Situata e reshjeve/ Administratori i KESH, Beci mbledh stafin për monitorimin e situatës në HEC Vau i Dejës: Situata nën kontroll

9 Janar 2021, 20:21Ekonomia TEMA

Në njoftim për media në faqen zyrtare të Korporatës Elektoenergjitike Shqiptar raportohet se aktualisht administratori Z. Benet Beci ka mbledhur stafin për të monitoruar dhe inspektuar nga afër situatën në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe HEC-et e kaskadës së lumit Drin.

Sipas këtij njoftimi mësojmë se situata është nën kontroll dhe se shkarkimi nga porta e HEC Vau i Dejës ka një impakt të papërfillshëm.

Në Njoftim thuhet se :

Përgjatë gjithë ditës së sotme Administratori i KESH, Z.Benet Beci së bashku me stafin e KESH, ka monitoruar nga afër situatën në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe Hec-et e kaskadës së lumit Drin, duke u siguruar që Korporata është në gatishmëri të plotë dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e prurjeve në ditët në vijim në këtë HEC.

Puna vijon ende në HEC Vau i Dejës ku së bashku me stafin drejtues dhe në koordinim me Sekretariatin Teknik të Komisionit te Posaçëm të Trajtimit të Plotave, dhe në zbatim të Rregullores për shkarkimin e Plotave po menaxhohet orë pas ore situata e prurjeve në kaskadë.

Aktualisht situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë:
•Fierza 281.48 m
•Koman 173.73 m
•Vau i Dejës 75.56 m
Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës dhe shkarkimet po kryhen vetëm në njërën nga portat shkarkimit të HEC Vau i Dejës.
Momentalisht shkarkimet nga kjo portë arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200m3/s , sasi kjo ,me impakt të papërfillshëm në nivelin e ujërave në pjesën e poshtme të Kaskadës.

2 komente në “Situata e reshjeve/ Administratori i KESH, Beci mbledh stafin për monitorimin e situatës në HEC Vau i Dejës: Situata nën kontroll”

  1. Prind says:

    Bravo KESH! Super administrim te kaskades ka bere.

  2. Inxhinier MALO says:

    Bazuar në parashikimin e motit, problemet kryesore vijnë nga 13 deri në 20 janar 2021. Kini kujdes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje