Këshilltari i Presidentit dhe kreu i komisionit paralel të ekspertëve të Presidencës, Edmon Panariti ka habitur me deklaratën e tij për shërimin nga Covid 19.
I emëruar aty nga Meta për të dubluar komisionin shtetëror të ekspertëve që kanë mbi kurriz gjithë punën për përballimin e koronavirusit, Panariti thotë se mjekët vetë kurojnë, ndërsa është Zoti ai që i shëron.
Postimi i plotë i Panaritit:
Trupi juaj është kështjella mbrojtëse ndaj hordhive virale covid. Krijesë dhe mrekulli e natyrës dhe Zotit!
Si dhe sa e mirëmban atë, është përgjegjësi individuale.. Prandaj Krijuesi të ka dhënë trurin dhe mëndjen, por edhe kokën mbi supe!
Krijuesi e ka pajisur trupin me mure mbrojtëse të jashtëm dhe të brendshëm.
Fytyra, duart, goja, fyti, rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë bedenat e kalasë janë muret e jashtëm mbrojtëse të saj ndaj armikut infektues .
Aty përplaset furia e parë e sulmit të tij .. Aty mund të zbrapsësh një pjesë të mirë të armikut. Ta pengosh ose ta pakësosh depërtimin e tij.
Sepse është vërtetuar që ngarkesa virale, pra numri i viruseve që kapërcejnë bedenat e kalasë dhe futen në oborr, është vendimtar në fatin e luftës kundër Covid .
Sa më pak trupa të futen aq më e lehte për trupat mbrojtëse brënda mureve për ti zmbrapsur dhe asgjësuar .
Troja u pushtua, vetëm kur u fut kali me ushtarë brënda!
Prandaj mbroji dhe forcoji muret e kalasë tënde ..
Mbroji me distancim fizik! Me higjienë deri në paranojë… Forcoji me vitamina dhe minerale, veçanërisht vitaminë D, C dhe zink që të mbajnë goditjet.
Dhe e ke e bërë gjysmën e punës.
Për trupat që do të kapërcejnë bedenat dhe do futen në kala, veprojnë ushtarët mbrojtës të imunitetit natyror dhe të trashëguar dhe mbi të gjitha ato të imunitetit të specializuar ( trupat speciale të armatosura, të krijuara dhe të stërvitur nga vaksinat anti covid) në ndihmë të të cilëve vjen edhe arsenali i armëve antivirale, anti inflamatore që të rekomandon mjeku.
Kjo është loja dhe beteja e cila luftohet në disa nivele për të patur sa më pak pasoja.
…doktor i kafsheve per kafshet…
Zgjedhja nuk eshte e rastesishme nga cobani i fshatit…
Ndoshta veteriner Panariti,ka bere ndonje kurs specializimi (ne distance),ne Iran,apo Arabine Saudite,apo diku tjeter,aty rrotull ?! Lymi Tutit
Për ca vota besimtarësh, pse mos të vëjë edhe Panariti rosario në qafë?
Shpresojmë që tani Panariti të vërë edhe një rosario në qafë e kështu të bëhet më qesharak se Mona e LSI. Ikën nga partia dhe vete në presidencë për t’i shërbyer partisë, LSI. Vetëm në Shqipëri dhe vendet e botës së tretë mund të ndodhin këto gjëra me konflikt interesi parti-presidencë. Jepu votën këtyre po deshe! Pu pu pu pu! Janë bërë si parti fetare. Një tufë sharlatanësh që tani çdo gjë ia rrasin Zotit, këta nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie! I di Zoti këto punë. Ku është Zoti? Fshihet si krimineli kur kapet me presh në dorë, apo thjesht nuk ekziston?
Doktor kuajsh. Por njerezit duhet te ndryshojne nga kafshet more mender prof. (kafshe ne fakt).