Historia e pabesueshme: Agjentët e Shërbimit Sekret që ruanin Ivanka Trump, shpenzuan 100 mijë dollarë vetëm për të shkuar në tualet

15 Janar 2021, 12:01Lifestyle TEMA
Historia e pabesueshme: Agjentët e Shërbimit Sekret që ruanin

Personelit të Shërbimit Sekret të caktuar për të ruajtur vajzën e presidentit Ivanka Trump dhe burrit të saj Jared Kushner, i ndalohej përdorimi i banjave të çiftit.

Për shkak të kësaj, ata u detyruan të merrnin me qira një apartament të tërë me shpenzimet e tatimpaguesve.

Sipas një artikulli të publikuar nga “Washington Post”, vajza e presidentit dhe burri i saj ia ndalonin Shërbimit Sekret të përdorin njërën nga banjat në shtëpinë e tyre, të vendosur në lagjen e pasura Kalorama.

Kjo i vuri agjentët në pozicion të vështirë dhe thuhet se ata kaluan “muaj” duke kërkuar për një tualet që do të ishte i përshtatshëm.

Përpjekjet për të instaluar një tualet jashtë u kundërshtuan nga fqinjët e pasur të çiftit. Në fund, agjentët morën me qira një apartament përtej rrugës, duke shpenzuar 3,000 dollarë në muaj vetëm për të pasur një ambient ku të kryejnë nevojat e tyre personale.

Fatura – e paguar nga taksapaguesit amerikanë shkonte në mbi 100,000 dollarë.

Ndërsa Shërbimi Sekret nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere mohoi se ky ishte vendim i çiftit Ivanka-Jared por zgjedhje e vetë oficerëve.

9 komente në “Historia e pabesueshme: Agjentët e Shërbimit Sekret që ruanin Ivanka Trump, shpenzuan 100 mijë dollarë vetëm për të shkuar në tualet”

  1. Tr says:

    Cfare eshte ky lajm IDIOT, I PABESUESHEM.

    1. Fcktrump says:

      Eshte 100% i vertete eshte ne te gjitha lajmet ne USA edhe ne halene e mutit fox news.
      Apo lajmet qe sju pelqejne jy bthqimeve te trampit e ka fajin Tema

      1. Nick says:

        Tamam nje koment i denje per TEMA! URI(NI)ME!

  2. Iliria e bashkuar says:

    Kot nuk thone i lumte bytha

  3. Bimi says:

    KU I GJENI KETO IDIOTLLEQE O TEMA.VIRUSI SOROS QENKA ME I KEQ SE VIRUSI KINEZ.AS RAMIU NUK GJEN DOT VAKSINE.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Foli dhe shoku Trapit..

  4. Erdogan says:

    Kaq “pak”? Vetem 100 mije Dollaros?
    45 vjet popola Albanese duartrokiste ,”Te rroj sa malet Partia me shokun Enver ne krye.
    Tani te rroj Amerika me Presidentin e saj.
    Koha ndryshon,populli Arnaut nuk leviz nga Istikami.

  5. antipatrea says:

    Biondo : Ku hyn populli shqiptar këtu ??? Mos harro se për 45 vjet ai armiku ynë ishte dhe vazhdon të jetë edhe sot vëllai jot…

  6. taso kume says:

    KETU na paska dale ” ERDOGANI ” XHIHADISTI TEMPLARE I KRISHTERIMIT na ben karshi me istikamet e dulles ,ky mjerani ka ngelur shume mbrapa ose eshte me te meta mendore dhe se eshte atashe kulturor ne ambasaden GREKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje