Ministrja austriake e Punës, Christine Aschbacher, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se tema e diplomës së saj në universitet është një plagjiaturë.
Megjithëse këmbënguli se punimi i saj nuk ka qenë plagjiaturë, ajo tha se po tërhiqej për të mbrojtur familjen e saj.
Aschbacher, e cila është një anëtare e Partisë Popullore Konservatore Austriake që udhëheq koalicionin qeveritar, akuzohet se ka kopjuar të paktën një të pestën e disertacionit të saj të doktoratës nga burime të tjera, si dhe pjesë të tezës së saj të diplomës. Akuzat janë bërë nga akademiku Stefan Weber i cili është i specializuar në zbulimin e plagjiaturës.
Por ministrja thotë se e kishte shkruar disertacionin dhe tezën e diplomës duke u mbështetur në njohuritë dhe besimine saj.
“Armiqësia, agjitacioni politik dhe fyerjet fatkeqësisht po shkarkohen jo vetëm mbi mua, por edhe mbi fëmijët e mi, dhe me një forcë të padurueshme.”– është shprehur ajo, citon Reuters. “Nuk mund të lejoj që kjo të vazhdojë për të mbrojtur familjen time. Për këtë arsye, unë jam duke dhënë dorëheqjen nga zyra. ”
Kancelari Sebastian Kurz e falënderoi Aschbacher për punën e saj dhe tha se e pranon vendimin e saj. Të dielën ai emëroi si ministrin e ri të Punës, studiuesin ekonomik, Martin Kocher .
ndoshta shqiptaret aty do ishin me shume te interesuar ,
te mesonin Lajme te tilla prej nji Shteti Serioze si Austria ;
Nji qytetare nga Linz-i Austrise para disa ditesh kercenoje Kanzelar-in Kurz
me vdekje .
Prokuroria dha urdher arresti .
Policia e arrestoje kercenuesin e Kanzelar-it Kurz dhe ate e pret nji Denim
2-3 Vjete Burge .
———————-
Ju kujtojme se Prokuroria e Shqiperise ( me falni per krahasimin apo referimin por ne duhet
te ndjekim shembujt Pozitive te Shteteve te Botes se Civilizuar ku Sundon Ligji )
duke u ndjer i fyer para pseudoDrejtesie ne vendin tone Shqiperi ,
ku krimet e kercenimet e salih berishes ,metes etj Krimineleve
te mirenjohur nga populli shqiptare , mbrohen nga Prokurorua e
ashtuquajtura Drejtesi ne Shqiperi .
Sa her duhet te vrasi salih berisha -shqiptaret dhe kercenoje si dikur
nga parlamenti dhe disa her hapur KM e Shqiperise se do ta vriste
e do ta vrasi ,se ben cdo dite thirrje ne FB per permbysjen e Shtetit me dhune
duke kercenuar Shtetin Demokratike ?
Pra shikoheni se ku jemi ,ne Raport me Boten me Europen te ciles
ne ne menyren me hipokrite e cinike i Referohemi ne cdo rast .
Drejtesia Shqiptare eshte nji klan kriminal ,perndryshe salih berisha sot
ishte te pakten 30-vjet i denuar .