ANALIZA: Pamundësia trashëgimore e PD-së për të qenë e djathtë dhe vrasja e krenarisë brenda vetes

14 Janar 2021, 10:02Politika TEMA

Ndërsa PS është deri diku “ok” me klasifikimin “e majtë”, më shumë nga trashëgimia, me PD-në ka një problem të madh: ajo cilësohet e djathtë, më shumë për lehtësi emërtimi politik se sa është e tillë.

Nga trashëgimia jo e jo, ngase dhe vetë kreu i historik i saj, Berisha, e ka pohuar se lëvizja e Dhjetorit ’90 ishte më tepër një rebelim bijsh ndaj etërish (të majtë). Vetë Berisha, i cili është fytyra e PD-së në 30 vjet, nuk ka asnjë detaj të djathtë në të gjithë identitetin e tij politik apo social. Jo vetëm nga trashëgimia politike si ish-komunist, por dhe si kategori sociale, që pezhorativisht hyn te “fshatarët pa tokë”.

Një emër tipik i së djathtës shqiptare edhe në trashëgimi familjare, ish-i burgosur politik, me bashkëshorten në qeverisjen Berisha, duke iu referuar plagës më të madhe shqiptare – pronës – thotë se nuk mund që ajo të zgjidhet nga një njeri që s’ka patur kurrë prona.

Ky detaj është shëmbëlltyrë e faktit se PD shoi dhe ato pak copëza të së djathtës klasike që ende ekzistonin pas rrëzimit të komunizmit, e ndërkohë që nuk rregulloi kurrë por degradoi më keq, një sfidë të së djathtës, siç është çështja e pronës. Përpos kësaj, të përndjekurit politikë si kastë shoqërore, jo vetëm që kanë qenë ndër më të palumturit me PD-në, edhe pse një furnitor i madh votash, por janë asfiksuar tërësisht në të.

Askush sot nuk trajton një ndër pikëpyetjet më të mëdha të post-komunizmit: përse shtresa e të përndjekurve, etër e bij bashkë, nuk shkëlqyen për asnjë çast si faktor shoqëror, por u shfaqën hera-herës dhe si të degraduar.

Nga ana tjetër, i vetmi bastion i së djathtës sot ka mbetur Shkodra, ndërsa ka rënë Kavaja. Ndodhi kjo pasi anti-komunizmi shkodran vijon të jetë ideologjik e jo social. Kavaja e kishte social anti-komunizmin e jo ideologjik. E para nuk diktohet në votë nga faktorë socialë por vetëm politiko-idelogjikë; lule ta bëjë PS-ja Shkodrën, pa ndryshim brezash kjo forcë është ende herët ta merr kryeqendrën e veriut. Ndërsa e dyta, Kavaja, e majtë në aspektin social-ekonomik, vetëm me trashëgiminë fetare të djathtë, e ndryshoi kahjen e votës bazuar në kontekste të ndryshuara politike.

Ndërsa në aspektin programativ, vështirë dhe gati e pamundur të gjesh “të djathtën” te PD. Me një gjuhë robinhudeske të Bashës në përbetime politike, me thirrjet e herapahershme për revolucione të tipik bolshevik – “ta kapim dhe ta hedhim…” – nga ana e liderit të saj historik, ende ashti politik PD-së, pra Berishës, ajo është shformuar tërësisht në identitet.

Për pasojë, siç shihet, nuk arrin të prodhojë asnjë lloj kauzë tërheqëse, asnjë joshje në terma intelektualë, duke përjetuar asfiksinë më të madhe që nga themelimi. Pos kësaj, emrat që përbëjnë lidershipin e saj, nuk i thonë asgjë publikut në aspekt të kapacitetit kulturor më së pari, e më pas të vizionit të qashtër politik. Ndaj, degredimi ligjwrimor i PD-sw, mund tw konsiderohet si katastrofa mw e madhe e kwsaj partie qw pas goditjes qw morri nw ’97-wn, kwsaj here nga vetja e jo nga turmat e dalamendsh tw pararkwrkuesve tw fajdeve.

Pos kwsaj, askush prej tyre, me përjashtime të rralla – siç Tomorr Alizoti – pinjoll i Alizotajve të famshëm, nuk gëzon asnjë trashëgimi klasike të djathtë.

Edhe mpleksja me LSI-në, një grupim politik namkeq deri dhe qesharak, gjithashtu pa asnjë profil ideologjik apo kuazë identifikuese, e hedhur si “leckë e papërdorshme” nga Rama, është shenjë e njw asgjëje të djathtë në PD-në, në funksion të një krenarie të domosdoshme identitare, e cila të shërbejë si frymëzim për një ringritje nga hiri. S’mund të pretendosh të rregullosh Shqipërinë kur vijon të shkatërrosh veten, s’mund të sjellësh shpresë për Shqipërinë kur s’ngjall shpresë në asgjë twnden, s’mund të ndryshosh Shqipërinë kur s’ke ndryshuar akoma veten.

Por ka dhe një problem tjetër, tej saj. Quhet Jozefina Topalli. Gruaja me një profil të qartë të djathtë nga pikëpamja e trashëgimisë politike e sociale, që ia merr rivalit të saj Basha dhe në këtë aspekt, nuk po përdor kuazën me vende bosh të rithemelimit të së djathtës, duke zgjedhur ta nis e ta mbarrojë te Basha gjithë vizionin e saj të rikthimit në politikë.

Ta pyesësh sot znj. Topalli se ç’do të bënte ajo me pronat, me ish-kastën e të përndjekurve, me biznesin, taksat, ekonominë, të gjitha brenda një vizioni të djathtë qeverisës, është gati e pamundur. Pyete për Bashën, s’ndalet. Ndaj dhe pritet do bëjë një vrimë në ujë, së bashku me Patozin, po me sëmundjen e saj. Siç bëri Blushi me “Libra”-n e tij, e cila niste e mbarronte te Rama.

E meqë mbërritëm te Rama, ky i ka të dyja identitetet brenda vetes, të majtë e të djathtë, me aftësinë për t’i artikuluar të dyja në ligjërim, ndërkohë që po në ligjërim, rikrijon veten me kauza të reja, sado diskutueshëm t’i ndjekë apo zbatojë ato.(Tesheshi)

19 komente në “ANALIZA: Pamundësia trashëgimore e PD-së për të qenë e djathtë dhe vrasja e krenarisë brenda vetes”

  1. spata says:

    Kush e argumenton se Pd e Sali Malokut eshte parti e djathte .Nuk ka baze filozofike krijimi i te djathtes nga elemente primitiv ne demokraci . Pd ,sic doli ne driten 30 vjecare te demokracise shqiptare,eshte nje grumbull spiunesh te degjeneruar pa moral e ndjenje kombetare te mbeshtetur nga reaksjoni i huaj dhe Diaspora shqiptare e pasluftes se dyte boterore .E djathta shqiptare kishte bazen e saj si brenda vendit dhe jashte tij .E keqja qe se keta u tradhetuan nga skenaret e Ramiz Alias . Ramizi ne takimet me figura te botes perendimore deklaroj qe ne Shqiperi pushtetin do ta marrin mbetjet e komunizmit te cilat do ti organizoje ne parti pluraliste .Nje nga keto ishte Pd e Saliut qe dote ishte dhe garante e vet Ramizit nga trysnija kunder elementit komunist qe kishte drejtuar Shqiperine .Cdo trajtim jashte ketij konteksti eshte hije e zeze per shqiptaret qe te mos kuptojne fatkeqsine qe u ka rene .

  2. K9 says:

    Nuk ka antikomunizem shkodran! Eshte genjeshter.
    Shkodra eshte nje nga vatrat e lindjes se komunizmit. Shkodra, Tirana dhe Korca jane tre qytetet nga ku lindi komunizmi shqiptar.
    Asnje qytet nuk i ka dhene sa Shkodra ideve komuniste aq shume intelektuale, shtetare dhe deshmore! Migjeni, Vojo Kushi, Qemal Stafa, Xemal Broja, Zef Mala, Vasil Shanto e qindra te tjere. Vete sekretari i pare i PPSHse, Ramiz Alia, ishte shkodran. Asnje qytet nuk mori nga komunizmi, aq investime dhe pushtet, sa mori Shkodra!
    Praktikisht femijet e bejlereve, feudaleve, klerikeve ishin ata qe perkrahen idete e reja komuniste dhe goditen rendin mesjetar te prinderve te tyre. Si me vone, ku femijet e komunisteve gotiten pushtetin e kalbur te prinderve te tyre.
    Sot Shkodra nuk ndodhet ne asnje llogore antikomuniste, por vetem ne humneren e berishizmit tribal. Demagogjia mesjetare, kanceri klerikal, mafja, mungesa e kurajos per te menduar me mendjen e saj qytetare e kane hedhur ne gremine, si peng i nje jashteqitje tribale si Sali Berisha, grykesise mafjoze dhe intereseve ekstremiste te tre religjoneve qe e kane ndyre e percare.
    Askush ne Shqiperi nuk ka nevoje per nje qytet qe nuk paguan dritat, duke e pretenduar kete nga pensjonet e urise te pensionisteve te Shqiperise, vetem se eshte qytet “antikomunist”, si Lazarati!
    Nuk kemi nevoje per Shkodren berishiste “antikomuniste”, por per Shkodren qytetare me mendje te hapet, qe administron mire lirine, territorin e saj dhe qe nuk eshte vrime e zeze, por lekomotive industriale, artistike, qytetare dhe intelektuale!

    1. Arbërori says:

      K9

      Saktë, bukur, qartë!!??

    2. Pipëtima says:

      Complimenti!

  3. Arbërori says:

    Shumë shkrim i saktë dhe i bukur por shumë gabime drejtshkrimore, autori duhet t’i kthehet klasës së 4-ët fillore.

  4. Konjak says:

    Ne shqiperi para 45-ses ka pasur vetem 5% te popullsise te kamur , 95% kan qene cope–cope , pa brek kemish e sholle . Pas 45-ses , te pasur –nese mund ti quajme keshtu — qen vetem anetaret e KQP dhe pushtetaret , sidhe sekretaret e KP se rretheve dhe birove te partive ne ndermarie apo kooperativa dhe drejtoret e drejtorive si dhe punonjes te sigurimit , plicise , ushtrise , hetuesise , drejtesise . Keshtuqe ne shqiperi s’ka pasur ndonje elite te gjere te pasurish , por as ekonomi te mesme . Ne socializem u krijua klasa punetore , ne mase ; sepse punetor para 45-ses kishte fare pak , si ne industrine nxjerrese e ajo pak zejtari si dhe hapat e para te nje industrie te lehte e ushqimore , si ndonje punishte mielli vaji . Keshtu qe edhe krijimi i partive ne pluralizem , emertimet u vendosen si ide politike ne pergjithesi , dhe jo se ne perberien e tyre kishte element kapitalistesh apo ekonomi te mesme , dhe klase punetore prodhuse , qe kryesisht njifte vetem kazmen e lopaten , si mjet pune . Pra problemi ekonomik , social e shoqeror , ishte ne hapat e para te zhvillimit te nje ekonomie dhe shoqerie kapitaliste . Shqiperia vinte nga sistemi feudal , por edhe ketu i prapambetur . Keshtu qe s’duhet te kemi pretendime se partite tona politike nuk jane te perfaqesuara nga element perkates — faktori njeri — te zhvillimit ekonomik social e shoqeror . Rendesi ka qe , antar i c’do partie , te beje punen qe detyrohet me ligj , dhe ta lere institucionin te punoje per popullin , sepse i tij eshte .

  5. K9 says:

    Cfare kuptimi ka e djathta shqiptare?!
    Ajo lindi si nevoje e lirise se fjales? Si nje tempull intelektualesh? Si nje force moderne? Apo si instikt tribal? Si prone familjesh dhe interesash mesjetare?
    Ajo lindi si pergjigje ndaj kultures se nomenklarures? Apo si kopje shemtuar e saj me ” Lider Legjendar”, me kultin stalinist te individit, me politiken e rreshtit, me nje merhum te ballsamosur?
    E djathta shqiptare vdes nese perfaqson kulturen dhe sentimentet e mesjetes! Ato vdiqen ne 1945. Koha i denoi me vdekje, te ndeshkuar nga duart e femijve te tyre. Kishin abuzuar per 500 vjet, pa ndryshuar kurre.
    PD nuk duhet te jete prone e Alizotajve, Topallajve, Toptaneve apo thjesht Berishajve te Toks se Xanun! Kurre! As e feve!
    PD orjentimin e saj nuk duhet ta kerkoje as tek injoranca, as tek instiktet tribale, as tek “profetet” e mizerjes, as tek familjet feudale te rena nga fiku, as tek barrierat demagogjike qe sherbejne si limit i zhvillimit intelektiv, as tek riciklimi i perjetshem i bagles se berishizmit, si e vetmja alternative politike!
    E djathta shqiptare duhet tu pergjigjet nevojave dhe aspiratave te gjeneratave te shek21. Ata do ta votojne, jo varret e se kaluares!
    I duhet dialektike moderne. Lider kurajoze, te zgjuar dhe qytetare. I duhet te terheqe intelektualet dhe me ta te menaxhoje politikat e partise dhe administrimit modern te pushtetit. I duhen menaxhere, ekonomiste, juriste dhe inxhinjere qe te projektoje nje treg konkurrues, nje sistem strategjik industrial, nje politike te jashtme fituese, ushtri dhe administrate moderne.

  6. Artan says:

    Shkrimi me shterues qe kam lexuar mbi pseudo te djathten shqiptare

    1. Demokrati i vërtetë says:

      Ok shkrimi, po ashtu dhe komentet, sidomos komentet e @K9.?

  7. Z says:

    Por jo more zoterinj!SHkodra nuk eshte e djathe! Shkodranet jane njerez te lire qe u pelqen humori dhe te merren pak me allishverishe! Qelloi Saliu qe i la te lire te gjithe per te vjedhur nga pak deri kur prekeshin interesat e tij! Pra shkodranet duan te jene te lire te bejne cfare duan dhe te mos japin llogari para ligjit! Saliu bashke me Jozin i permbushnin kerkesat e tyre dhe jane te tille! Te jesh i djathte dhe super i djaththe duhet te kesh pasur prona ose te kesh sot dhe te jesh i pasur! Eshte edhe mentaliteti shkodran qe thone se jane me te miret ne Shqiperi!

    1. Bureto says:

      Jo ‘Z’! E djathta nuk janë as pronarët dhe as të pasurit, vetëm. E djathta së pari nuk është mirëfilli ideologji. Sidoqoftë ngërthen në vetvete ato shtresa të shoqërisë që e aspirojnë mirëqënien nëpërmjet inisiativës së lirë dhe shtetit të së drejtës, ku futet padyshim dhe koncepti i përfitimit apo shtimit të pronës dhe konsolidimi e mbrojtja. e saj. Këtu, pra tek e djathta si rregull përfaqësohen shtresat e mesme, ku si rregull futet ajo që këto dy shekujt e fundit (mbas revolucionit frëng) quhet borgjezi. Ideoligjikisht kjo shtresë dhe vetë “e djathta” si definicion, është mëshiruar në 10 parimet e formuluara nga ideologu i së djathtës, irlandezi Edmund Burke.

  8. Shenjestra says:

    Dihet nga te gjithe qe mizat mblidhen rreth mutit.Ne PD-ke u mblodhen njerzit me te keq,pa din e pa imam,te hurit e te litarit,hajdut e burgaxhinj,injorant e te pagdhendur,njerez pa intelekt,njerez te dhunshem sepse, Sali Berishes qe si komunist fanatik u zgjodh ne krye te PD-ke, pikerisht keta lloj njerzish i duhesheshin qe te perballonte me dhune ç’do gje.Saliu si komunist besnik,kishte eksperiencen e ENVER HOXHES qe, ne fillimet e demokracise socialist 1946-47 i bente votimet me force,gjithashtu shpronesoi pronaret me force.Kete gje beri dhe Sali Berisha me PD-ke, qe e shndrroi ne nje parti te eger dhe te tipit fashist. Me kete,Saliu sabotoi demokracin kapitalste qe ne 1991.Pra,prtogonist i renjes se reputacionit te PD-ke dhe shkaterrimin e saj eshte Sali Berisha.Kurse tani PD-ke ne duaret e Bashes eshte me keq se kane ardhur disa kakaleca e disa krriça ne udhe heqje te saj so Bardhi,Kerriçi i Fahriut,apo Salianji shpiksi i videopergjimeve BAbALE.Sot pd-ke eshte katandisur keq dhe nuk vjen kurre ne pushtet.Saliu e beri punen e tij,sabotoi hapur dhe po saboton akoma me ane te nxenesit te tij Basha.Basha eshte Karafil fare nga trute.

  9. Nuk kuptoj says:

    Po pse klasat qe drejtuan Shqiperine deri ne vitin 1944, nuk u shquan dhe nuk munden te beheshin faktor ne vendin tone mbas vitit 1990?
    Askush nuk ka bere nje studim te mirefillte mbi kete ceshtje.
    Bile edhe ne ekonomine e tregut, jane te tjere ata qe pi shkelqejne.
    Ku jane pasardhesit e tregtareve te dikurshem?
    Ne shkollat dhe universitetet tona, jane te rralle, ose fare, femijet e ish te perndjekurve, ish pronareve, ish feudaleve te dikurshem qe te shquhen per nivel te larte.
    Edhe sot mbas 30 vjeteve demokraci
    eshte krijuar nje shtrese intelektuale, pasuese e shtreses intelektuale te viteve te socializmit.
    Poo, te bijeve te ish komunisteve, te ish ushtarakeve dhe kuadrove te nomenklatures komuniste.
    Ku jane femijet e shtresave te shpronesuara? Ku jane pasardhesit e shtreses tregtare. Ku jane femijet e prejardhjes ish intelektuale te viteve 1900- 1944?
    Ne emigracion vazhdojne te shkelqejne duke u bere sipermarres ne vendet ku punojne femijet e punetoreve dhe fshatareve te dikurshem. Ku jane femijet e atyre qe regjimi totalitar i perndoqi dhe i burgosi?
    Nje pergjigje e kam. Ata u kenaqen me cfare perfituan qyl pas vendosjes se demokracise. Ata u mjaftuan me demshperblimet qe moren dhe sistemimin ne zyrat e shtetit dhe u kenaqen me kaq.
    Ata treguan se ishin pasardhes te nje klase pertace qe kishte perfituar privilegje nga Turqia, dhe cdo pushtues tjeter dhe sot e shohin veten me habi nen mesataren e intelektuale te vendit.
    Keshtuqe sot ish feudalet tregetaret apo ish borgjezia e vogel e viteve 1900 1944 nuk e shohin veten ne klasen e borgjezise te re te ketyre viteve.

  10. Cipini says:

    Artikulli shkruar bukur…po me bukur me duket K9. Respekt K9!

  11. shqiptari says:

    Nisur nga analiza,verehet nje kendveshtrim i pjesshem dhe i njeanshem.
    E djathta ne Shqiperi eshte marre
    peng nga ish komunistet dhe sigurimi i shtetit.
    PD u krijua ne shtepine e Josif Pashkos,prokurori i Enver Hoxhes qe vrau,burgosi dhe internoi tere te djathten.
    Njerezit qe formuan kete parti ishin pothuaj te gjithe ish komuniste,femije te ish Byrose politike dhe komitetit Qendror,te ish sigurimit,diplomateve,sekretareve te pare,kryetareve te komiteteve ekzekutive,drejtues institucioneve,nderrmarrjevr te medha dhe koopertativave bujqesore,institucioneve arsimore dhe kulturore.
    Te djathtet tradicionale ia mbathen bashke me Gjermanin,shume te tjere u arratisen,shume u vrane si kriminele lufte dhe bashkepunetore te fshizmit,ishin burgosur tere pasardhesit e rritur,pleqte,grate dhe femijet u internuan dhe shume nga ta u rriten baltave te Myzeqese duke u deklasuar,te paarsimuar dhe te degjeneruar ne skllever bujqesie dhe kur rriteshin perfundonin burgjeve.
    Kete boshllek te madh njerezish ne te djathten shqiptare qe u zhvesh per 45 vjet nga pasuria tentuan ta mbushin disa individe vagabonde,me prejardhje te djathte,pa arsim,qe idhin denuar si vagabonde,per tentative arratisje,ose per agjitacion dhe propogande.
    Ku do gjindeshin keta te djathte qe ishin ne Amerike,Itali,France,Argjentine.Disa kishin vdekur,te tjere te plakur,disa nuk lane pinjolle,ose lane pasardhes pa arsim dhe intelektin e duhur per te prire te djathten.
    Shume prej tyre kur dolen nga burgu apo u shkolluan dhe u rehabilituan hasen ne murin e madh Kinez qe kishin ngritur ne shkallet e pushtetit komunistet e Berishes.
    Dhe ne karriget e shtetit u ulen tere komunistet:
    Berisha,Mustafa,Pashko,Hajdari,Ruli,Meksi,Pollo,Imami,Ngjela,Gazidede,Zhulali,Godo,Xhuveli,Nishani,Shehi,Çupi,Baleta fhe qindera mijera te tjere ne dikasteret qendrore dhe lokale,ne komuna dhe nderrmarrje ende shteterore.
    E djathta e re qe u krijua dhe u rrit nga pushteti me privatizimet skandaloze hajduterie,me tenderat,me zhvatjen e prones publike dhe pasurise private qe u rrembye nje here nga shteti ne 1945,me korrupsion dhe pune te pista dhe me grsbitje me force,u lidh me pushtetin komunist dhe vazhdon tu sherbeje pushteteve.
    Baza e se djathtes,te denuarit politik,te internuarit,kulaket dhe pronaret nuk qene te marre te rrine ketu.Pjesa derrmuese e femijeve te tyre iken ne Amerike,Kanada,Australi dhe ne Europe.Tere thesi i boshstisur i PD dhe servileve qylxhinje dhe batakçinje presin te bien copa mishi nga qielli.
    Thesi i se majtes eshte me solid dhe plot.Jane pjesa me e madhe e pensionisteve,fshatare qe kane nje biznes,toke,vile,sere,ullishte,pemtore dhe femijet ne emigracion jane te lidhur me te majten.
    Tere tollovaja dhe ligjerimet neper media jane fjale boshe pasi Nard Trapi,Dash Rakia,Duka i Krimit me shume biznese,Bojsi i Gerdecit i majmur,Dule mavria me greket e arratisur ne Greqi kane hallin e tyre per nje vend ne Parlsment dhe per pak leke se jane dobet.
    Partite e reja,bija te PD,do bejne çmos te zhvasin vota ngs thesi i PD,dhe duan nje karrige ne Parlament
    LSI…. Me Liken ne Presidence ne mbrojtje te kushtetutes,Mona ne balle te luftes me zysh Noren dhe Tit Vasilin me prostat(Pasi shume ia kane mbathur nga LSI-ja,disa hajna i ka ne burg dhe neper gjykata)mendon se ka me vete rinine e nxire dhe harlisur ne Jale
    Baza nuk e do partine e Likes, se jane komuniste
    Stani i Berishes eshte shthurur dhe hallakatur,por udheheqesi dhe stani i komunisteve dhe spiuneve vazhdon te mbaje peng te djathten shqiptare
    A do u besojne votuesit e djathte shqiptare ketij stsni komunist qe nuk shkulet nga e djathta? Te shohim!

  12. emigranti says:

    Nje analize e mire megjithese e nisur me pikesynim mbeshtetjen e se majtes ne pushtet.
    Eshte fakt se Sali Berisha eshte shkaktari I deformimit te se djathtes, madje kthimit te saj ne nje te majte ekstreme ( duke e quajtur veten te djathte ) , luftes se hapur dhe minimit nga brenda te partive te djathta si Legaliteti, etj., duke vendosur kufirin e se djathtes thelle ne anen e majte.
    Kesisoj PS luan jo vetem ne territorin e vet ( ne vendin e vet majtas te lene bosh nga PD por edhe ne pjesen tjeter te majte qe ndodhet me djathtas se PD.
    Praktikisht tek ne nuk ka ndonje force serioze te djathte fale pozicionimit majtas dhe luftes se hapur te PD ndaj forcave te djathta te dobesuara keto nga propoganda 45 vjecare Enveriste.

  13. Malo Kanina says:

    Qe PD konsiderohet ‘e djathte’, sot eshte per force zakoni. Kjo pasi termi ‘e djathte’ per PD ka gati 30 vjet qe perseritet. Eshte nje term qe nuk mbeshtetet me asgje thelbesore nga brendesia e kesaj partie. Po atehere, perse PD vazhdon akoma te quhet parti e djathte, kur ne aktivitetin e saj ajo kurre nuk ka treguar se ka lidhje me te djathten? Ka shume arsye, une do tregoj shkurtimisht vetem nje dhe besoj me kryesoren….
    Ne fund te vitit 1990, si ne cdo vend te lindjes, edhe tek ne, ngrehina komuniste u shemb. Dhe bashke me te, edhe e drejta morale per vazhdimin e sundimit nga partite komuniste ishte shkermoqur perfundimisht. Por ajo qe kishte mbetur e pacenuar, ishte deshira e komunisteve per sundim te perjetshem. Kjo, edhe pse me ato qe kishin bere, kishin treguar shkoqur, se eksperimenti i tyre shoqeror kishte sjelle nje shkatrrim total te vendeve ku u aplikua.
    Por si do i behej hallit per vazhdimin e sundimit me nje forme te re?
    Duke mos patur me ‘te drejten morale”, (nje tregues sinjifikativ per sigurimin e pushtetit) komunistet perdoren mashtrimin djallezor, ate te perfshirjes PERKOHESISHT te elementeve nga klasat e permbysura, si fasade per tu paraqitur te ndryshem nga cfare kishin qene dikur. Kjo do tu siguronte te drejten morale per vazhdimsi te drejtimit te vendit.
    Nje miku im me tregonte per nje bisede te zhvilluar me ish ministrin e mbrojtjes, te ndjerin Safet Zhulali, te cilit i kishte shkuar ne zyre per nje problem personal. Ishin ditet kur te perndjekurit politike kishin hyre ne greve urie per disa kerkesa te tyre. Ne bisede e siper, Zhulali i thote:
    -“Na u bene ferr keta te perndjekurit politike dhe nuk po dime si te shqitemi prej tyre'”.
    Miku im kishte vuajtur te zite e ullirit nga komunistet, tere jeta pothuaj i kishte kaluar internimeve. Nderkohe, Zhulali e kuptoj se kishte bere nje “gabim te rende” dhe vazhdon me pyetjen:
    -“Apo mos dhe ti je nga keta te perndjekurit politik?”
    – “Jooo, c’ne! Nuk me lidh asgje me ta mua” i pergjigjet miku im.
    Pra, pa u zgjatur, PD i perdori te djathtet per tu siguruar komunisteve “te drejten morale” per te vazhduar qeverisjen. Dhe pasi i nguli kembet mire per vazhdimin e saj qeverises, i flaku si lecke te pavlere nga radhet e saj. Dosti, Kalakulla, Sereqi, Vrioni, Malasi e te tjere, ju deshen PD per aq sa i duheshin, me pas atyre duhej tu tregohej vendi, sic ne fakt dhe ju tregua.
    Por ajo qe mbeti eshte termi “PD eshte parti e djathte”, nje shaka qe bene te qeshin edhe femijet e sistemit parashkollor.

  14. John says:

    O “Emigranti”…. ne artikull ka realitet qe dhe ti e pranon, po efekti negativ per PD apo efekti pozitiv per PS eshte i pashmangshem, jo per faj te artikullit apo per faj te PS.

  15. zgalem says:

    Mendoj se e djathta e mirfillte shqiptare , nuk e kziston , qysh nga 1944. Ose u vrane , ose u arratisen . Ata qe u arrtisen , mbeten pa prone dhe u adoptuan si kurbetllinj . Nuk kishin asnje mundesi reabilitimi si klase . Ata perfaqesus , qe mbeten brenda , nga ana pasurore , ishin me te majte se vete te majtet . Perpjekja e pare , per te krijuar te djathten e re , ishte mbledhja ne shtepine e Jofif Pashkos , prokurorit , qe me vendimet e tij eliminoi te djathten shqiptare . Saliu , Mexi etj , qe themeluan nje PD , u konvertuan ne te djathte , per interesa personale dhe ne fakt u pasuruan , te tere ata , qe milituan ne PD e denatyruar, ne konkurence me te pasuruarit , nga e majta , qe ishin po thuaj , me shume . Topallet , alizotet e tj .te kesaj natyre , jane pak . Aq sa nuk mund te krijojne nje te djathte te mirfillte . Flamurin e te djathtes e moren te majtet aktive , qe rrembyen pronat , qe krijoi e djathta reale e zhdukur nga spektri politik . Aq te pasur sa ka e “djathta ” , ka me shume e “majta ” . Partite ne Shqiperi e kane humbur identitetin pasuror . U ka mbetur vetem identiteti ideollogjik i liderit . Keshtu do te vijoi edhe ne kete brezin e sotem aktiv . Ne brezin tjeter do te jene te djathte , ata qe vodhen me shume, nga te dyja krahet , ne se mund te quhen krahe te dy krahet e sotem . Ne keto kushte , aktualisht duhet folur , per aspirante te se djthtes , qe do te krijohet nga te dy krahet . Ajo , qe do te mbete , do te jete e majte e merituar , si nga aspekti ideollogjik dhe ai pasuror . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje