Kush është "njeriu i vitit"

31 Dhjetor 2020, 21:17Blog TEMA

Nga Rudina Xhunga

Tani që 2020-a po ikën, të gjitha mediet shpallin “Njeriun e Vitit”. Kush bëri çfarë këtë vit. Ne të dritares e kemi një emër. Sipas nesh, “Njeriu i Vitit”…. je ti!

Ti që po më lexon tani. Ti që në një natë si kjo, një vit më parë, do kishe qeshur me të madhe të të tregonin, çfarë të priste në 2020-ën. Ti që e more me shaka në fillim, kur e dëgjove, pastaj mbajte larg kinezët që njihje në Shqipëri, pastaj italianët dhe në fund komshinjtë e tu.

Ti që nuk e duroje maskën, pastaj të thanë që maska është kot, pastaj të thanë është e detyrueshme, një ditë tjetër, të vunë gjobë se të pane në rrugë pa maskë. Ti që rrije në kafen e lagjes se mendoje që virusi nuk kishte punë në lagjen tënde, pastaj një ditë ai të gjeti aty, te cepi ku rrije përherë dhe ngrije kokën shikoje lajmet, sapo dilte me shkronja të medha, lajmi i fundit.

Dhe nga ajo ditë nuk shkove më në kafe. Një ditë ishe ti lajmi i fundit dhe miqtë e tu ngritën kokën, kur panë gazetaren që të intervistonte në spital. Aty e morën vesh, ku kishe humbur. Ti në spital i pe të gjitha, edhe shokun e krevatit përbri që të tha se nuk ia ndjente zemra për mirë, para se ta fusnin në intubim.

Pastaj ai nuk erdhi më dhe ti çdo natë je lutur që oksigjeni të të bënte punë dhe ajo zhurma që ata jashtë spitalit e dinë, zhurmë që çmend, ti e doje se ishte zhurma e frymës tënde.

Frymës tënde që dole nga spitali një ditë dhe jashtë ishte dhjetor dhe bashkia kishte zbukuruar sheshin. Ate ditë qave. Ti humbe shokun e jetës, humbe babain e fëmijës tënd të vogël, ti humbe miken e shtrenjtë, ti humbe mjekun e grykëve të djalit, ti humbe mësuesen e vajzës, ti humbe, doktorin e nënës, ti humbe gjyshin, gjyshen më të mirë në botë, që të tha kur iku në spital se do vinte shpejt të bënte petulla mëngjesin tjetër, po nuk pati me asnjë mëngjes tjetër.

Ti nuk e pe më kurrë dhe sado zgjohesh në mëngjes me aromën e petullave të saj, është vetëm një ëndërr. Nëna iku përgjithmonë. Ti u dende me ilaçe dhe mjekë të ndryshëm të thanë piji t’i kesh, po pastaj bëre analiza dhe mësove që nuk ke kaluar kovidin. Ti ke frikë çdo ditë se mos e merrr dhe duart te janë bërë copë nga alkooli dhe mendja të bën ca lojëra herë-herë. Ti e kalove , por të thonë që kthehet dhe hera e dytë është më keq. Ti je duke e kaluar sot dhe është nata e fundit e 2020.

Ti, ti je “Njeriu i Vitit”. Ti je gjallë. Ti mbijetove. Ti mbijetove, në një vit të vështirë. Ti je dëshmitar i një kohe të rrallë. Dhe ti e meriton që sot të ndalosh pak dhe të bësh një gëzuar për veten tënde, që je kaq i zoti, e zonja dhe ia dole të përballosh 2020-ën. Ti mund të perballosh çdo gjë tani. Gëzuar për ty! Njeriu i Vitit 2020! Gëzuar!/dritare.net

8 komente në “Kush është “njeriu i vitit””

  1. Burgajeti says:

    Per mua “Njeriu i Vitit”,eshte ekipi i mjekeve te cilet ishin,jane dhe do te jene ne sherbim te popullit,per te perballuar me sa me pak humbje jete kete flame pandemi.
    “Kellirat e Vitit”,jane ai grup mjekesh te cilet jane te afte te derdellisin,te shajne anatemojne kedo qe po ve jeten e tij ne rrezik vetem e vetem te vere ne jete betimin e Hipokratit.Keta te tillet si Sli katrani,Tritan preshi,Tito shkopi e cizmes,apo gomari Allkja e te tille me rradhe..Keta te tillet,ndjese per sa them se mund te jetojne,por nuk merritojne te thirren doktor pa le profesor.I tille profesor e dr.me titull ose jo nuk e di mire,ishte ai mjeku mbi 80 vjecar,i cili u vu ne sherbim derisa dha dhe jeten ne sherbim te polullit.

  2. Burgajeti says:

    “Njeriu i Vitit”,eshte grupi i gjithe atyre mjekeve,te vcilet ishin,jane dhe do te jene ne krye te detyres,per te shpetuar jeten e gjithe atyre qe ju rrezikohet ajo nga infektimi me COVID-19.
    Keta dhe vetem keta jane “Njeriu i Vitit”
    “Kellirat e Vitit”,jane ai grup mjekeskipi i mjekeve te cilet ishin,jane dhe do te jene ne sherbim te popullit,per te perballuar me sa me pak humbje jete kete flame pandemi.h te cilet jane te afte te derdellisin,te shajne anatemojne kedo qe po ve jeten e tij ne rrezik vetem e vetem te vere ne jete betimin e Hipokratit.Keta te tillet si Sli katrani,TriPer mua “NjeriuI tille profesor e dr.me titull ose jo nuk e di mire,ishte ai mjeku mbi 80 vjecar,i cili qendroj perkrah kolegeve me te rinj,derisa dha dhe jeten ne sherbim te polullit. i Vitit”,eshte e
    tan preshi,Tito shkopi e cizmes,apo gomari Allkja e te tille me rradhe..Keta te tillet,ndjese per sa them se mund te jetojne,por nuk merritojne te thirren doktor pa le profesor.

  3. Ray says:

    Njeriu i Vitit i takon te jete Presidenti Ilir Meta ,
    i cili eshte i vetmi, qe megjithse me kopetenca shume te reduktuara ja frenoi Doren kriminale , Kryeminsitrit i cili donte te gllaberonte gjithe institucionet e pavrura te shtetit Shqiptar

    Mashtruesi i Vitit____ eshte Lali Eri.- Eshte i papare, te genjen te shuan , te fik deren hahahahaha ,-Ulet gju me gjue me popullin, ngre dolli, shperndan dhurata , ,
    ju thote popullit liridashes e punteor :” ke dy femije si pellumba” lol hahahahaha me lot –Vjedh te kerdis , ben kulla te papara lol

    Hjaduti i Vitit ___: Vellai i Vucicit , Kryeministri Rama –Detin e shiti, Institucionet e Drejtesise , Gjykatat, Prokurorine , i rrembeu me ndihmen e Ambasades Amerikane
    Parate e taksapguesve Shqiptare i vjedh nepermjet PPP-ve, —
    Ne Tendera vjedh ben kerdine, ku 1 Km ruge fshati e shtron per 20 Milion dollare
    Detin jon ja fali Greqise ,
    Po ashtu KKryeminsitri Rama ben Avokatin e Greqise dhe Serbise,
    sa here qe Shqiperia ka perplasje me keto fqinje grabitqare , nen frymen e motos se tij Antishqiptare ” zero probleme me fqinjet”
    Rama venods taksa te larta qe ja kalon Europes, dhe vendos taksa per cdo gje …..
    po fitoi edhe zgjjedhjet qe vijne, prite kur Rama te na vendose taksa edhe epr te vajtur ne Hale…

    Pra Rama eshte nje hajdut shume-planesh , qe vjedh cdo gje qe i del perpara ….Nuk ka pare historia hajdut te tille

  4. Virusi says:

    Po Rudina. Jeta na vendosi ne situata te veshtira e te papritura. Na duhej te punonim e luftonim, per te mbajtur familjen dhe shpetuar jeten. E beme kete ne vitin e veshtire qe percollem.

  5. Olimpia says:

    Ray….me sigurisht nga shkrimi me dukesh Mona,kryehajdutja te cilen Al Kapone do ta kishte zili…Dy perqind perfundon ne 25 prillit .Jam gati te ve bast….Pastaj vjen shuarja e LS I….Levizja e Superhajduteve Internacionale.

  6. Demokrati i vërtetë says:

    Shtoj për LSI dhe :
    -Lëvizja e Sigurimit të Interesave
    -Lëvizja e Skrapalliut të Inatosur
    Gjithsesi një sekt, i cili hyri në historinë politike këto dy dekadat e fundit, që tregoi shumëpka që nuk duhet lejuar të përsëritet. Skizma nga partitë e ndryshme, në Shqipëri dhe në botë, ka patur dhe do të ketë, por rasti i sektit Ilir Meta duhet të shërbejë për të kuptuar se si nuk duhet të jenë, pra një rast për t’u harruar. Dhe në rastin konkret duhet më së shumti ra kuptojnë ata që ende e ndjekin. T’i shkosh pas Monikës, Tit Vasilit e co, së pari njeriut duhet t’i vijë keq për veten pa le më pastaj për të tjerët. Le ta mendojnë për herë të fundit këtë në 25 prill 2021. Kushdo që e mendon këtë thirrje si nga një militant i PS, gabon dy herë. Thjesht për faktin se nëse gjatë këtyre 30 vjetëve ia kam dhënë votën jo vetëm një partie, por e sigurt që asnjëherë, dje, sot dhe nuk e jap sa të jem, ndonjë partie të ashtuquajtur ‘të majtë’, bija të PPSh, nga ku sigurisht ka dalë dhe sekti i ndyrë në fjalë.

  7. Z says:

    Njeriu i vitit eshte shqiptari i ndershem qe ka ulur koken dhe punon qe te siguroje buken e gojes,pa ndihmen e Partive! Keshtu ka qene e keshtu do te jete! SHqiptaret duhet te edukohen me pare dhe te krijojne shtetin e tyre ligjor qe nuk e kane pasur kurre duke e pastruar ate nga Likja-Sali dhe lakejte e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje