Gazetari Dritan Hila thotë se angazhimi i kryeministrit Edi Rama në rinisjen e dialogut mes Turqisë dhe Greqisë, bëhet edhe për përfitime elektorale.
Hila tha se ka dy fasha votuesish, grekofonët dhe turkofilët, që zgjedhin të votojnë Ramën nëse ky i fundit ka marrëdhënie të mira me Greqinë apo Truqinë.
“Është një fashë elektorale që është e interesuar, është fasha grekofone që ndikon.
Nëse ka marrëdhënie të mira me Athinën, pjesa e minoritetit voton për Ramën.
E njëjta gjë edhe për një fashë turkofile, që për shkak të traditave e tjera…Rama bën të vetën”, deklaroi Hila në emisionin “Open”.