Gomonia me sirianë niset nga Vlora drejt Italisë me detin 5 ballë, shpëtohen të gjithë personat pas operacionit të vështirë

9 Janar 2021, 08:45Sociale TEMA

Rreth 50 klandestinë nga Siria qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone, të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptarë.

Ndërsa shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës. 16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Mjeti lundrues mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta. Xhilal M. Nga Siria tha se ishte në gomone së bashku me dy motrat dhe nipin 7-vjeçar.

“Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lekë ka paguar, ne donim të shkonim në Itali, në Europë , kudo qoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina”, tha ai.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë.  Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se goditi një rast trafiku klandestinësh, megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për t’u mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojës Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanza. Në tokë aksioni për krehjen e territorit dështoi, ndërsa policia nuk arriti të zbardhë dhe ndaloj shqiptarët e përfshirë në trafik.

Burime jozyrtare konfirmojnë ndalimin e dy personave të dyshuar si të përfshirë. Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta rreth gomones, nëse rezulton e trafikuar apo e regjistruar me pronësi të rregullt në Shqipëri.

1 komente në “Gomonia me sirianë niset nga Vlora drejt Italisë me detin 5 ballë, shpëtohen të gjithë personat pas operacionit të vështirë”

  1. loni says:

    o edi drogaxhiu filluan gomonet perseri kurse ti rri e merresh me batuta,mos e kthe shqiperine si dikur sali shpellari o drogaxhi,bej shtet me nje polici qe punon per ate vend,mos e kthe shqiperine ne destacionin e klandestineve dhe te pagezohet me emrin tjeter meksika e europes,si dikur qe na quanin kolimbia e europes me lazaratin,o drogaxhi zgjou dhe mos lesho vetem konet te bertasin si brace dhe balla po bej detyren qe te kemi dhene o kryeminister leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje