I riu i vë zjarrin shtëpisë, përfshihet nga flakët edhe banesa e fqinjit. Disa persona të asfiksuar në Elbasan

13 Janar 2021, 17:46Kronika TEMA

Një sherr në familje për pak sa nuk përfundoi në tragjedi këtë mërkurë në Elbasan.

Një 25-vjeçar hodhi benzinë në banesën e tij dhe i vuri flakën, pas një sherri që pati me familjarët e tij.

Zjarri nuk përfshiu vetëm shtëpinë e tij, por edhe atë të fqinjit.

Si pasojë e flakëve u asfiksuan disa persona.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia mësohet se ka arrestuar 25-vjeçarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje