FOTOT: Arrestohet në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini

12 Janar 2021, 14:39Rajoni TEMA
FOTOT: Arrestohet në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres së

Disa aktivistë të PSD-së në Kosovë janë arrestuar pas një proteste para komisariatit të Policisë në Prishtinë. Mes të ndaluarve është edhe Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Aktivistët e PSD-së kanë shkruar në muret e stacionit policor “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Pas ndërhyrjes së policisë, ka patur një përplasje mes efektivëve e përfaqësuesve të PSD-së.

Protesta e organizuar nga PSD-ja kishte si synimin vendimin e qeverisë Hoti për të të dënuar qytetarët për mosrespektimin e masave anti-covid, ndërsa partive u lejohen tubimet elektorale.

6 komente në “FOTOT: Arrestohet në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini”

  1. Shume bukur e ka shkruajtur .
    Shprehja i qendron bukur Realitetit si ne Kosove edhe Shqiperi .
    C’kujtojne kta politikane more se jeta e popullit eshte Prone e tyre !!!!!!!!!!
    Mos u ndalni trima shqiptare ,ne kerkim te se drejtes tuaj dhe nji Shteti te Vertete
    jo Manikinesh te krijuar sipas shijeve e mides se te Huajve .
    Kosova ka mjaft intelektuale qe mundet te perfaqsojne Kosoven me se miri ne
    Pushtet .

  2. Verdi says:

    Mendoj se është e drejtë që po protestohet se politikamet te në masin me dy kute!!!

  3. Aqifi says:

    Cfare eshte PSD ,parti apo grupim politik?

    1. informacion says:

      Partia Social Demokrate e Kosoves.

  4. Alpet.al says:

    Lajmi qe jepet ketu, ne vetvete, nuk ka pike rendesie per shqiptaret ketej kufirit.
    Madje, nuk ka rendesi, as edhe per vete shqiptaret e Kosoves.
    Ky titull, eshte nje shtojce e axhendave greko-serbe panortodokse te mbajtjes ne kembe te percarjes Shqiperi-Kosove, se medemek shiko cfare na jane sjelle ketu ne Shqiperi si ministra nga Kosova, si kjo Besa Shahini e arsimit, burri i te cilit eshte arrestuar nga policia.
    Duke mos dhene ne formulimin e titullit, as rrethanat dhe as shkaqet e arrestimit, titulli le pas poshtersine e hamendesimeve te nje burri ordiner, te arrestuar per kushedi se cfare lloj krimi, qe gjithesesi, denigron figuren e paster te Ministres Besa Shahini dhe perbalt nje tendence te Rames per te sjelle personalitete nga Kosova ne qeverine shqiptare si nje shenje e pagabueshme se jemi nje komb ne te dy anet e kufirit, se te gjithe kosovaret kane akses te plote ne jeten dhe administraten e Shqiperise, ne menyre fare te natyrshme dhe se jane kiurdohere te nevojshem dhe te mireseardhur tek ne.

    Qellimin e botimit te lajmit, ne te vertete, e shohim tek titulli i lajmit.
    Eshte nje titull i poshter, edhe sikur te justifikohet se eshte bere thjesht per klikime.

    1. ik ere pirdhu says:

      Mos ja fut kot o grindavec. Ky Dardani mund te jete arrestuar per nje ceshtje te drejte. Keshtu i rriten vlerat edhe Beses e jo ti bien! Mjaf e torret leshin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje