Loja e shëmtuar europiane me vaksinat dhe ballkanasit e varfër

29 Dhjetor 2020, 19:46Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Lajmet e orëve të fundit konfirmojnë atë që shumëkush në lagjet e varfëra të kontinentit evropian, kishte parashikuar me cinizëm dhe frikë: edhe vaksinat, ashtu siç ndodh me çdo aspekt tjetër të shëndetit publik, po rezultojnë të jenë një lojë të pasurish! Diçka e ngjashme me operacionet e shtrenjta të zemrës, tumoreve, apo bisturitë milionëshe të plastikës që heqin rrudhat dhe ulin vitet. Bashkimi Evropian premtoi se 27 dhjetori do të ishte dita evropiane e vaksinës dhe ashtu ndodhi: të pasurit e kontinentit mundën të vaksinohen. Qoftë edhe simbolikisht, me pak mijëra doza, por gjithsesi të mjaftueshme për të bërë lajm dhe për të ndezur shpresat e 440 milion banorëve të klubit të pasur evropian.

Pjesa tjetër, ato pak vende që kanë mbetur jashtë “zonës së gjelbër” ku gëlon soliderateti dhe ngrihen lart virtytet më fisnike të racës tonë, duhet edhe një herë të ngushëllohen me premtime, para të ofruara në letër dhe në minutën e fundit dhe…fjalë boshe që i merr era. Megjithëse në Bruksel e dinë se kjo emergjencë dimërore e Covid 19 ka krijuar një situatë të habitshme ku ka para por s’ka doza vaksine, mesazhet drejt Ballkanit Perëndimor, një grushti vendesh që kanë banorë sa një e treta e Italisë, janë plot entusiazëm dhe oferta financiare. Asnjë plan konkret i afërt për vaksina, asnjë solidaritet i konkretizuar me ndonjë gjest sado të vogël donacioni, megjithëse miliona doza të Pfizer po vërshojnë këto orë drejt vendeve të BE.

Pas 200 milion dozave të prenotuara prej kohësh, Bashkimi Evropian njoftoi se ka përfunduar marrëveshjen me Pfizer edhe për 100 milion doza të tjera. Një stok gjigand vaksinash, që do të shpërndahet nëpër shtete ku tashmë kanë nisur fushatat më ambicioze të vaksinimit publik që mbahen mend.

Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë. Është lajm i orëve të fundit që Gjermania, megjithëse pjesë e BE, ka negociuar paralelisht me kompaninë Moderna për të blerë 50 milionë doza shtesë vaksine. Shtetet e pasura të Perëndimit po tregojnë gjithçka këto orë, përveç solidaritet me fqinjët, të varfërit dhe të vegjëlit. Çfarë etike ka, fjala vjen, që një shtet si Kanadaja të porosisë vaksina sa për t’i vaksinuar pesë herë banorët e saj?!

Sezoni dimëror dhe kurba në ngritje e infektimeve kudo në hemisferën veriore, e bën urgjent vaksinimin në këtë moment. Jo më vonë! Është e pritshme që në pranverë prodhimi global i vaksinave do të bëjë të mundur që ato të gjenden shumë më lehtë se sot. Por është gjithashtu e vërtetë që në atë periudhë, me shumë gjasë, shumë vende do të kenë numra të tillë infektimesh, që do ta bëjnë shumë relative peshën e vaksinave. Do të na “vaksinojë” Covidi, jo shkenca!

Nëse Brukseli dhe shtetet e tjera të pasura do të aplikojnë politika individualiste dhe peshën e më të fortit, përballë vlerave të solidaritetit me pjesën tjetër të kontinentit, atëhere është mirë që burokratët e BE, apo ata gjermanë, francezë e britanikë të “rrudhin gojën” e të mos hedhin premtime boshe. Nëse Ballkani Perëndimor është vërtet rajoni që shumëkush në Bruksel na thotë se është, tregojeni! Ndryshe, na bëni një favor të vogël në këto kohë të zymta: na i kurseni fjalët e bukura! Ose pastaj, mos u acaroni nga miklimet dhe joshjet e rusëve apo kinezëve ndaj të tretëve, që po shetisin nëpër botë me vaksinat e tyre në xhep!

14 komente në “Loja e shëmtuar europiane me vaksinat dhe ballkanasit e varfër”

  1. vlore says:

    Koha e budallenjve.Ne nje emision tv u hodh pyetja:Nqse do kini nevoje per gjak do pranoni nga Edi Rama?Kishte pergjigje nga me idjotet nga demokrate trushplare .KURE me mire vdes dhe nga AI nuk mar gjak.Kjo mu kujtua dje kur degjova k/ministrin qe refuzoi vaxinen ruse.Mu duk cudi qe edhe para vdekjes triumfon ideologjia

  2. taso kume says:

    Bashkeqytetari im VLONJAT nuk eshte pune ideologjia ,eshte strategjia e influences ,do ta pesojme si TURQIA qe doli nga vathi i NATOS dhe bleu sistemin RUSE te raketave dhe i vune embargo dhe AMERIKANET miqte tane vajten pas bishtit te MAKRONIT FRANCEZE, D,M,TH jemi nen influencen e NATOS nuk bejme dot pazar per shpirtin me KUNDERSHTARET ( SLLAVET). Por te kethehemi tek zoti MINXHOZI fajin sna i ka EUROPA e kane politikanet e pa ngopur SHQIPTARE qe kane lene SHQIPERINE jashte UE me korupsjonin te pa shembull qe nga fillimet e “DEMOKRACISE” ose me mire demoshpellaria .

