Pagoi 8 mln lekë tek... pastruesja, por nuk i dhanë as bukë. Publikohen mesazhet që e ndjera i dërgonte të bijës: Mos më le me vdek

12 Janar 2021, 21:29Sociale TEMA

Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e së martës rastin skandaloz në spitalin Covid 2, ku një sanitare hiqej si infermiere dhe i mori një të reje një shumë të madhe parash për t’u kujdesur për të ëmën e shtruar për shkak të koronavirusit. Por kjo e fundit fatkeqësisht ndërroi jetë.

Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj 55-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen.

E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar nen dore i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

“Fakti që mami im iku, u nda nga kjo jetë, unë kam dyshimet e mia që ka pasur një trajtim shumë të ulët. Nuk ka marrë trajtimin e duhur. I ka munguar ushqimi. I çoja ushqim, mami më thoshte më ka sjellë vetëm supë, ndërkohë që unë i çoja duke filluar nga kosi, kosi i frutave, lëngjet e shtrydhura. Mamit i çonte vetëm supën. 

Atëherë duke qenë se mamaja ime ishte me 5 burime oksigjeni nuk ishte në gjendje që të ngrihej në tualet vetë dhe duhej që të mbante pampersa. Kishte 4 ditë pa marrë klizmën, ndërkohë kjo më thotë që e ka marrë klizmën, ka marrë edhe lekët. 

Më ka marrë 40 mijë lekë atë natë, sepse normalisht do të ndërrohet dy-tre herë. Mami më shkruan në mesazh dhe më thotë: Mami, nuk më kanë bërë klizmën. Ky ishte dyshimi i parë. 

Katër ditë ia kanë lënë në sirtar. E pyeta, po më tha që e ka bërë. Kam mesazhet e mamit që më thotë po vuaj shumë se nuk më bëjnë klizmën. 

Pjesa e dytë ishte që kam sërish bisedat në telefon që më thotë mami më kanë larguar karrigen e ushqimit, më kanë larguar edhe ujin dhe kanë ardhur duke bërtit, më kanë thënë: do hash dhe po pish vetëm lëngje. Do hash kur do të them unë sepse zonja që është sanitare e ka merak të të ndërrojë, ndërkohë që mua më merrte lekët. 

Kjo nuk ka ku të shkojë, gjë më të rëndë, t’i largojë karrigen e ushqimit një të sëmuri që është me 5 burime oksigjeni, ka nevojë për ujë gjatë gjithë kohës”, tregoi vajza e viktimës.

Pacientja: Jam shumë keq, se më kanë shtuar oksigjen. Motër a keni dhënë ndonjë lekë, se edhe Tirja mezi po vjen sot. Doktoresha nuk vjen.

Vajza: Kanë marrë lekë të gjithë, po është Titi aty. Mami je mirë, veç duhet të rrish e qetë. Gjithë mjekët thonë që i merret fryma nga stresi.

Pacientja: Mirë zemër, unë nuk kam stres.

O ti je princesha jonë, po më dërgon edhe Nela 200 Euro tani. Për Zotin do bëhesh shumë mirë.

Pacientja: Ju dua shumë!

O jeta ime.

Pacientja: Erdhi Tirja duke më bërtit pse kisha dalë jashtë. Duke më thonë s’do hash asgjë vetëm lëngje, do pish se nuk duron kjo gruaja.

Ouu. Vetëm Tirja ka marrë 40 mijë lekë dje. Sot i dhashë 100 doktoreshës dhe 30 infermieres. Bëje sa herë të të vijë ty.

Pacientja: Ma ka larguar karrigen me gjërat e mia. Do të hash kur të them unë thotë. Ai mos nuk i jep lekë kësaj për vete? Mos se po më bëjnë ndonjë gjilpërë. Jam keq, fol me Tiren. Më ka rënë oksigjeni. Thuaji Tires të vijë pak.

Më thuaj a erdhi njeri dhe sa e ke oksigjenin. Më thuaj të lutem.

Pacientja: Asnjë, as Tirja.

Mami veç rri e qetë për momentin se ndaj lëvizin aparaturat. Tirja po vjen, jam jashtë pa merak.

Pacientja: Merr doktoreshën.

Pacientja: A fole me Tiren? Më kthe përgjigje.

Po është afër.

Pacientja: Mos më le me vdek, jepi lekë ndonjë tjetri. Jam bërë hekur në gojë. S’kam doreza e gërshërë të vogla me pre pampersin se pastrohem vetë. Po s’ke prurë asnjë palë doreza. Ku je? Erdhi dhe iku pa prek gjë me dorë se ça bie ti nuk fus gjë në gojë. I merr mbasdite në shtëpi mbasdite mashtruesja. Mos thuaj gjë, mos jep gjë pa thënë unë. Ngordha për ujë.

Ok. Tani po e bie Titi. Ok.

Pacientja: Merre infermieren.

Si je tani? A u qetësove?

Pacientja: Jam në siklet.

Ça ke? Ca ndjen shpirt, Më shkruaj për çdo gjë.

Pacientja: Mirë.

Kam lajmëruar doktoreshën, rri e qetë të lutem.

Pacientja: Tirja nuk ka ardh fare. Nuk kam hongër sanduiç sonte më tha.

Vajza, që humbi nënën, realizoi një takim me sanitaren, që hiqej si infermiere, Tire Alldervishi. Kjo e fundit pranoi marrjen e parave çdo ditë, madje tha se ka marrë edhe për infermierët dhe mjekët, që i kanë shërbyer të ëmës.

Denoncuesja: Tire si je? Ka mundësi të flasim dy minuta?

Sanitare Tirja: Këtu në rrugë?

Denoncuesja: Këtu, se s’kam vend tjetër. Nuk e di, a e ke marrë vesh për mamin tim?

Sanitare Tirja: Po, që ju la…Qoftë e xhenetit, ju pastë lënë uratën!

Denoncuesja: Nga ty jam shumë…

Sanitare Tirja: Unë, sa pata mundësi, sa pata në dorë…

Denoncuesja: Unë jam shumë e zhgënjyer, unë të dola borxhit edhe po të dal. Të thashë: Tire nuk dua asnjë lek nga ça kam dhënë për të tjerët, ti e di shumë mirë shumat, sa janë marrë. Unë kam nevojë për ato lekë tani, se e kam babin në gjendje shumë të rëndë.

Sanitare Tirja: Dëgjo e lejmë një ditë, se jam me nusen e vëllait..!

Denoncuesja: Tani, unë dua vetëm një përgjigje!

Sanitare Tirja: Do flasim dhe unë kam qenë shumë e hallakatme.

Denoncuesja: Tire, unë babin e kam në gjendje shumë të rëndë.

Sanitare Tirja: E di, e di.

Denoncuesja: Unë kam shumë nevojë për ato lekë!

Sanitare Tirja: Nuk ke pse e bën aq të madhe, s’ka lënë jevg e harrixhi… pa më thënë…

Denoncuesja: Unë kam mbledh gjithë infermierët dhe doktorët dhe më kanë thënë nga Tirja s’kemi marrë asnjë…

Sanitare Tirja: Unë të thashë, më thuaj një?

Denoncuesja: Edhe kur ke bërë telefonatën me Titin, kush ishte sanitare, apo nuk e di, kur është bërë telefonata me Titin, ka thënë, që më ka dhënë dy herë nga 5 mijë-10 mijë.

Sanitare Tirja: Ani, pse të jap unë ty 10 mijë lekë, sa ia fute klizmën?

Denoncuesja: Si? O Tire, sa jepja unë për infermierët?

Sanitare Tirja: Pse t’i jap unë 20 mijë lekë?

Denoncuesja: Po ti m’i merrje mua dhe unë t’i jepja ty. Po ti më thoshe mua: nuk i dua ato lekë, se nuk i ka bërë.

Sanitare Tirja: Po a më the ti mua të shikoje, kush e bën punën?

Denoncuesja: Po pra, shikoje kush e bën punën, po ti s’më ke thënë ndonjëherë mua: “Merre këtë 10 mijë lekshin se i dhashë 10 mijë lekë”!

Sanitare Tirja: Jo nuk ta kam thënë, kjo është e vërtetë, po ne s’mbaruam punë bashkë.

Denoncuesja: Nuk po llogaris lekët, që kam dhënë për infermierët, që kanë qenë lekë pa fund. Më ka shkuar dhe 250 mijë dita, që ti e di shumë mirë.

Sanitare Tirja: O Ani, po ti e di, pse nuk e more me e ballafaquar, vetëm të nxirrje të vërtetën si është? …

Denoncuesja: Të ballafaqoj unë, po n.q.s të ballafaqoj me infermierë, që s’kanë marrë lekë, ça do bësh? Ok, do e ballafaqojmë edhe këtë pjesë, unë jam gati, që sot me e ballafaquar edhe këtë pjesë.

Sanitare Tirja: Po unë prandaj të thashë të merremi vesh si njerëz ..!

Denoncuesja: Unë që sot jam gati të ballafaqohemi me këdo!

Sanitare Tirja: Mua s’më erdhi mirë, se e kishte marrë vesh gjithë Sanatoriumi. Të thashë: hajde flasim si njerëz…!

Denoncuesja: Tire! Para jetës së mamit, që sot kalbet në dhe, mua më ikën shumat e lekëve…

Sanitare Tirja: Me Bonën, çfarë është ai tjetri, me Mirelin, s’ishin këta çunat pyeti një për një…

Denoncuesja: Ok! Unë do e ballafaqoj. Jam shumë gati, që ta ballafaqoj me të gjithë, se unë i ula të gjithë edhe Bona edhe të gjithë më kanë thënë, që nuk kemi marrë lekë…

Sanitare Tirja: Sinqerisht e ke…?!

Denoncuesja: Sinqerisht e kam dhe jam e sigurtë për këtë pjesë. Tire! Mami im po kalbet ne dhe sot. Babi është drejt asaj rruge. Unë jam vetëm me dy fëmijë të vegjël, kam dy muaj, që nuk i shoh fëmijët me sy…të dola borxhit, o Tire edhe të thashë po të fal.

Sanitare Tirja: Është e vërtetë. Unë këtë desha, të bisedonim bashkë me qetësi…

Denoncuesja: Megjithatë, unë dua, që të më thuash, se kur do të m’i japësh lekët? Pak nga pak, si do m’i japësh të paktën pjesën, që me ke marrë mua?

Sanitare Tirja: Do ta gjejmë zgjidhjen…

Denoncuesja: Unë pres përgjigje nga ty

Sanitare Tirja: Do flasim prapë!

Denoncuesja: Në rregull!

23 komente në “Pagoi 8 mln lekë tek… pastruesja, por nuk i dhanë as bukë. Publikohen mesazhet që e ndjera i dërgonte të bijës: Mos më le me vdek”

  1. ana says:

    kancer ju befshin Tireve ato leket!

  2. Butrinti says:

    O zot sa na ka prekur kjo histori. Ngushellime vajzes per humbjen e mamit…

  3. Luljeta says:

    Kam nje rast ekzakt keshtu me nje te aferm timin me dr. Violen nje monster se bashku me infermieret tek Shefqet Ndroqi. Kerma, i hengshi ne xhehnem ato para.

  4. Tjetri says:

    shum turp… dhe nuk ka faj vetem kjo Tirja sanitarja!!! Po infermerjet, mjeket ku jane? apo ashtu i lene t esemuret pa nderruar, pa ushqim… deri sa vdesin. Turp per te gjith stafin qe lejojne kte gjendje ne spital e dalin bejne propogande ne tv.

  5. Dani says:

    Kjo eshte plaga e vertet e shqiprise keto 30 vite Ku shkone ne spital e te vrasin shkone ne gjykate ne qofte se nuk ke lek te denone kote ne qofte se ke lek vret njerze e kalone detin pa lage per keto gjera duhet te flasin shoqatat njerze e pa varur dhe gazetar e Jo per darken e Arben Ametaj ne Dubaja duke ber propaganden e disa hajduteve si ilir meta Sali berisha e Lulzim basha e shume te tjera qe e Kan rrepe Shqiprine per 30 vjet une besoje ne Zote! Zoti pafte e gjykofte ne keta hajduta ne Qfardo niveli qofshin keta me vjen shume keq per ket gjendje qe jemi

  6. Kim été says:

    Po të ishin meshkuj, do kishte përfunduar me gjakëderrdhje.

  7. Gazetarja says:

    Po nuk i zhduket nga sherbimi spitalor keto specie , se njerez nuk mund ti quash , perndryshe kucedra me shtate koka te helmatisura , mos prisni te ndryshoj situata ne spitale ! Nje dru i shtrember rrezon gjithe stiven ! Largojeni nga puna dhe jepini denimin e merituar qe te prehet i qete shpirti i gruas se gjore ! Keto jane me keq se Covid ! Turpi i bluzave te bardha. Nje njolle e tille e zeze e zhben paturpesisht djersen e shume mjekeve qe po ropaten sot e gati nje vit !

  8. Zoti i denofte ato muter njerez... says:

    He thuaj qe jemi krenar qe jeni muter Shqiptare !
    Mire Leket qe i paska mare,,por nuk i ka bere AS hyzmet…He cfare ndodhe ne Shqiperi ,dikush me Miliona e Vila ,,nga vrasjet qe Kane bere ne Popull..dikush lufton te shpetoje nga vdekja..
    Ndergjegje Zero ,,normal jo e te gjithve,,por ne keto raste Si ne Spital ! pershembull..
    Krenohemi qe jemi ritur Si muter Shqiptare ..

  9. shqipèri says:

    aaa jo eee joooo sbehemi neve,kaqqq ske ca thua me ngushellime asaj vajze qe ka ber te pamunduren te shoetoj maman e shkret,por ktyre pidh motrave ca ka politikan majtas dhe djathtas do qir ato me te bukurat,mjer populliii me kta kurva qe na drejtojn.

  10. Veting për të gjithë says:

    Tirja dhe gjithë të tjerët që kanë marrë para nën duar duhet të arrestohen dhe të japin llogari për një sërë veprash penale të konsumuara, duke nisur nga korrupsioni deri tek keqtrajtimi i pacientëve duke i privuar nga ushqimi dhe shërbimet e tjera jetike. Është turp që një tufë matrapazësh dhe kriminelësh po bëhen milionerë, duke abuzuar dhe keqtrajtuar të sëmurët. Kur të kalojë kriza e Covid duhet të ketë një Veting për të gjithë sektorin, duke nisur nga infirmjeret deri tek shefat apo drejtorët e spitaleve të cilët duhet të pastrojnë figurën e tyre nga një perceptim i gjerë popullor se “po nuk u dhe rryshfet nën dorë jetën nuk e ke të sigurt..” Në këtë mënyrë do të kuptohen edhe kush janë profesionistët e pakorruptuar dhe me moral të lartë profesional, imazhi i të cilëve dëmtohet nga kategoritë e Tjerrjeve…

  11. Stop dhenies se parave nendore per te marre sherbimin ne spitale!!!! says:

    Ky rast nga kjo sanitare e pashpirt nuk duhet te kaloje lehte.Eshte teper i rende kjo eshte ta varesh ne mes te qytetit.Cfare njeriu qenka kjo sanitare kjo vetem njeri nuk mund te quhet si more njerez ne kete situate kaq te rende egzistojne dhe tipa si kjo sanitare. Deri kur do vazhdojme te paguajme nden dore ne mjeksine tone me allishverishe kur do mbaroje kjo praktike e felliqur. Cfare infermjere apo dhe doktora jane keta qe vene sanitaren te marri leke dhe per ta. Turp e faqe zeze keto duhen cuar direkt ne burg . Mire nena qe i humbi por dhe ana ekonomike e shkaterruar. Zonja Manastirliu ky rast flagrant eshte teper i rende,dhe nuk duhet kaluar lehte ,o shkoi ne fund kesaj plage ose ler dike qe te bej detyren qe njerzit te mos ken frike te drejtohen ne spital se shushunjat e te gjithe llojeve do tu marrin jeten dhe xhepin po nuk i pagove.

  12. kola says:

    Tmerr!
    I gjithe sistemi shendetesor eshte nje tmerr.
    Keshtu ka qene gjithmone.
    Do filojne justifikimet,jo rast i veçante,jo pordhi kali, asgje nuk ndryshon.

  13. Rita says:

    Jam shokuar me kete rast. Nuk dij si ta shpjegoj.Ajo nuk ka vepruar vetem .Te luash me ndjenjat e tjetrit,fatkeqsine familjare.? Ajo jo vetem pushim nga puna por dhe burgun e ka pak.

  14. populli says:

    Rast i ngjashem me ate pedofilin te ajo shkolla ne Bathore, ku drejtuesit ishin pale me abuzuesin.
    Ketu duket qarte qe ky institucion ka problem serioz menaxhimi

  15. Kjo eshte tragjedi humanizmi ka vdekur njerzit jan kthyer ne kafshe per lek pse nuk kap virusi keta te pa shpirt por denon fukarain zoti i denofte

  16. drita says:

    Veprimet korruptive jane bere e po behem edhe ne elbasan ku mjeket punen e tyre kresore e bejne ne klinikat private e ne shtet shkojne vetem per pak kohe e largohen.Mjeket e laboratoeve te analizave private te analizave jane tipike ato tere kohen punojne e fitojne shume marramendes te laboratoret e tyre private re analizave.Nuk ka kontrolle nga drejtoria spitalit , shefja e poliklinikes por as drejoria e taksave per te pare faktin qe laboratoret private nuk japin asnji fature.Tjetin e denon pre nji kafe kur nuk ka fature

  17. Ervinbushikurve e madhe says:

    Aty jane te gjithe per te q….. robte e shtepise!! PER HERE TE PARE JAM ME NJE MENDJE ME KAMPIONET E KORRUPSIONIT ATY..SAL BIRISHI ME KOMPANI,YLLIR MUTI ME KOMPANI DHE ROBERT ÇIMÇAKIZI(EDI)ME spiropalistet etij…ky lloj popull keshtu e do!!!!!Mjere ke ze halli aty!!!

  18. E verteta says:

    Pse qaheni o njerez , ne jemi te lumtur keq ishim ne kohen e PPSHs qe shyqyr e hoqet iku , ne at koh hanim dynjan neper spitale se na rrinin ke koka doktoret 24 or me te merzit , na vinte infermieria verdall ne kemb gjith diten sna lete rahat , pastrusja pastronte dhomat tre her ne dit na rrinte dhoma ne spital qelibar , dhe te gjitha kto pa i dhen kokrren e lekut , bile i kerkonim dhe llogari meqe paguheshin per at pun , sot ka lezet ta rrjep skalpin e kokes nje byth sanitare te le pa buk dhe jeta njeriut varet tek pastrusja spitalit , tek roja se jan kta te paret qe nuk pjerdhin per kerken , mos llogarit infermieret dhe doktoret me ata mund te besh vetem muhabet parash as nji muhabet tjeter jan si kambista , kur thoni qe jemi te lumtur mos u ankoni ky esht kapitalizmi , ne at koh na thoshin qe kapitalizmi te pi gjakun , ne shikonim rreklamat tek Italiani dhe qeshnim , si ta pi gjakun kapitalizmi , ja keshtu te mer dhe qindarken e fundit spitali dhe te le me vdek si qen , i qoft dheu i leht ksaj pacientes , familja te rroj vet , shqiptaret sot paguajn fajet dhe gabimet e veta kemi shar dhe baltosur te paret tan qe punonin dit nat dhe me ndergjegje , sot si popull ato gjynahe lajm , i qam hallin me shum llumit te kohes PPSHs dhe beshtym veten ton ky esht çmimi qe paguajm si popull sot , anarshin kerkuam kte e kemi ne perfeksion skeni pse qaheni .

  19. !! says:

    Ne spitalet tona kjo praktike eshte normale, perndryshe as e bija e pacjentes nuk do kishte ofruar para per sherbimin e se emes, dhe as sanitarja nuk do hiqej si infermiere me qellim rrushfeti.
    Dikush thote te varet sanitarja ! Ja e varem, edhe ? Sikur eshte faji i sanitares dhe jo i joni, apo eshte i vetmi vend ku ne kemi difekt. Ne si shoqeri kemi qene, jemi dhe do jemi te kalbur.

    1. Ku Jane Doktorret dhe infermjeren??? says:

      Apsulitisht jam dakorte me ty nuk Ka fare faje santasia ajo eshte nje njeri i keq por ne funde te fundit eshte pastruse por faji eshte I shteti Ku Jane Doktorret Ku Jane infermjeren ???qe e Ka Len te vdesin si kafshe

  20. Komunisti says:

    Fajin e kan moterqirt politikan nga te gjitha ant se po e degradojn kte vend duke vjedhur e plackitur cdo infermiere e doktorr duhet te paguajn €5000 deri ne €8000 te hyjn ne pun e KSHTU me radh fajin e kan went politikan qe kan futur ne pun lloj lloi zhulaqi ne pun shteterore se jan militant dhe me diploma te kristalit ,ne 25 prill duhet bojkot total I 3 partive te madhe rrug tjeter nuk ka ,ZHULAQT politikan do vin neper locale e do filloim te Japin birra e lek ,bojkot o popull

  21. indinjata says:

    Ky eshte kontigjenti qe kryekrimi shqiêtar Sali Berisha solli prej bjeshkeve ku zaptuan hapesirat e Spitaleve ne fillim shinsnin si ambulatore neper trotuarest brenda ambienteve dhe naten flinin neper pavione,deri sa u erdhi dita dhe i punesuan ,ne pamundesi per tua privatizuar spitalet ku nuk eshte çudi qe sot edhe mund te ishin pronare te ligjeshem!
    Tirja sot eshte eshte bisnesmene e shkelqyer ku luan me jeten e njerezve pa iu dridhur syre !Tirja mund te jete kusherira e Zhozit,e Mulit, e Shabes,e e e e e e e e e e e tokes se xanun e per rrjedhoje emisioni “stop” nuk duhet te shqetesohet aq shume per spitalin publik por per ate qe solli kete katrahure ku Tiret i gjeje ne çdo Institucion shteteror!Sa per ironin qe perdor Sajmo ,kjo eshte politika e bere nga Ai qe ju ka punesuar o Sajmo,dhe po te veproje ndryshe Edi ,ju direkt e akuzoni si diktator!Ndaj Ju jeni pjese e kazanit Berishist e per rrjedhoje nga t’ia nise me perpara qytetari Rama !
    Kete stafete do ta vazhdoje neser me padurim edhe Luli ,zhozi,ajo drania tjeter Rudi,ku nuk bene pjese Grita se ajo do te hape bordello!
    Kjo eshte Shqiperia qe ndertuam o Sajmo e qe sot e paguan qytetari i thjeshte Shqipetar se Ju te nomenklatures me siguri qe kuroeni jashte nen mbikqyrjen e satrapit Sali!
    Kjo eshte diktatura e budallenjeve qe perzune qytetaret e kryeqytetit duke iua nxirre jeten e e zaptuan ate ku po te vesh re neper rruget e saj shikone kafshe me dy kembe qe jane te dhjere por krenar si zaptues!
    Ndaj problemin kapeni nga rrenjet e jo nga ndodhia e çastit ,apo cenoni Sandrin! C’fare te beje perpara qytetari Rama qe i duhen te pakten dhjete jete per te ndryshuar Tiret qe i ka ne cço cep te Shqiperise fale demografise qe Saliu shiti per demokraci!

  22. Miti says:

    Ai spital duhet shkrire, dhe prokuroria te hetoje qe nga drejtori e deri te mjeket. Se mire sanitarja qeka mashtruese, po infermieret dhe mjeket ku ishin nderkohe qe paciantja qelbej ne te pergerat e saj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje