VIDEO e atentatit në Milot, objektivi qëllohet nga motori në lëvizje

14 Janar 2021, 10:27Kronika TEMA

A2 ka siguruar pamjet e atentatit ndaj një personi të ndodhur një ditë më parë në Milot. Në pamje duken dy persona mbi një motor që i afrohen një grupi prej tre vetash që po ecte në anë të rrugës.

Në një moment, pasagjeri i motorit nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të tyre, duke plagosur edhe Ylli Ibrahimin. Ai ndodhet në spital ku ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia është në kërkim të autorëve të atentatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje