Vota e emigrantëve, projektvendimi: Regjistrim online dhe verifikim përmes ''Face ID''

10 Janar 2021, 11:59Politika TEMA

Regjistrimi “online” është zgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si mënyra më e sigurt e mundshme për të mundësuar votën e shqiptarëve nga jashtë shtetit.

Në një projektvendim të KQZ-së, janë përcaktuar rregullat që emigrantët do të ndjekin për të dhënë votën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Komisioni pritet të ngre një sistem teknologjik për të regjistruar fillimisht kërkesat e emigrantëve. Por nuk do të mjaftojë vetëm ky regjistrim pasi fillimist do të duhet që ata të kenë deklaruar dhe regjistruar adresën e vendbanimit, siç e përcakton dhe ligji.

Shqiptarët që do të duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare, do të plotësojnë të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ-së, i cili gjithashtu do të bëjë verifikimin e çdo personi nëpërmjet dy mënyrave: përmes të dhënave personale dhe familjare, përmes identifikimit me “Face ID”.

Nëse të dhënat e marra nuk përputhen, atëherë personit në fjalë do t’i hiqet e mundësia e votimit.

KQZ nuk e ka një numër të saktë të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për shkak se nuk ka një regjistër të tyre.

Ndonëse ky projektvendim pritet të miratohet së shpejti, KQZ është e vetëdijshme se ky proces është i vështirë për t’u realizuar, jo vetëm për shkak të afatit kohor, por edhe sepse Shqipëria nuk e ka ende një kornizë të plotë, që rregullon dhe mundëson të drejtën e votimit, nga jashtë vendit për zgjedhësit me vendbanim jashtë shtetit.

4 komente në “Vota e emigrantëve, projektvendimi: Regjistrim online dhe verifikim përmes ”Face ID””

  1. laramani njengjyresh says:

    hahahaha, nuk realizohet votimi i emigranteve per shkak te afatit te shkurter kohor hahahaha.
    Shkerdhata, po pse u kujtuat tani te filloni procesin?

  2. k says:

    Të deklarosh vend banimin është e pamundur (si çdo gjë në shqipëri).
    Janë vetëm “lloqe kavaje” për të mashtruar veten dhe të tjerët.

  3. votuesi says:

    Sa me shpejte aq me mire sigurimi i te drejtes legjitime per te hedhur ne kutite e votimit voten si qytetar te ketij vendi!Ndryshe ,ai do vazhdoje te quhet vend rrumpalle ku Celi- bashet e radhes do te tallin menderen me kete popull!
    Urgjentisht kjo nyje e demokracise duhet te zgjdhet .

  4. A says:

    Po nuk thuhet gjeja themelore: per cilet kandidate mund te votojne emigrantet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje