Rama bën vaksinën i pari: Po e bëj që t’i jepet fund konspiracioneve me çip, kthimit të ilirëve në vikingë apo aziatikë

11 Janar 2021, 12:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama do të bëjë vaksinën ditën e sotme.

Në daljen publike kryeministri tha se po futet pa radhë për të dhënë shembull se vaksina është esigurtë.

Ndërsa ministrat do të presin radhën e tyre.

“Unë do ta bëj për të dhënë mesazhin e qartë se vaksina jo vetëm është e sigurtë por është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm dhe për t’u dhënë të gjithëve se dokrrat me çipa dhe manipulime të geneve e transformime të ilirëve në vikingë apo në aziatik janë qesharake. Nuk do doja t’i zija radhën askujt nga ata që duhet të bëjnë më parë. Por do ta bëj sot” tha kryeministri.

Procesi që nis sot në orën 17:00 nuk do të jetë i detyrueshëm dhe do të jetë falas. Rendi i vaksinimeve parashikon nisjen me stafet mjekësore dhe për të moshuarit.

7 komente në “Rama bën vaksinën i pari: Po e bëj që t’i jepet fund konspiracioneve me çip, kthimit të ilirëve në vikingë apo aziatikë”

  1. maniastirrlliu says:

    ti merr vaksinen me leng portokalli
    po neve thuaj??

    1. Ceku i Bardhe i Rames dhe vaksinat e tij Kineze, lol says:

      Inshallah, te ndjek Basha, Meta ,Berisha, Ruci, Palla, Konja , zhele-zhelja e kompani….e me rradhe ne kete moment historik per shqiptaret…..dhe se mos te mbarohen ato 100 vaksina deri ne mbasdite…

  2. maniastirrlliu says:

    ti merr vaksinen me leng portokalli
    po neve thuaj??

  3. Fund koronës.? says:

    Hajt shnet .

  4. rexha 10 says:

    AMANE ORE KRYEMINISTER :BERI NGA NJE VAKSINE ATYRE MINISTRAVE NE FOTO ME BISNEZMENIN , QE TE BEHEN NORMAL.SIDOMOSE ATE NGA GJIROKASTRA KU MA GJETE SEPSE AI PER TE GJITUR NJE 10LEKSHE QE E HUMBE NATEN ,DJEGE NJE 5 QINDESHE.DHE KU MA VENDOSE SI MINISTER ,TEKE FINANCAT.

  5. USA says:

    Po Lul gënjeshtarit ç’far i ngeli tani?

  6. Tr says:

    ATO JANE VAKSINA ME UJE DHE SHEQER, SERUM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje