Aktorja e famshme mesazh fansave: Më thërrisni si të doni por jo në emrin tim se nuk e pëlqej

15 Janar 2021, 12:43Lifestyle TEMA
Aktorja e famshme mesazh fansave: Më thërrisni si të doni por jo

Anne Hathaway, nuk e pëlqen emrin e saj, madje iu kërkoi njerëzve ta thërrasin si të duan, por jo “Anne”.

Aktorja rrëfeu se kur ishte 14 vjeç, bëri një reklamë dhe iu desh të merrte një kartë që tregonte anëtarësimin në kompani. Ajo dha emrin e saj, por nuk e mendoi se njerëzit do e thërrisnin ashtu, gjithë jetën.

“Emri im është Anne Hathaway. Kështu që dukej zgjidhja më e mirë, por nuk e mendova se njerëzit do të më quanin Anne. I vetmi person që më thotë Anne është mamaja ime dhe vetëm kur është me nerva. E kam fjalën, shumë me nerva. Kështu që sa herë njerëzit më thonë emrin në publik, unë mendoj se po më bërtasin. Çfarë? Çfarë bëra? Mendoj me vete”, tha ajo në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.

Kështu, aktorja bëri thirrje që ta thërrasin me pseudonimin e saj, Annie, ose si të duan, përveçse me emrin e saj të vërtetë.

“Më quani Annie. Të gjithë, ju lutem më quani Annie. Njerëzit më quajnë zonjusha H, ose më thërrasin Hath, kështu që ndihuni të lirë, më thërrisni si të doni, por jo Anne”, është shprehur aktorja.

Anne Hathaway, është bërë e njohur falë roleve të njohura në disa filma ikonikë, ku spikat roli i Mia Thermopolis si princesha e Genovias, Andy te “The Devil Wears Prada” dhe White Queen te “Alice in Wonderland”.

6 komente në “Aktorja e famshme mesazh fansave: Më thërrisni si të doni por jo në emrin tim se nuk e pëlqej”

  1. Veritas says:

    Sa halle kane aktoret e pasur!!!!!!!!!!!!!

    1. Llastik edepsez says:

      Po dhe Honia ka halle.

  2. Plaku Pa Mjeker says:

    Kur karrieren e ben me te ngritur kember perpjete me Harvey Weinstein dhe ben para te madhe, fillon dhe ke probleme me personalitetin tend te ndertuar me kashte. Stili i jeteses tende ka shkaterruar njeriun brenda teje, Cdo gje normale te quhet anormale. Fillon e urren gjithcka, prinderit qe te dhane jete dhe te rriten. Vendin tend qe u rrite dhe u bere ajo qe je. Ke filluar dhe adhuron djallin dhe cdo gje te pavlere qe te duket e llamburitshme vetem per fasade. Megjithese ke aq shume mundesi dhe para per te bere cfaredo qe e shikon dhe e prek ti je njeriu me i palumtur ne bote. Kur ke arritur ne piken me te fundit dhe realizon qe cdo gje ishte fallco eshte shume vone sepse je ne buze te varrit dhe pishmanlleku nuk te shpeton dot. Fatkeqesisht kjo eshte bota e sotme qe shume njerez mundohen te jetojne.

  3. shpellarja lushnjare e persputhen says:

    e shikoni qe e pranon te thirret tea, sindi, melisa?

  4. shpellarja lushnjare e persputhen says:

    e shikoni qe e pranon te thirret tea, sindi, melisa!

  5. Mesues Lleshi says:

    Anne turkish nene kurse Ani kosovarce ….Ani, mos ta nijne hic ty ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje