Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në “Rrugën e Kombit”.
Burime paraprake thonë se 4 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga përplasja e një makine me një kamion.
“Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamion ku si pasojë e aksidentit dyshohet për 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje”, thuhet në një njoftim paraprak.