Nga Frrok Çupi
Pal Leka gati u linçua nga ‘friends-ët’ pse postoi një bisedë me Hashim Thaçin. Hashim Thaçi i kishte telefonuar nga Gjykata Speciale e Hagës ku po pret gjykimin ‘për krime lufte’; iu uronte Krishlindjet miqve.
Pal Leka është një politikan, më duket se sot e kësaj dite deputet, por ka ‘shkëlqyer’ si kryetar i Komunës së Gjakovës. Po mëkati pse foli me Thaçin, cili është?…
“Munesh me pa ata veq prapa grilav edhe kallzoj qeveria serbska ra”, shkroi Defrimi
“Nuk te sjell as nje vot kjo aferi me hajnin kriminelin Hashim Thaqi
Hiqu tij se mezi u clirum nga ai bandit”, shkruan Blerimi. (Këto janë me gjithë gabimet gjuhësore të autorëve)…
Kështu vijnë mesazhe, mesazhe pa fund…, fjalë, sulme, shpifje, fantazi… Nuk është vetëm puna mes Palit dhe Hashimit. Puna është se ka shpërthyer mosmirënjohja si një kolerë.
Sapo këta i panë çlirimtarët e vet që u ndrynë prapa hekurave në Hagë, nisën të qëllojnë me gurë mbi ata që iu kishin puthur gjurmët një herë më parë.
Janë mijëra në Kosovë që kanë marrë në shpinë fjalët e rënda, kush e kush të dalë i pari për të hapur rrugën e ‘ Moisiut kundër Zotit’. Mes nesh, si komb, si në Kosovë edhe në Shqipëri, mosmirënjohja po e shëmton njeriun.
Mosmirënjohja, vesi më i neveritshëm që kurse ‘sapiens’ u ndanë nga ‘homo’, nuk u krijua sot. Kjo është biblike. Edhe zotit kështu i ndodhi: Sapo i liroi hebrenjtë nga vuajtja në Egjipt e ata morën rrugën e lirë nëpër shkretëtirë, harruan çfarë kishin kërkuar.
Zoti i tha Moisiut se tash po kërkojnë “ushqim të mirë, edhe pse na kërkuan vetëm lirinë”. Njerëzit mosmirënjohës përjetësisht do të jenë adhurues të vetvetes, dashamirës të pasurisë, mburravecë, arrogantë, fyes, të pabindur ndaj paraardhësve, jo të shenjtë’.
Por puna vjen te ne: A kemi nevojë t’ i gjuajmë me gurë ata në Hagë?
Jo të gjithë kombet e bëjnë këtë, pra; madje as kombet që kombi ynë i ka ‘armiq’ nuk e bëjnë.
Kur burgosën Ratko Mlladiç, komandantin serb që vrau brenda një dite tetëmijë myslimanë boshnjakë dhe la pa varre mbi 1200, u deshën 16 vjet që ‘ heroi’ serb të paraqitej në gjyq; të vetët nuk e dorëzuan. E pra, Ratko nuk po luftonte për lirinë e kombit të vet, si Hashimi dhe aleatët.
Por kjo nuk është çështje etnie, kjo është çështje kulture.
Njeriu ka një marrëdhënie tjetër me heroin e tij; heroi nuk është as pushteti, as engjëlli, as i fajshmi edhe sikur të jetë i fajshëm. Nuk dua të them në këtë rast se çlirimtarët e Kosovës janë të pafajshëm, as që janë të fajshëm. Kjo do ta komplikonte më tej sjelljen e ‘sapiensëve’.
Sapiensët e vërtetë do të qëndronin më afër çlirimtarëve të tyre kur tjetri t’i burgoste e t’i shante dhe t’i gjuante. Njeriu i drejtë, sidomos në këto luftëra të ndyra ballkanike, i ka sytë dhe mendjen hapur e pyet pse ia shpallin heroin të fajshëm: Që të marrin nëpër këmbë popullin e çliruar prej fajtorësh!- kjo është përgjigja.
Po cila do të jetë marrëdhënia tjetër, marrëdhenia e njeriut me paqen?
Askush nuk mund të besojë se ata që gjuajnë mbi çlirimtarët në Hagë, nuk do të bëjnë të njëjtën gjë mbi këta ku po gjejnë strehë në pushtet. Edhe këta që po kërkojnë pushtet në Kosovë, besimin e bazojnë te ‘gurët’ e tyre mbi çlirimtarët, jo mbi lirinë; ata ishin djalli.
Nëse fitojnë dy revolucionarët Albini dhe Vjosa, do të ketë probleme edhe shteti- amë, Shqipëria. Mosmirënjohësit nuk mund të krijojnë stabilitet. As qeveria që po vjen, nuk do të bazohet mbi virtytin.
Virtyti i botës së mirë, në këtë rast, është rrënuar në të dy senset: Nga njëra anë të qeverisurit nuk ndjejnë mirënjohje për qeverinë; në anën tjetër qeveria nuk mund të njohë mirënjohje për votuesin.
Kur nuk ke mirënjohje për lirinë, çfarë mund të ketë mes teje dhe atij që sulmon çlirimtarin tënd? E tëra hipokrizi…
Ne nuk jemi sapiens te vertete o Frroki qykur te leme akoma te shkruash si gazetar i Zerit te Popullit. Perse ti nuk je sjelle i tille gjate gjithe jetes tende? Njelloj je sjelle si me Shokun Enver, si me Shokun Sali, si me Shokun Ilir ashtu edhe me Zoteri Edin. Pra i ke lepire b**n dhe po ate b**e e ke gjuajtur me gure ne vartesi te pozicionit qe te kane caktuar te mbash.Me behet qejfi qe ke filluar te merresh me pulatike te madhe.Fajin e ka Edi qe te ka licensuar per te kategorizuar sapienset ne revolucionare dhe kunderevolucionar. Gallate e madhe. C’kemi ndonje gje te re nga DOKTRINA TRUMP?
E paske vene tamam shenjen e dollarit si emër, sepse ne vend te syve, paske dollarë.
Po i bën biografinë Frrok Çupit? Mos do edhe që ta internojme me gjithe familje, sepse paska punuar tek Zeri i Popullit?
Çfare ndryshim ke ti mor zoti militant, nga ata qe deshen te internonin gjyshin tim sepse kishte punuar gjykates ne kohën e Zogut? Qeveria e Zogut e internoi gjyshin tim ne Kukës, por edhe militantët e Enverit (shokët e tu), ju kundervune, sepse “kishte punuar per regjimin reaksionar te Zogut”?
Shume e drejte, asnje ndryshim nuk ke. Pra nuk e kishte fajin Enveri, sepse si ka 35 vjet qe ka vdekur, por militantët e biografive te këqia vazhdojnë pillen akoma.
Frrok Çupi dhe Mero Baze Jane nje pantheon me it Yzeirin dhe Skender Minxhozin, si gazetaret me te mire te Shqipërisë.
Jemi te pabese Z.Frrok Çupi te pa bese,kjo eshte fjala qe si pas meje na pershtatet.E kjo jo vetem ne Kosove,jemi te pabese midis veti.Sfilitja dhe kangrenizimi dal nga dal i ceshtjes kombetare nga indivite te caktuar,qe me aksionet e tyre qe vene ne levisje masa idiotesh te caktuar,çon ne shtimin e pashmagshem te mundesise qe nje Sllobodan i ardheshem i veshur si qengj per syte e botes,ta konsideroje Kosoven si Nagorgi katabah,te nje mumdesie shume te realizueshme,madje te deklaruar zyrtarisht qe tani.Nuk ka asnje dyshim tashme,nuk duhet fare te vrasesh mendjen,i gjithe ai lume kopilleqesh qe ndodhin midis shqiptaresh,shkon vetem ne nje drejtim, drejt e ne Serbi.
Z.FRROK: JO vetem qe nuk respektojne heronjte, as ketu qe mburremi se tani kemi dy shtete shqiptare,as ata ne Kosove dhe kjo eshte cudia me e madhe,Ata ne KOSOVE,i luftoojne edhe atje ku jane sepse ata dhe ne i burgosem me akuzat tona dhe ata qe kane bere krime mbi KOSOVEN,dhe nuk jane pas hekurave ata hapin gojen me shume.Sa per mosmirnjohjen do shtoja qendrimin e tanishem te populllit te Kosoves,te mediave,dhe politikaneve.Thuhet se e donin shume SHQIPERINE DHE BASHKIMIN ME TE ..Sot 55% nuk do me.Dashuria ishte e rreme nga e ”keqja”’ Tani qe kane shtetin e tyre nuk kane nevoje.Shoh nje mosmirnjohje nga gazetaret te paret.
Kjo tregon se sa popull bukeshkeles jemi! UCK esht dhe do mbetet pishtari i drites per Kosoven por dhe per shqiperine pas nje erresire 100- vjeqare dhe disa kane guximin ta bejne pis. Jane keta qe edhe herojnet kombetar i quajne te huaj apo epitete tjera. Mjere ne sa popull kot paskemi qene.
Bravo Frrok,ne Kosove ka ardhe dita e maskarenjeve, Albini dhe Vjosa, shoqerija kosovare qenka primitive,bije shpejt pre e demagogeve,.
Penë e urtë…respekt
BENI VAKSINEN E SERBISE O UDBASHE. JENI NEN URDHERAT E SERBISE PRANDAJ I CUAT CLIFIMTARET NE HAGE JU DHE LULBASHOVICI QE BERI DOSJET. SAPO SHKELI NE KOSOVE DOLET E PRITET SI CLIRIMTARE LULBASHOVICIN DHE AHERE FILLOI DERGIMI I CLIRIMTAREVE NE HAGE. POR KINJE FRIKE ZOTIN O UDBASHE SE GJIGANDET DO KETHEHEN SE JANE QELIBARE DHE AHERE MJERE JU. MEGJITHATE ATA DO TE THONE”. FALI ZOT SE S DINE C BEJNE”. Dhe ahere Juda?
FRROK CUPI JE I PAARRITSHEM. Gjykim . I drejte
BENI VAKSINEN E SERBISE O UDBASHE. JENI NEN URDHERAT E SERBISE PRANDAJ I CUAT CLIFIMTARET NE HAGE JU DHE LULBASHOVICI QE BERI DOSJET. SAPO SHKELI NE KOSOVE DOLET E PRITET SI CLIRIMTARE LULBASHOVICIN DHE AHERE FILLOI DERGIMI I CLIRIMTAREVE NE HAGE. POR KINJE FRIKE ZOTIN O UDBASHE SE GJIGANDET DO KETHEHEN SE JANE QELIBARE DHE AHERE MJERE JU. MEGJITHATE ATA DO TE THONE”. FALI ZOT SE S DINE C BEJNE”. Dhe ahere Juda? Nuk ju duket i plote pse skam permendur ALBINLADEN dhe lopen e tij?
Duket e pabesushme te sulmosh ata qe udhehoqen luften e te dhane lirine. Aq me keq kur akuzohen nga armiku jot, nga ai qe te ka shtypur, te ka vrar e perdhunuar. Por ja qe ndodh. Ndoshta eshte qendrimi i nje individi, nje rast i shkeputur, jo sjellje masive ne kosove. Uroj ish luftetaret te fitojne gjyqin dhe te kthehen shendosh e mire ne shtepite e tyre.
E vêrteta është se kosovarët nuk e kanë dashur dhe mbêshtetur kurrë luftën e UCK-së pêr çlirim. Që tê mos them se e kanë urryer atë. Sepse u prishi rehatin dhe i la pa pasosh! Vetëm kur panë se NATO u rradhit me UCK-ne ata u detyruan të ndrronin qëndrim. Sa për sy dhe faqe. Është interesant të vërehet se edhe në zgjedhjet e para të lira dhe pluraliste kosovarët nuk votuan në favor të atyre që u sollën lirinë, por votuan pro Ibrahim Rugovës, qê ishte mbrojtësi më i vendosur i statukuosë.
Nje koment pa lidhje.
Spiun
Pjesëmarrja në luftë nuk duhet kurrsesi të justifikojë vjedhjet e kryera në Kosovë nga disa ish komandantë.
Lufta e vëllezërve të Kosovës për pavarësi është madhështore dhe një akt heroik, ndaj shqiptarët anembanë duhet të përulen para sakrificës sublime të dëshmorëve për liri.
Gjithsesi etja për pushtet dhe pasuri e një pjese të ish komandantëve nuk duhet të lihet jashte vëmendjes dhe pa u ndëshkuar.
Ne gjykaten e Hages drejtuesit e UCK -se,nuj jane nen akuze per vjedhje,jane per krime lufte,akuza te pabazuara ne fakte,te sajuara nga Serbet dhe bashkepuntoreve te tyre shqiptare,ne Kosove e Shqiperi.
Pse i gjuen populli me gure O Berdhog? Sepse keta “clirimtaret” si andej edhe ketej, ja qinenanen popullit ma fort.Prit berdhog se me radhe lepihen vicat.. S’keni pare gje akoma tha El Maximo…Shpresojme qe “Haga” jone te filloje sa ma shpejt me shkerdhtat tone qe na kane “clirue nga diktatura” per me na hype ma fort…
Po!Ke të drejtë!
O cup frroku mos ngaterro gjykaten e kosoves qe rri ne hage per arsye frike nga te pushtetshmit e kosoves me gjykaten e mladicit qe atje ka shtepine
Juve nuk ju rruhet fare per hashimin sepse nqs e don do flisje per akuzat dhe kur ne ti mesonim (akuzat) do ta mbronim
Ti me shume po shihesh i shqetesuar se ra partneri i rames ne burg
Raliteti eshte i hidhur por rama ka qene me nik me vucicin sesa me tre qeverite e fundit te kosoves
Interesi i kombit nuk justifikohet me nje person te pervecem
Uroj qe hashimi te dale faqe bardhe dhe te kthehet edhe me i forte
Por nqs del fajtor ska cfar i duhet kosoves
E bukur eshte se Rusia po ofron vaksinen kunder (ose pro kete nuk e dime)Covid 19 nepermjet Kosoves per ne Shqiperi!Alpini dhe “lumi” e kane siguruar vaksinen e tash po propagandojne se po fituen ata do ja u japim vaksinen falas per te gjithe bashkombasit ,!Behet fjale per vaksinen “SPUTNIK 5” pasi Kosova i permbushi detyrimet duke çuar ne Hage te gjithe drejtuesit e UçK-se! O hej o hej o hej o hej!
Vetem popujt primitiv bejne gabimet e kosovareve,urrejne cliruesin e vet,shikoni udhetimin politik te Albinit, gjate gjithe kohes i ka urryer clirimtaret e Kosoves, bile dhe per Rambujen u rreshtua me kriminelin Sali Berisha, kunder saj.Shikoni sot, idhulli i Albinit mbetet Saliu,por ne Shqiperi nuk i shkojne keto demagogji,mustaqe mutin e tij Bole Abazin nuk e ka kerkush ne defter.
O debil cfare thua?
Kosovaret nuk kane urryer clirimtaret e tyre.
Nuk jane si ne nga Shqiperia qe himnizojm cdo gje qe vjen nga jashte.
Jemi ne qe mbivleresojm ndihmen Evropjane edhe pse Evropa na ka len te fundit.
Jemi ne qe shkaterruam ushtrin dhe sot nuk investojm asgje ne ushtri sepse gjoja jemi ne mes te Evropes.
Greqia vend Evropjan do te shtqyej edhe ato pak pjese qe kane mbetur.
Kosovaret po menduan si ne do te vetshkaterrohen.
Shpresoj qe ata te veprojn ndryshe nga ne per te mbijetuar.
Per “shqipot” e kallupit tend po flet Frroku!
Zgjidhe hallet e Shqiperis e do shpetosh Kosoven.
Shiko se cfare po ndodh ne Shqiperi o debil.
Rama fali detin dyfish Greqis .
Dha nje tjeter leje per ngritje varrezash Greke ne Jug.
Greqizimi i Shqiperis vazhdon me ritme te larta.
Potiken e Shqiperis e ben Vucici e Micotaqis.
Respekte Z.Frok.Ke vene gishtin ne Plage.Mosmirenjohja eshte vesi ma i ndyre i njerzve.Nuk them qe nuk jane bere gabime gjate qeverisjes ne Kosove.Po ama Nuk meritojne te jene Objekte te Gjykates se Hages ,duke i barazuar me Vrasesit Serbe Mladic dhe Karaxhic e Miloshevic.
Si ata herifat ne Kosove qe mallkojne dhe shajne Thacin me shoke ka dhe ne Shqiperi si Pinjollet e Bllokut A.Bushati dhe Lubonja ,qe bertasin per krimet e UCK.,dhe ngulmojne qe nuk na takon te merremi me krimet Serbe.,duke e treguar veten qe jane ne sherbim te armiqve te Shqiperise.
PPSH, pajtohem me mendimin dhe komentet tona.
Frrok Cupit ti vije turp, qe ka hyre ne kete teme bisede ne lidhje me Kosoven. Nese Shqipetaret e Shqiperise kan kontribuar ne luften e Kosoves, dhe cfar? Nuk e Kupton more qyqar i ashtuquajtur analyst, se eshte detyre legjitime e cdo njeriu te quajtur shqipetare , qe te luftoje per cdo pellembe toke, kudoqe eshte, ne Kosove, Cameri, mal te Zi dhe Serbi. Por ty sic duket nuke te intereson kjo, pasi je i paguar mire qe te lehish ne stanin e Ram Ziut qe i beri dalje Serbise, pa te drejte pagese, nje hapsire detare shum te vyer, qe ne vend qe peshkataret tane te gjuajne ne kete hapsire, apo te nxjerrin arin e zi shqipetaret, Rama ua ka falur grekerve, O pika qe ste bije o i pabese, Nuk e di se ku i ke rrenjet, por As Mirdita Trime dhe as Malsesia Heroike, nuk ka pjelle nga keto djem te tipiyt tend. Ore Frook leshi, po si nuk e the nje fjale per tradhetin e detit, more i pa bese, more i shitur, turp te kesh, ti nuk ke gjak shqipetari, por po i meshon politikes percarese te Zotit tuaj Ram Tradhetise. Haram buken e tokes Shqipetare. Poshte tradhetaret dhe lakejt e ture . te rroje Shqiptaria qe do tu shtype koken morrave te till si Frrok lesh Cupi.
Per “shqipot” e kallupit tend po flet Frroku!
Sepse njerzit e politikes jane kthyer ne hipokrite dhe interesaxhinje.EDHE GJYKATA E HAGES NUKE PO BENE GJE TJETER ,VECSE PO PROVOKON REAGIMIN E SHQIPTAREVE NE KOSOVE , MALE TE ZI , MAQEDONI ,DHE TIRANEN ZYRTARE.
NE TA KATER ANET POLITIKANET SHQIPTARE JU INTERESOJNE ME SHUME INTERESAT E TYRE ,DHE PERFITIMET EKONOMIKE SE SA TE MBAJNE QENDRIME E TYRE POLITIKE PER NGJARJEN E PRESIDENTIT THACI . LE TE VAZHDOJNE KESHTU TE NDARE ,SEPSE E KA ME TE LEHTE DHELPERA QE TI HAJE. TE PAKTEN POPULLI TE BEJE KUJDES NGA VAKSINA E RUSISE ,NDERSA POLITIKANET NE TE S…. S LE TE SHKOJNE.
Eshte per te erdhur keq,por fatkeqesisht na mungon qytetaria!
Frok pershendetje!
Ti mender $ ,je shpellar i pakorigjueshem!
Kjo eshte puna titanike e Sali berishes,kunder Hashimit,-ne cdo tv,rrjete sociale,syri tv,si dhe parate e vjedhura te Saliut,jane vene ne sherbim te propagandes ,kunder Hashimit,dhe indirekt godiste Edi Ramen
,si mik i tij.Pra te gjite kete llum e oraganozon Saliu dhe Kurti me V. Osmanin,per perfitime politike.
Kurre nuk me ka pelqyer F. Çupi as dje..as sot..dhe me siguri 100% as neser ( kjo eshte teme tjeter) por keto qe thote te pakten sot nuk I luan Topi ( jo I Bamirit qe u be lecke menstruacjonesh e berishit)
*
Nje njeri me inteligjence mesatare e kupton se 99% e kesaj situate ekstreme ku THAÇI komandant I UÇK eshte ne burg dhe Baldosa Vjosa e ballistave te Kosoves po ben ligjin ne ate vend eshte si rezultat I nje zbatice te denueshme antiamerikane nga administrate Tramp ne Kosove aq sa dhe Biden-I do ta kete veshtire ta rregulloje.
.
Kerkoj falje nga ata qe nuk kuptojne ne kohe paragrafin me poshte:
.
Thaci beri gabimin e madh qe nuk e beri Enveri ne 1944-1945;
.
Nese kundershtar-armiku im Enver Hoxha do ishte ne Kosove ne 1999 -2000 ne vend te Thacit do kerkonte nga aleatet sa kishte armet ne dore;
1. Denimi ZYRTARISHT I Serbise per GENOCID Kunder njerzimit
.
2.Kerkimi I demshperblimeve te luftes sa ishte “hekuri I nxehte”
.
3.Mos dorzimi I armeve nese Kosova nuk merrej ne dorzim si territory I Natos
.
4.Mos ndarja e pushtetit me tradhtaret ish komuniste te Titos si Rugava apo zaret e tij sot Mustafa apo Boldosa Osmani
…
Sido qe te shkojne punet me vjen keq per shqiptaret bashke Çupen e Mirdites qe nuk shikojne qe serbet tashme kane dale ne Adriatik….Pse ? Shikoni Bunkeret jo vetem te Serberishes ne Lalez-(adriatik) por dhe nje hordhie te tere politikanesh te Ilir Mutizuar
qe e kane bere ate vend me keq se te na kishte pushtuar serbi..kjo dhe per merite te miqve tane..dhe nuk eshte rastesi qe dhe prokurori ne Hage eshte amerikan….duke na bere te mendojme se ai Xhaxhi nuk ka qene budalla
qe na ofroi bar bio qe eshte me pak e keqe se
menstruacjonet e USALI SERBERISHES I SLLOBODANKES
qe Çupa e Mirdites ka turp ta thote..
Analizë e thellë por nuk është Populli zoti Frrok janë liderët që arrijnë akoma të natyralizohen me Demokracinë,ata ndërtojnë llogore dhe mure njerëzish përballë jo një alternative,por para një armiku.Këjo eshte mëndesia qe vjen nga epoat heroike,Kemi nevojë të ndertojme Parti moderne me botkuptim tolerant dhe liberal,ku baza të jetë debati racional dhe jo militant.Ky eshte thelbi.
Dy njerez e kane urryer drejtuesin politik te UCK Hashim Thacin, Sali Berisha dhe Albin Kurti,keta I levizen te gjithe guret qe Hashimi me shoket e tij te perfundoj ne Hage.Shqiptaret e Kosoves duhet te kuptojne kush luftoj per Kosoven, dhe kush kunder saj,shqiptaret e Shqiperise e kane te watts,se Saliu duke kundershtuar Rambujen ka kundershtuar pavaresine e saj.
Une nuk jam dakord me cfar shkruan Frook Cupi.
Cupi si gazetar eshte i afte ne shume drejtime, por kete aftesi e perdor si i don qejfi ose i i leverdis apo me keq si paguhet. Z. Cupi eshte si puna e kadiut te Hasan Zyko Kamberit qe e vertiste sheriane si deshironte.
Ku nuk jam dakord:
1. Kosova i ka vleresuar shume komandantet e luftes fillimisht ne lufte duke i mbeshtetur ato.
2. Kosova i ka vendosur ne pozicionet me te larta drejtuese te shtetit,
3. Kosova i ka respektuar kudo,
4. Kosova i ka nderuar,
5. Kosova u ka besuar.
Tani pse i therret Gjykata cfar faj ka populli i Kosoves. Keto qe thote Cupi jane pallavra para pese argumenteve qe citova me lart.
Z. Cupi e njeh mire historine e Shqiperise komuniste. E njohin mire edhe komentuesit ngatrrestare dhe lexuesit e gazetes. Ne komunizem u denuan nga gjykatat shume heronje lufte. Sa qe ne burgun e Burrelit ishte gati gjithe Shtabi i Pergjitheshem ne nje kohe.
Disa heronje te luftes e te punes nuk arriten deri atje. Po permend njeri nga keto. Hero lufte , Akademist, Anetar i Byrose , Zv/Kryeminister dhe Minister i Mbrotjes Popullore ( dhe jo Minister si sot me 3 mij ushtare fjala vjen, po sa ke ushtare sot kishte tanke), Beqir Balluku.
Dhe nje fakt , kur udheheqja komuniste ishte ne Moske 1961- vendi ishte ne doren e Beqir Ballukut…. nuk po zgjatem. Ke shkruar ti Z. Cupi per kete ??? Apo si ky pati shume te tjere. Ti keto i ke me afer ne shume plane se sa kosovaret.
Z.Cupi , ju me erudicionin tuaj me shume ngaterroni se zgjidhni probleme. Ju akuzoni si tju vije per mbare e kushdo qofte. Shkrimet tuaja jane shume te rafinuara ne dukje, por shija e tyre i ngjan qorbes se derrit. Nje guzhinjer i talentuar duhet te gatuaje gjella me te shijshme. Zoti Cupi ju e dini mire se gjykatat punojne me ligje e jo me levizje populiste e opinjone portalesh e redaksishe ( Agim Doci flet per nje karakurve ne redaksi…).
Vetem tek ne ja keni arritur deri diku qellimit te helmoni opinionin. Mjaft me Z. Cupi & Co.
Per sa shkrova nuk kam asgje kunder personave qe jane ne gjykim. Ju uroj pafajsi te plote dhe kthim te shpejte ne shtepi ashtu si gjenerali kroat Ante Gotovina e kosovari Ramush Haradinaj. Ju uroj edhe detyra te reja te larta ne te mire te popullit kosovar pas pafajsise se tyre . Por shkrime si ky i Frok Cupit mendoj nuk i sherbejne askujt.
Z. Cupi te presim drejtesine pastaj te shkruajsh neper gazeta te tilla xhevahire.