    1. Refiku says:

      Taso 1000% dakord me ty

  3. lenci says:

    Minxhozi nuk e permend propozimin rus per vaksinen. Eshte bere si qeni i Rames, e ndjek nga pas. Dhe e quan veten gazetar!
    Kurse Rama…si gjithnje i papergjegjshem. Dhe kerkon mandatin e trete kur ka deshtuar ne gjithcka ka bere.

  4. Olimpia says:

    Dje me fjalen ,,provokim,,ndaj ofertes ruse,pavaresisht qellimitRama ,deshmoi faktin qe politika shqiptare nuk ka piken e dinjitetin,eshte thjeshte nje servilizem i skajshem.Le te provonte BE te mos dergonte vaksina ne Hungari,Orban bllokonte komplet vendimet qe kerkojne unanimitet plus ftonte ruset dhe kinezet,pa iu dridhur qerpiku i syrit.P politika kerkon guxim .Nje mikro shtet si Xhibuti pranon baza amerikane,por edhe kineze,franceze etj Ben politike,merr para dhe shikon interesat e tij.Keshtu funksionon bota postideologjike pas viteve 90….Ne jemi kthyer ne kopimin e enverizmit ,por ne krahun tjeter….drejtuese Perendimit qe ,per cudi serbeve qe masakruan qindra mijra njerez u dergonte vaksina,nderkohe qe shqiptareve …mesazhe,, solidariteti,,

    1. Andi Shkoza says:

      Canada ka porositur rreth 200 million vaksina????
      Kush ju genjen me keto shifra?
      Jetoj ne Canada dhe po shpresojme te marrim vaksinat qe do t’i dalin teper Amerikes-kjo eshte e verteta.

  5. t says:

    Sa debil ky koqja!
    Po normal qe BE do vaksinoj popullsine e vet se pari mor idiot, ça ka ketu per tu habitur, debil !

    1. Aqif Capertoni says:

      po beja „hartim“ qe ti shpjegoja keto qe ti i ke thene me dy llafe ???
      Vaksina qe ka marr BE ka nje dallim nga te gjithe, nuk eshte dhene leje emergjence si ne Angli apo USA por eshte dhene leje e plote (do te thote qe vaksine eshte regjistruar si cdo lloje ilaçi) ndryshimi qendron se ne Angli dhe USA po te ndodhi gje nuk ke te drejte te hedhesh ne gjyq firmen farmaceutike ne BE ke te drejte mos te flasim per sputnik V te Rusise se eshte harxhim kohe.

  6. mond says:

    ruset do bejne lojen e tyre, kurse ne tonen, ata qe kane ne dore apo kembe topin besoj se dine dhe kane mundesi me shume se komentuesit e shumeditur si te veprojne, ta gjuajne, ta mbajne apo te triblojne, sa per evropen eshte vertet nje turp, dhe ishalla nuk ju ben pune, jo per inat apo ligesi por duhet ta kuptojne se sa vjen dhe ju del boja dhe shkelqimi .

  7. Asd says:

    Mua me duket sjellje normale e Europes. Ndoshta duhet te shikojme nga vetja, pse nuk jemi ne gjendje tu imponohemi te tjereve me shume.

  8. Mondi says:

    Edi Rama, nji gjest human te Rusve ti e ktheve ” Portokalli” Dipllomacija ” yte e pa pergjegjshme. Batutat nuk thuhen vend e pa vend ashtu rendom sic te pelqejne ty. Populli yne kerkon udheqes dinjitoz,jo servil, vyrtyte nga te cilat ka nevoje ti kultivoje. Mendoj se keni gabuar rende.

  9. il futuro says:

    asht loja mor Analist a kene ke ndo1x ne pazar kur kasapet apo peshkataret bertasin shpejt shpejt se u shiten ,jane te fundit ska ma.Edhe BE ashtu ban. A e kupton se vaksinat dhe interneti dhe robotika jane biznesi i per 30 vitet e ardhshme? Ma vone fillon turizmi hapsinor si edhe pregadidtja per lufte me “Alienet”

  10. GENTI says:

    Taso ke te drejte.

  11. matia says:

    Për shëndetin s’duhet të kemi paragjykime se nuk ka rendësi marka e vaksinës por efekti i saj..”Nuk ka rendësi ngjyra e macës,eshtë e bardhë apo e zezë,rendësi ka a gjuan minj”.
    Më mirë ku të lusin se ku i lutë.Në jetë orevalon interesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje