VIDEO/ Biznesmenët e ndërtimit në Tiranë qëllojnë me armë njëri-tjetrin, para 4 ditësh u rrahën në ‘Astir’. Shisnin dy herë apartamentet

13 Janar 2021, 10:58Kronika TEMA

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, i plagosur ka mbetur 42 vjeçari Sino Llanaj, i njohur si biznesmen në fushën e ndërtimeve.

Llanaj është qëlluar me armë nga ortaku i tij në biznes Albert Allmuça, i cili më pas është larguar nga vendngjarja dhe tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Në konflikt ka mbetur i lënduar lehtë dhe një roje e sigurisë fizike.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Mësohet se dy ortakët janë konfliktuar dhe më herët mes tyre në lidhje me një pallat që kanë ndërtuar në zonën e Astirit dhe disa herë janë përfshirë në përplasje fizike.

Sherri më i fundit mes tyre ndodhi 4 ditë më parë në “Astir”.

Ata janë akuzuar se shumë apartamente i kanë shtur nga dy herë/

Ndërkohë pronarja e një pjese trualli ku është ndërtuar pallati që futi në sherr 2 ortakët, ka folur për mediat.

Jemine Durishti është pronare e 30 metër katror tokë ku është ndërtuar pallati dhe që nuk ka marrë paratë. Në total sipas saj janë 4800 euro që nuk ia ka paguar bizmesmeni Albert Allmuça, autor i plagosjes së sotme.

8 komente në “VIDEO/ Biznesmenët e ndërtimit në Tiranë qëllojnë me armë njëri-tjetrin, para 4 ditësh u rrahën në ‘Astir’. Shisnin dy herë apartamentet”

  1. Viola says:

    Me mire te vriten keta me njeri tjetrin se qytetaret qe kane blere te njejtin apartament.

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Kjo eshte rraca bastarde gjaxore turkoshqipfolese, keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj……

      1. 001 says:

        Kryeminister
        SPAK
        Gjykata e larte
        Te behet nje ligj direkt dhe drejteperdrejt per cdo bisnesmen qe shet nje hyrje 2 here apo tre here
        Ti hiqet licensa e ndertimit dhe te pezullohet nga aktiviteti per te pakten 10 vjet
        Nuk mund ti thuash popullit po bejme shtet dhe ndertuesit mashtrojne qytetateret me kursimet e jetes dhe arrijne deri aty sa vrasin njeri tjetrin
        Besimi i popullit fitohet nga denimi qe u behet mashtruesave dhe te korruptuareve
        Se brace konoshi po i bie daulles se hapi kanalet e ujit
        Ju sjeni as per menaxhera burdellosh jo per nje shtet me 3 milione banore

  2. Ceni says:

    Biznesmene? Keta jane hajdut te rendomt. Nisin pallate, i lene pergjysme ose i shesin nga dy here. Shiten pallate dhe kati zeto ose bodrumet nuk kane perfunduar. Bie shi, mbushen me uji dhe kthehen ne qendra infeksioni. Kjo ndodh ne gjithe vendin. Shteti duhet te nxjerri ligje per kete dukuri.

  3. syri shqiponjes says:

    Takimi i Kosta Trebickes me Shkelzen Berishen eshet bere pikerisht ne makinen e Albert Allmuces. Ky eshte njohur me Shkelzenin nepermjet Rrahman Selmanllarit,ndersa me Kosta Trerbicken e njohu Roland Celmeta sepse ishin ortake ne ndertimin e pallatit te pare perballe Calvin. Ky ishte mik me Olldashin,Boden e me pas iu ngjit Bashes,por historia e pazareve ,pislleqeve dhe aktiviteteve kriminale te vellezerve Allmuca nuk kane fund,duke perfshire zaptime dhe fallsifikime pronash dhe pastrime parash. Grabitja e fallsifikimi i pronave fillon nga qendra dhe rrethinat e Tiranes e shtrihet deri ne bregdet duke perfshire Karaburunin me ndihmen dhe interesat edhe te Shkelzen Berishes. Nje vellai i tyre,ish Kryetar Komune ne Baldushk, ka zaptuar,fallsifikuar,tjetersuar dhe shitur me qindra hektar toke ish pyje por nuk i ka hyre gjemb ne kembe sepse aty kane marre te majte e te djathte,prokurore,gjykates etj.

  4. Olsi says:

    Sido qe te jete po shite 2 here nje prone , do ta hash se djersen qe te tjeret derdhin sta falin kollaj qe tua futesh dhe tu vjeshesh parate. Te fusin plumbin po shite nje hyrje pallati 2 here.

  5. Tetovari says:

    Në këtë rast i ka mundur harami dhe natyrisht
    do hanë kokën e njëri tjetrit,në rastin më të mirë
    ďo kthehen në pikën zero ose minus!

  6. rexha 10 says:

    A I SHIKONI SE C’FARE BIZNESMENESH KA AI SHTETE ,TE REGJISTRUAR NE ZYRAT E SHTETIT ,QE I KA DHENE LICENSE PER AKTIVITET.
    PERSE DUHET TE ZIHEN,KURE APALTET I FITONE AI QE TE JEPE SHPENZIME ME PAKE DHE E NDERTONE NE KOHEN E DUHUR. PERVECE KETYRE ,PO SHTETI A I KONTROLLON TE ARDHURAT E KETYRE BIZNEZMENEVE TE TIPIT VRASES?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje