Shtëpia e Bardhë po përgatitet për tranzicionin në 20 janar. Sipas mediave të huaja , zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Chris Liddell, iu ka dërguar ditën e sotme një letër të gjithë anëtarëve të Kabinetit dhe i ka këshilluar të emëruarit politikë të përgatiten të japin dorëheqjen më 20 janar si pjesë e tranzicionit të pushtetit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
“Ndërsa përgatitemi për një tranzicion të pushtetit, ne duhet të marrim masat e duhura për të siguruar që kjo të bëhet në një mënyrë të rregullt. Tradicionalisht, të Emëruarve të Presidentit në pozicione jo-mandate u është kërkuar të paraqesin letra zyrtare të dorëheqjes.
Në përputhje me këtë praktikë të kaluar, të gjithë të Emëruarit e Presidentit duhet t’i paraqesin një letër dorëheqje Presidentit Donald J. Trump me një datë nisje jo më vonë se ora 12:00 e datës 20 janar 2021“, thuhet në letrën e dërguar nga zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Kongresi amerikan u përfshi nga protesta dy ditë më parë nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump, teksa po mbahej seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Trazirat detyruan Kongresin të ndërpriste punimet që do të certifikonin fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Ndërsa, ditën e djeshme,
Kongresi arriti të çertifikonte rezultatin e zgjedhjeve dhe të njihte fitoren e Joe Biden si President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, Presidenti në detyrë Donald Trump reagoi duke thënë se tranzicioni i pushtetit do të bëhet paqësisht.
Taktike qe mos të shkarkohet e denohet presidenti qe Rusia i dhuroi SHBA-se.
Po te mos ndodhte kjo qe ndodhi ne Capitol,Trumpi nuk do te pranonte tu largonte me dt 20 janar,do i binte fyellit ne nje vrime per mohimin e humbjes ne zgjedhjet e 3 nentorit,dhe senatoret si Mitch McConnell,Ted Kruz,Lindsey Graham etj do ta aprovonin,por do te ndodhte me keq se ndodhi.
AMERIKANET DINE TE BEJNE EDHE PROTESTA PAQESORE.PROBLEMI ME I MADHE QENDRON TEKE DREJTUSIT QE JAPIN URDHER PER TE ZHVILLUAR PROTESTEN.TRAMPI NGATERROI SHBA ME SHQIPERINE ,APO VENDET E TJERA BALLKANIKE. TANI TRUMP NUKE I MBETET GJE TJETER VECSE TE ULI KOKEN DHE PRANOJE GABIMIN E MADHE QE BERI PER SHKATERRIMIN E INSTITUCIONIT PUBLIKE ,DHE REPUTACIONIN E PERTISE REPUPLIKANE .
ME KETE TRUMP DUHET TE KUPTOJE QE ,EDHE PSE ESHTE EMIGRANTE ,AMERIKA TE BENE PRESIDENTE.NDERSA NE VENDET E TJERA NUKE BEHESH ASE SHOFER AUTOBUZI.