Gazeta serbe “Politika” shkruan se pjesëtarët e Forcë e Sigurisë së Kosovës (“Ushtrisë së Kosovës”) do të bëhen pjesë e misioneve paqeruajtëse të Aleancës në Irak dhe Siri.
Gazeta shkruan se partitë politike shqiptare, të cilat po bëjnë fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare, unanimisht ranë dakord të pranojnë ftesën e dërguar nga Amerika në Prishtinë vitin e kaluar dhe miratuan dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misionet paqeruajtëse të NATO-s, si pjesë e trupave amerikane.
Në këtë mënyrë Kosova po i afrohet anëtarësimit në NATO.
Komandanti i FSK-së Rahman Rama njoftoi se nga viti 2021, ky formacion do të jetë pjesë e një misioni ushtarak së bashku me Ushtrinë e SHBA.-së për herë të parë, duke shtuar se, është një arritje e madhe për FSK-në.
Ai tha se bashkëpunimi me NATO dhe partnerët e saj strategjikë po rritet. “Ne kemi aq shumë mbështetje dhe kaq shumë oferta saqë ndonjëherë nuk mund t’i dërgojmë dot”, tha Rama, duke shtuar se procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të caktuara është duke u zhvilluar dhe se, “Kosova do të ketë armë aq të sofistikuara sa vendet e NATO-s”, raporton gazeta serbe, përcjell Telegrafi.
Historiani serb Srdjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social tha se Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara dhe se ata nuk kanë hequr dorë dhe nuk do të shmangen nga ajo politikë.
Ai shprehet se njoftimi për ushtrime të përbashkëta është një lloj presioni ndaj Beogradit.
“Gjithçka që po bëjnë amerikanët nuk është e rastësishme dhe këto veprime kanë për qëllim forcimin e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës. Prandaj, përfshirja e Kosovës në misionet ushtarake amerikane është vetëm një vazhdim i asaj politike. Amerika pretendohet se ishte kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, edhe pse është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit,” tha Graovac.
Kryetari i dikurshëm i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (në vitet 90’ta], Zoran Andjelkovic, thotë për gazetën se paralajmërimi se shqiptarët e Kosovës do të jenë pjesë e misioneve të NATO-s nuk e befasoi atë, sepse, siç deklaron ai, ata kanë qenë pjesë e forcave të tyre që nga viti 1999 dhe i kanë pranuar në atë mënyrë.
“E kam ndier në lëkurën time njëzet vjet më parë, sepse amerikanët ishin të informuar se ishte ushtria e tyre sapo kanë hyrë në Kosovë. Në atë kohë, ata ishin Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe nuk u transformuan. Ajo që po bëhet tani është një përpjekje për të treguar me çdo kusht, në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare, se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran. Dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara po i tërheqin me vete, këtu nuk ka asnjë dilemë”, thekson Andjelkoviq.
Ai vlerëson se në këtë mënyrë, në opinionin amerikan krijohet atmosfera, mbi të gjitha, se bëhet fjalë për një vend mik, ushtarët e të cilit shkojnë krah për krah me ushtarin amerikan në misione humanitare. Do të tregohet se është një ushtri që mund të sigurojë paqe në pjesë të tjera të botës, jo vetëm në Kosovë.
“Me këtë krijohen kushtet që në vitet e ardhshme të thuhet se FSK-ja, e cila merr pjesë në misione të ndryshme paqeruajtëse, me siguri mund ta përdorë atë përvojë për të siguruar paqen në të gjithë territorin e Kosovës”.
Po bëhet prezantim mediatik i FSK-së si një formacion i pranueshëm ushtarak për bashkësinë ndërkombëtare, kryesisht në Perëndim “, thotë Zoran Andjelkoviq./zeri
Djemte ja duan Kosoves per misione, por udheheqesit ja rrasen ne burg me akuza boshe te Serbise. Te shpresojme qe tani gjerat do te shkojne me mire per Kosoven.
Mos i ngaterro shtetet e Europes kurve me SHBA-ne
Me armatimin që ka blerë Serbia, nuk shpëton asnjë Kosovar në konfliktin e arrdhshëm.
Deri ne konfliktin e ardhshem Serbia do jete copetuar edhe me shume dhe nuk do ti hyje fare ne pune “armatimi” …
po ta provojne njehere edhe ti rreshtohu me serbet ta shome njehre ku do ti gjeni motrat pastaj
Po normale qe po i bejne AMERIKANET Zotni GRATOVAC se EUROPA ESHTE PANSLLAVE me ne krye spiunet FRANCEZ , HOLLANDES e kompania bella THOTE mire njeri larte EUROPA eshte kurve qe ne lindje dhe ashtu do vdese per ne SHQIPTARET,flase per pikpamjet politiko-historike jo per te tjerat karshi SHQIPERISE .
Kur plasi lufta ne Kroaci isha ushtarë i te ashtuquajturës armata e Jugosllavisë, nga shtatë muaj shërbim thuaja shumicën e kohës isha në vijën e frontit derisa mu dha mundësia të dezërtojë dhe të kalojë nga ana e Kroatëve.
Nga përvoja ju them së ushtarët serbë janë më frikacaket në Ballkan dhe njëkohësisht më mizoret nëse kanë në dorë njerëz të pa mbrojtura, përkundër armatimit shumë me të mirë dhe me shumë së kroatët, ata pra serbët qanin nga friga.
Nëse Kosova do ket vetëm 30% të armatimit që do ta ket Serbia, mos tket frikë.