Ilir Meta ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin “Për taksën kombëtare”.
Sipas tij, ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh
Në arsyetimet e Ilir Metës thuhet se ligji është miratuar pa asnjë konsultim me pushtetin vendor:
“Ligji nr. 151/2020, është miratuar pa asnjë konsultim me pushtetin vendor, që është përfitues direkt i një përqindjeje të të ardhurave nga renta minerare, duke cenuar parimin e decentralizimit dhe autonomisë së këtij pushteti, ashtu dhe interesin publik për të përfituar nga fondet e planifikuara për t`u investuar në disa njësi të vetëqverisjes vendore.”