje punet qe ka per te bere (nese i ka mbetur ndonje pune pa bere).
A ka me vegel ne perdorim jo vetem pervers por edhe i ndyre si nga ato qe thua ashtu edhe nga basareti me nje pkastike dhe diksion te peshtire qe te kujton nje salamander ne metamorfozen e saj as ne uje dhe as ne toke.
Shumë vret ka karamelengrënësi i salës.
Çfarë i duhet serbisë më shumë se këta morramanë që duan ti kundërvënë ndjenjës kombëtare shqiptare krahinarizmin përçarës?
Rama bëri shumë mirë që u dha poste të larta.
Partia serbofile e berishës i kundërshtoi sepse nuk ishin nga shqipëria.
Tani del vrersjellësi i salës ,që në këto çëshje është në një linjë me ymerin e grekut, të shfrytëzojë largimin normal para fushatës,,për të dëmtuar kohezionin kombëtar.
Vemje esarpashiste që shqiptarët në të dy anët e kufirit u kanë varur qillot.
Rama,me gjithë gabimet,vazhdon të ngelet shqiptari i qytetëruar përballë turmave esatiste,krahinariste, vjedhore dhe katundareske.
O palloqe, ti nuk as cipe, as turp, as tru. Mjere ata femije dhe ajo grua qe u ke rene ne pjese.
Dy ministra me origjine kosovare vetem se i bejne nder qeverisjes.Budallalleqet per perdorim etj jane thjesht mentalitet berishist.
Ke te drejte o Mjekrrosh. Keq ti marresh, keq mos ti marresh te integrohemi midis pune te brendshme shtetesh.. Si me flet more qafir “ata mbeten si mish i huaj qe socialistet si pranuan”.. Ne i morrem ne qeverri, kurse ju te LVV-SE i hidhnit domate ne ministrite perkatese. Dhe po ashtu fjalimet sikur ishin “te huaj” ne Parlament.. Permendi keto o Taliban permendi.. Je Mjekrrosh i pandreqshem qe edhe kur duhet te rrini urte se i fundosni muhabetet pa cak, prape kini goje e flisni.
O njerez mos u hani me njeri tjeterin per partite si majtas dhe djathtas keto parti jane mallkimmi i popullit me puntor dhe me te vojtur dhe te raskapitur keto parti na i kane bere jeten shume te veshtire keto parti jane pergjegjese per situaten ne Shqiperi.Jane pergjegjese per shume te keqija qe na kane ndodhur. Jane pergjegjese per largimin e motrave dhe vellezerve tane nga shqiperia per shkak te politikes barbare qe bene ne kurizin tone dhe per interesin e tyre dhe familjeve te tyre Keta kanibale jane pergjegjes per gjendjen ne shendetesi qe po te ra fati i keq te semuresh po spate lek nuk dihet fati jot ose do te mbutesh ne borxhe qe te perballosh
sherbimet. Papunesija po na mer frymen .Edhe pune te kesh leket e rroges mezi dalin per buke. Shkojme tek drejtesia shkoni ne gjykata eshte nje tmer i vertete shkon te maresh drejtesi dhe mer padrejtesi le te kesh te drejte gjyqtari vendimin do ta mari simbas qefit ose simbas urdhave qe do mari nga njerezit me pozite .O vellezer politikanet e te dy kraheve kete duan qe te zihemi me njeri tjeterin per partite qe mos kemi mendjen tek problemet qe na kane prodhuar dhe qe po i ndjejme ne kurizin tone .keta politikane sheike keta politikane te mbytur ne padrejtesi kujtojne se nje jete do ginjehemi nga keta te pa udhe.