Darka e Dubait që “çmendi” rrjetin dhe frika e opozitës, që retushon personazhet

11 Janar 2021, 10:02Politika TEMA

Pamjet e një darke në Dubai, ku shfaqen disa zyrtarë të lartë të Qeverisë, kanë revoltuar rrjetin këto dy ditë.

Kjo, duke qenë se pamjet janë shfaqur ndërkohë që Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut, të cilat kanë sjellë edhe përmbytje.

Kuptohet, pamjet shkaktojnë revoltë, po të shohësh interpretimet e opozitës dhe mediave pranë saj, sipas të cilave, ata hanë e pinë me lekët tona, ndërsa ne përmbytemi.

Nuk kanë rëndësi shpjegimet, se ata ishin ftuar nga princi arab dhe gjithë shpenzimet ishin të paguara, pasi pamjet dhe interpretimet në fakt e kanë bërë efektin e tyre.

Por, edhe pse opozita dhe mediet pranë saj kanë denoncuar këtë “skandal të madh”, ato janë të pandershme dhe kanë retushuar të pranishmit.

Përshembull në krye të tavolinës ishte biznesmeni më i madh në Shqipëri, pasi takimi në Dubai për çështje biznesi ka qenë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e portit në Durrësi, ku arabët do të shpenzojnë 2 mld euro.

Por, në denoncimin e tyre, si Basha, Berisha, por dhe mediet pranë tyre, e kanë fshirë nga video biznesmenin në fjalë dhe natyrisht nuk kanë guxuar t’ia përmendin as emrin, dhe nuk kuptohet përse, pasi ai në fakt ishte për biznes aty dhe nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe apo të paligjshme, që ta fshehin sikur ka bërë ndonjë krim.

Tani një opozitë që thotë se e keqja e këtij vendi janë oligarkët dhe pastaj ka frikë t’i përmendë ata me emër, dhe më keq akoma i retushon, nuk është fort e besueshme.

Pastaj sa për këtë revoltën se ku hëngrën, sa hëngrën e si hëngrën, kur ne po përmbytemi, është e tepërt, pasi gazetarët që kanë qenë të pranishëm aty e dinë kush e ka paguar darkën.

Ashtu siç në fakt, edhe shfaqja e ministrave në një darkë luksoze, pavarësisht se kush e paguante, ishte e tepërt, duke parë situatën në vend.

Sepse në një botë propagande dhe me rrjetet sociale ku çdo njeri ka akses, tashmë nuk ka më rëndësi përmbajtja, por forma, dhe njerëzve iu mbeten në mendje fotot e tyre duke ngrënë mish në një restorant luksoz, jo kush pagoi dhe fakti që ata ishin në Dubai për një project ambicioz, që do të krijojë mijëra vënde pune në Shqipëri.

(TemA)

38 komente në “Darka e Dubait që “çmendi” rrjetin dhe frika e opozitës, që retushon personazhet”

  1. Rezi says:

    Une nuk shikoj ndonje lluks te madh. Rradhes tjeter, ta bejne me vkm qe ministratet te vene me buke me vete.

    1. Endri says:

      Idiote qe nuk arrin te kuptosh thelbin e situas se krijuar. Ty te qin Tigri siç duket qe ske dy pare mend ne koke dhe ben ironi te tille.
      AJO DUKET QE ESHTE DARKE APO DREKE KORRIPTIVE MOJ TU SHPLAFSHIN TRUTE., PASI TE GJITH TE PRANISHMIT JANE TE TILLE.
      TIGRI OSE BENI KURVARE DHE HAJDUT
      BELINDA KURVARE DHE HAJDUTE
      MAZNIKU HAJDUT QE BLEN VILE TE LAGUNA BLU
      ZAMIRI DIHET E DIHET
      SHKO DHE TI MERJA NE GOJE MEQE BEN IRONI.

      1. Demokrati i vertete prej Kukësit says:

        Ore, po pse kaq legena dhe gomerë ju te Saliut? Kur do mesoni te bëni opozite, se na e bete Ramen peshqesh edhe per kater vjet te tjera. Debil.

      2. xyz says:

        I vraftë buka o Zot!

    2. xx says:

      O KIM MEHMETI: KU I KE MISHRAT QE PO SHQUEJNE ORE I PA TURP. TE kane plasur llambatinat qe nashkruan brockulla ? Ik ore qerohu dhe shko ne Maqedoni se mos ti hane ata keto shpifje.I PA CIPE.SHEH NJE TAVOLINE TEPER TE THJESHTE DHE JU HAP OREKSI PER MISH KETIJ UJKU.

  2. uskania says:

    Po këta të opozitës nuk hanë bukë këto ditë?

  3. Abc says:

    Turp qe hane ne restorant te kishin marre buke me vehte.

  4. Zana says:

    Po çfarë “darke luksoze” është kjo, xhanëm, me një gotë verë dhe ca mish në një tavë druri për të gjithë?! Apo me një tavolinë me pajtat sipër njëra tjetrës. Nuk e shoh dot “luksin”, aman!

  5. ben says:

    O tema
    1. ca pune ka bisnesmeni ne diksutimet e qeverive, sepse keshtu vertetoni ate qe thote opozita qe tenderat jane te paracaktuar dhe e gjitha eshte 1 show.
    2. Ca pune ka nenkryetari i bashkise se tiranes ,per portin e durresit.
    3. Ca pune ka gruaja e fuges.
    Ketu eshte bere muti mullar

    1. Albi_I says:

      O Ben, a e ke vene re qe kur ka artikuj per “bizneset” e Zamirit, TemA nuk lejon komentet.

      Ja kaq eshte e gjitha. Ketu eshte kapur jo vetem qeveria, por opozita, media dhe shoqeria.

    2. ben says:

      ben adashi-arabet nuk po bejne korrupsion me qeveritaret tane, pasi parate qe i kane dhene nuk jane per ndonje tender, por jane grante qe une dhe zotrote te kalojme ne ate port si njerez te qyteteruar dhe jo ne ate palo port qe kemi tani. E keqja eshte se individe si puna juaj, kerceni ne konkluzione sa here qe ju jepet rasti, pa ditur hollesi rreth asaj per te cilen flitet.

      1. Vlesh says:

        Na flliqen! 4 burra nje tave dheu tironsish tu e pi me fernet!
        Ptu rrace e e keqe! Tavolione pa sharme! Si kjo gjene ene ne katunet me te humbura te Shqipenise!

  6. Taulant says:

    Darka eshte bere ne NUSR-ET STEAKHOUSE qe eshte nje nga restorantet me te shtrenjte ne Dubai.
    Nuk diskutohet qe nuk e kane paguar ministrat por biznesmeni qe eshte me ministrat e ka paguar.
    Po lind pyetja?
    Cfare i premtohet biznesmenit mbas pagimit te darkes ????
    Tenderat vjedhjet e pasurise publike etj.

  7. Labi says:

    Nuk eshte e keqja te darka edhe te fakti qe zyrtaret e shtetit shiten per nje biftek,po turpi me i madh edhte te opozita qe bie ne kete nivel.perfundimi,filmi eshte bere nga nje pjesemarres ne darke,per ta vene ne facebook ta shikojne shoket,nese Zamiri do ti vinte dhe nje biftek extra dhe gruan ja merrte Fuges,si ja ka marre shume te tjereve,edhe ndonjerit nga te opozites qe ben gam gam.Palloshi duhet te shikoj te gjej njerez me te pjekur qe me se shumti shkojn deri te nje gote raki,kshu Hollandezi nuk ka shkak per te fole.

  8. Boo says:

    Kto tifozet e Edvinit prite kur te shkruajne se ministrat po hanin buke me djathe e po pinin uje boville. Ku e shifni luksin ktu more aman pyesin.
    Dikur thuhej edhe per Enverin qe i harnonte çorapet vete dhe tifozet ngazelleheshin dhe ishin gati te rrinin pa çorape fare.

  9. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Koqe…. eshte e kote te pergjigjesh

  10. Bobi says:

    Mos bllokoni komentet se populli vetem te flase ka mundesi.Mua si individ nuk me shqeteson fakti i kesaj dreke superlluksi
    Mua me shqeteson se cila eshte arsyeja e kesaj pagese nga ana e princit. Cfare do marre ne kembim pse mbahet e fshehur. Nuk dua tja di a ishte apo jo Zamir Mane apo jo

    1. CU says:

      Obob sfare do marri more bob ? SHTEPINE TENDE DHE KSOLLEN TIME. Ata kane kontrate te ndertojne portin e Durrsit dhe ta kthejne ne nje port turistik.Ka ligje qe rregullon marveshjet ne se do ta cfrytezoje ai disa vjet pornuk di asgje me saktesi sepse qeveria akoma nuk e ka mbaruar marrveshjen. Vetem Tit budallai i di hollsirat se ja shpiegon Monika.

  11. Sqepari says:

    Pa u rrethuar lalzi, letyrat qe polli ky sistem hajnash, keshtu do vazhdojne!

  12. klemi says:

    Cfare jane keto diskutime, hengren apo jo darke zyrtaret. Po si kujtoni ju qe kritikoni se ata nuk jane njerez, a nuk duhet te hane darke ato. Turp cfare diuskutohet. Po perse more njerez ne kohe lufte, psh ne ’97 sa muaj nuk hengri daarek berisha me paloqen e Co? Po kur ndodhi tragjedia e gerdecit sa dite nuk hengri mediu e familja e berishes?

    1. Sidita says:

      Jo, ministrat nuk duhet te hajne darka luksoze, nuk ka rendesi kush i paguan. Nese qytetaret e shqiperise vazhdojne te jene ne varferi, ministrat nuk e kane te drejten te jetojne ne luks. Do vije nje dite qe shqiptaret do dine te reagojne per keto padrejtesi.

  13. Tirana says:

    ….tani shifni kush do beje MUTIN me te madh…dhe ndajeni me Berishen. …Meten. .Monin. ..Luli eshte i ngopur …nuk do..

  14. dubdab says:

    Nuk ka ndonje gje per tu habit.Rilindja po punon fort per shqipnin qe duan

  15. Lensi says:

    Shum e lepiheni si gazetë e njëanshme që jeni. Kur vjen puna për të ruajtur interesat tuaja i thoni derrit daj!!

  16. Loku says:

    Turp merremi me diskutime cfar kane per te ngrene
    delegacionet e kush e paguar dreken e nuk merremi me
    problemin cfar u diskutua ne keto takime.

  17. rexha 10 says:

    Perse nuke mereni me historine e biznesmenit se si u be ,,apo te Aeksander Frangaj etj ,pore kapeni se ku e hengri ,dhe sa e hengren.Mbi te gjitha e hane populli ,dhe jo ju qe llapeni ,dhe po hani per dite.Pastaje ziheni per dite se ai ka henger me shume ,dhe ne kemi henger me pake .Apo ai ka vjedhur me shume ,dhe ne kemi vjedhur me pake.Kjo histori do te vazhdoje edhe 30 vjet te tjera me keta majmuna qe erdhen ne tirane me opinga llastiku ,dhe hanin byrekun me buke.ptu rrace e shpifur ,qe vrtem njerze nuke u bete nje here te veteme.
    Te fala Sandrit e Manes.

  18. Velo says:

    Me këtë kauzë opozita e ka zënë demin nga brirët. Rrup-sup ia kanë bërë mazhorancës. Bravo kështu vazhdoni, e keni fitoren të sigurtë.

  19. aleko says:

    Po berisha me bashen kane ngrene keto dite qe po bie shi …kushe ma gjen?????? ha ha >>> e ne shqipetret lame name pergjojme edhe kur haet buke…Cfare turpi!…lame name..keta po thone bizesmeni le te haje po e vecojme ate vetem ministri jo…hahahaha..

  20. Xheku says:

    Bisesmeni ne dark me ministra ?????. Me jep te jap kalo maton. Vetem ne ate ven ndodhin kto pislliqe. Po kaq I fuqishem qeka ky jevgu I Vlores. ?????

  21. Cen says:

    Maznik derr na ringjalle Toni Sopranon!!

  22. Daj Sami says:

    Opozita e leshit,jane ba si te terbu,se pamundesia qe kane per tu votuar,jo per faj te ER,po per bemat e tyre,pjesa me e mire e tyre ,dp dalin ne pension ne opozite,po deri ne 28 -en,keta nuk kane lidhje me qeverisje,se ne krye te tyre jane individe me rekorde te renda kriminale,qe jo larg ,po afer do te ballafaqohen me fundin e tyre dhe keta klyshat qe lepihen mbas tyre,e kane nga halli,se pjesa me e mire e tyre e dine shume mire,qe me Lulin,Saliun,Monen ,Ilirin dhe takamin e tyre ky vend nuk behet

  23. Luli says:

    Sa budallenje ka neper komente keta komentuesa,pa llogjike,cinizem,fshatarizem,mendje thare dhe injorant
    Te gjithe e dine dhe ne te gjithe boten dihet qe mbasi behet ndonje marveshje shtrohet e dhe nje darke nderi ,por edhe per te mbajtur shpirtin me energji ,sepse nuk jane robota qe punojne dhe mendojne me batery
    Po pse vetem injorantat Shqipetar,fshatare tru thare duhet te Hane,Hane???????
    Turp ku jane katatindsur keta Shqipetare qe e kane vetem mendjen tek te ngreni nga varferija shpirterore
    Ooo e Mjera Shqiperi kush te ka shti me kryet ne ( Balte,Injorance,varferi mendore,Cinizem per cdo gje te bukur dhe moderne ,Fshatarizma ,Malokerira )

  24. Gazmendi says:

    Deri ku arrin ligësia, budallallëku, injoranca, debilllëku, marrëzia e urrejtjes të përkrahësve politikë opozitarë. Restorantet luks të Dubait nuk servirin si në këtë foto. Së pari shtrohet mbulesa e tavolinës, pecetat dhe takëmi i madh I pirunëve, thikave, lugëve, pjatave. Delikatesat ushqimeve që serviren në restorantet luks nuk kanë pamjen e ushqimeve të tipit fast food, si këto në foto.NJerëzit e huaj që frekuetojnë këto restorantet vishen më kostum , kravatë e deri me papijon, the jo më bluza tutash. E pashëmbëllt deri ku janë arritur akuzat!

  25. pa vlere says:

    PO GAZETA PSE NUK E FLET ME EMER BIZNESMENIN?
    Eshte gazetari, pershkruhet fakti me emer dhe mbiemer, thuhet a verteta apo cfare??
    Dhebthone pse ikin njerzit nga Shqiperia.
    Une nuk e kuptoj dot, pse duhet te rrine?!

  26. Luka says:

    U qelb gjithe Shqiperia nga era e mishit te pjekur veres nga me te shtrenjtat,biftekeve te lyer me flori e cudira te tjera dhe Rilindja buzeqesh.Cudi,edhe princat myslimane arabe kane filluar te pijne vere. Besojini asaj qe shihni dhe jo komenteve te qeverise.

  27. Coli says:

    Ore njerez po ata vertet hane e pine me 40 gryke por ama mendjen e kane tek hallet e popullit.

  28. edi says:

    Tiranen e paska zene hall i madh dhe ka frike mos ngelet pa pjese.

  29. durresi says:

    Probabiliteti qr te jete darke korruptive nuk eshte e vogel, por edhe sikur keta zyrtare te jene te ” ndershem” , nuk eshte etike qe te ulen duke ngrene darka jo zyrtare me individe te cilet permbushin interesat e tyre nga keta zyrtare ne “kurriz” te interesave te vendit tone.
    Gazetari ben mire qe te kete pak me shume kansiderate per ne lexuesit se nuk jemi budallenj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje