Prokurorët gjermanë në qytetet Koblenz dhe Oldenburg kanë deklaruar se kanë mbyllur atë që ishte ndoshta “tregu më i madh i paligjshëm në Darknet” i quajtur “DarkMarket” dhe arrestuan njeriun që besohej se e operonte atë, pranë kufirit të Gjermanisë me Danimarkën.
Autoritetet thonë se platforma darknet kishte një gjysmë milioni përdorues, ku tregtoheshin drogëra, para të falsifikuara, të dhëna të kartave të kreditit të vjedhura,si dhe karta SIM anonime.
Sipas deklaratës së autoriteteve gjermane, të gjithë këto elementë të lartpërmendur tregtoheshin online dhe transaksionet e kryera në kriptovaluta janë ekuivalente me një vlerë prej 140 milionë eurosh.