SHBA-ja do të shpallë rebelët huthi si terroristë

11 Janar 2021, 13:59Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara do të shpallin rebelët huthi të Jemenit si grup terrorist, pavarësisht shqetësimeve nga grupet e ndihmës se një gjë e tillë do të ndikojë në furnizimet humanitare në shtetin e shkatërruar nga lufta, i cili është në prag të urisë së përhapur.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë të ditur këtë vendim më 10 janar, duke thënë se rebelët huthi kanë kryer fushatë ushtarake që ka “lënë të vdekur shumë persona, e cila vazhdon të destabilizojë rajonin dhe u mohon banorëve të Jemenit që të kenë zgjidhje paqësore në konfliktin e shtetit të tyre”.

“Shpallja pritet të mbajë përgjegjës Ansar Allah për veprimet e tij terroriste, duke përfshirë sulmet kufitare që kërcënojnë popullsinë civile, infrastrukturën dhe dërgesat komerciale”, ka thënë Pompeo në një deklarate, duke përmendur emrin zyrtar të lëvizjes huthi.

Ky vendim vjen vetëm 10 ditë para se presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden të nisë udhëheqësinë, çka potencialisht mund t’ia kufizojë administratës së ardhshme demokrate diplomacinë me Iranin, i cili ka lidhje me rebelët huthi.

Grupet e ndihmës dhe Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpallja e rebelëve huthi si terroristë do të rrezikojë ndihmat humanitare për 80 për qind të banorëve të Jemenit.

Jemeni, shteti më i varfër në botën arabe është përfshirë në luftë civile nga viti 2015.

Si pasojë e këtij konflikti kanë vdekur më shumë se 100,000 persona, infrastruktura është shkatërruar, dhe është krijuar kriza më e rëndë humanitare.

1 komente në “SHBA-ja do të shpallë rebelët huthi si terroristë”

  1. loni says:

    merruni me rebelet tuaj qe u ulen ne karriket e demokracise ( gjasme demokraci ),po leri rebelet botes myslimane se nuk jeni me ju te besoni dhe te na tregoni se kush eshte rruga juaj e lirise,lirine dhe demokracine tuaj e pame me 6 janar 2021 se cfare shoqerie demokratike ishit,treguat qe jeni nje popull BARBAR te tjerat jane thjesht reklama qe ju mund te justifikoni veten,ju vrat popullin tuaj para kater ditesh,nuk besoni ne demokraci lereni llafet o pompeo,nuk keni asgje me shume se komunistet,thjesht perpara ligjit nuk jemi njesoj pompeo,nje pyetje POMPEO a i denon ti THIRRJET PER TE NCITUR PROTESTA TE DHUNSHME KUNDER VOTES SE LIRE TE PRESIDENTIT TEND TRUMPIT,ASHTU SIC EDHE NDODHEN???????BESOJ SE JU JENI HIPOKRITER,CFARE BENI JU ESHTE DEMOKRATIKE,CFARE BEJNE TE TJERET NUK ESHTE DEMOKRATIKE,TURPPPPP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje