Presidenti amerikan në largim, Donald Trump i lë një ”patate të nxehtë” pasardhësit të tij Joe Biden, pasi sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka njoftuar se SHBA e ka vendosur Kubën përsëri në listën e vendeve sponsorizuese të terrorizmit, në një linjë me Sirinë, Iranin dhe Korenë e Veriut.
Reagimi i Havanës ishte i menjëhershëm, i cili “dënoi oportunizmin politik” të vendimit të Uashingtonit që e zbret Kubën në “një përkufizim cinik dhe hipokrit”.
Vendimi i Trump, i marrë “për të siguruar vazhdimisht mbështetjen e Kubës ndaj akteve të terrorizmit ndërkombëtar duke garantuar një strehë të sigurt për terroristët”, revokon një masë të marrë në 2015 nga administrata Obama në kontekstin e shkrirjes ndaj ish-kundërshtares së saj të Luftës së Ftohtë.
Si mundet kjo Bote te vazhdoje te heci me kte llogjike shpifjesh ordinere
duke i veshur tjetrit ate qe jane vete ne realitet .
Mir qe e cuan Cuben me embargot ne kufijte e mbijeteses e i kan len
shekuj mbas Botes se zhvilluar ,por nuk i ndahen lol me te tille brockulla Te Fortesh !
Kjo eshte pafytyresi njerezore e cila zhvendos vemendjen e Opinionit aty ku nuk duhet .
Boll mashtruat dhe u tallet me Boten maskarenje ,kriminele ,Satane