Nga Ilir Yzeiri
Pasi e ndoqa pjesë –pjesë shfaqjen e Lulëzim Bashës në TV Klan te emisioni i Fevziut «Opinion», me qenë se po merrem këto kohë me një studim për shprehjet frazeologjike të shqipes, më ngjau se Lulëzim Bashës, me atë që tregoi mbrëmë, i shkon shprehja si «Gjeli në majë të plehut». Ndoshta tingëllon pak ofensive, por, në këtë rast, e kam fjalën për figurën dhe rolin që luan qytetari Lulëzim Basha kur vesh kostumin e udhëheqësit të PD-së dhe kur u paraqitet shqiptarëve si kryeministri i ardhshëm i tyre. Mua personalisht më ngjan se deri tani ai po ligjëron dhe po performon si «Gjeli majë plehut».
Mirëpo sot në mëngjes lexova te «Peizazhet e fjalës» një studim brilant të Ardian Vehbiut mbi një klishe historike të ligjërimit në vitet ’60 ku ai analizon shprehjet e përdorura nga Enver Hoxha në luftë verbale me Hrushovin që u kthyen në klishe, si : « edhe bar do hamë e nuk nënshtrohemi » apo « u shitët për 30 aspra » , në studimin me titull : « Zanafilla komplekse e një klisheje », botuar sot te Peizazhet, siç e përmenda. Në këtë studim të Vehbiut ndesha dhe një shprehje që e ka përdorur Maoja për të karakterizuar imperializmin amerikan si «tigër prej letre », një shprehje që vjen nga kultura kineze e epokës Ming. Ndaj m’u duke se edhe Basha mbrëmë, disa herë shfaqej si « Gjeli në majë plehut » dhe në disa të tjera si « Tigër prej letre ».
Po le t’i marrim sendet me radhë.
Ligjërimi i Lulëzim Bashës është më i vrafri dhe më i dobti ndër ligjërimet që artikulojnë politikanët te ne. Ai është i rrafshtë, pa ngjyrë dhe mbështetet vetëm në një regjistër : tonaliteti i ngritur dhe vetëm në një stil apo model që është stili akuzues. Basha është një prokuror shëtitës, pa pagesë që e nis paraqitjen e tij dhe shfaqjen në publik duke lexuar pretenca. Si prokuror ai ka përballë një kriminel apo një të pandehur imagjinar dhe i numëron atij krimet që ka kryer, por jo ato që kanë ndodhur dhe ato që ka bërë realisht viktima që Luli vë në shënjestër, por ato që ka bërë personazhi i së keqes që ai ka ndërtuar në përrallën që tregon.
Sipas Lulëzim Bashës Shqipëria është në gjendjen më të keqe, populli shqiptar, sipas tij, është zhytyr në errësirë, në varfëri e në mjerim dhe krimi e korrupsioni po vrasin me mijëra vetë. Vendi është mbulura nga zija e mjerimit dhe nga papunësia. Një grup njerëzish po i hanë shqiptarët të gjallë dhe po i pjekin trupat e tyre nëpër zgafella. Për t’i shpëtuar ata po vjen Lulëzim Basha. Ai ka një program që e ka ndërtuar me njerëzitr më të zotë dhe më të ndritur ndër shqiptarë. Sapo ai të bëhet kryeministër, do të zhduket papunësia, do të zhduket mjerimi, do të vejë në djall korrupsioni, do të kthehen me miliona shqiptarë dhe atdheu ynë i dashur soacialist do të kthehet në një kantier ndërtimi e do të nisin të ndërtohen hekurudha, kombinate, ura e autostrada.
Siç shihet ky lloj ligjërimi është një imitim i pavetëdijshëm i modelit revolucionar komunist dhe natyrisht më i lehti për t’u përdorur nga liderë mediokër dhe të paaftë. Ky lloj ligjërimi, zakonisht, përdorej në format e edukimit në kohën e Partisë së Punës dhe atë e recitonin komunistë të devotshëm sa herë që atyre u kërkohej të merrnin një anagzhim para nënës parti. Lulëzim Basha thotë që unë jam i vetmi politikan që nuk jam rritur e formuar në komunizëm, por ai nuk na tregon dot se ku është formuar. Pikërisht këtë mungesë e ka mbushur modeli komunist i ligjërimit i bartur në PD nga idhulli i tij shpirtëror Sali Berisha. Ky është i vetmi shtrat mbi të cilin ai mund të vendosë artikulimin e tij politik sa herë që shfaqet në publik.
Ligjërimi populist dhe ai totalitar ngrihet i gjithi mbi një realitet virtual. Thelbi i atij ligjërimi është jo trasnparenca, por fshehja, jo rrëfimi i realitetit, por denoncimi dhe vizatimi i një areali të mbushur me të gjitha plagët që kapitalizmi i ka shfaqur në vite. Karakteristikë e ligjërimit të mbështetur mbi modelin enverist të paraqitjes së sendeve është fshehja e së vërtetës nga brenda dhe mbulimi i saj. Tabuja për të përmendur dobësitë dhe gabimet e bën Lulëyim Bashën që kur shfaqet në publik as emrin të mos ia përmendë Jozefina Topallit. Imitimi i pavetëdijshëm që Basha i bën ligjërimit enverist të rrënjosur nga Berisha në trashëgiminë e kulturës së PD-së, e ka bërë atë që të paraqitet jo si një njeri normal, me gabime e me vese, por si një hero që vlon nga afshi i betejës, që kërcënon, që premton, që sheh në fushën e betejës vetëm kundërshtarë, por jo njerëz që mendojnë ndryshe.
Realiteti që ai vizaton është një e dhënë ideologjike që duhet marrë pa vërtetim . Ata që guxojnë t’i kujtojnë atij se në atë realitet që ai vizaton gjërat nuk janë ashtu si i paraqet ai, janë tradhtarë dhe të shitur. Kush nuk e beson atë çon ujë në mullirin e armikut. Pikërisht siç patën bërë edhe komunistët pas çlirimit të vendit. Paraqitja bardhë e zi e realitetit nuk është realiteti vetë, por është njolla e zezë në mendje e atij që frymëzohet nga teoritë e luftës për ta shkatërruar kundërshtarin me mjetet e ligjërimit.
Dhe pikërisht për të gjitha këto Lulëzim Basha herë më ngjan sikur këndon si ai gjeli majë plehut, sidomos atëhere kur këndon për botën e re që do të ndërtojë dhe herë si tigër prej letre kur kërcënon me luftë, me përmbysje me konfiskime dhe përleshje.
Lylka ne boten e cudirave edhe nje idiot i thekur do ta kishte zili kete sanco pancon e PD
Te kishe permendur edhe Babalen dhe vertet do i jepnim me shume vlera aktorit Basha….
piceta e buzeve te Shpellarit berisha ✌????
Yzeir je i madh, por nuk ja vlen te harxhosh kot kohen me nje karafil pa ere si lulush mavria
Heshtj- shmagja -arratija nga Akuzat,
nuk Shpeton (Asnji budalla si bashah)
Perkundrasi – heshtja Pohon ! ?
bashah,eshte nji pjelle e deshtuar ne Politike ,i marre nga Kazanet
e Shpellarit dhe ulur bythen ne Tepsin e PeDerrave te Shpelles
Foshnja ka lindur i vdekur
Bravo Yzeir. U eksitove duke share bashen. Tani vazhdo perkedheli bishtin liderit suprem Rama.
Te te rroje deri me 25 prill
Po patjetër o besri shqupi. Po nuk na the vitin, sepse në nën-ndergjegjen e ju shqupisto-populisto-malokëristo, ai do të jetë 25 prilli i vitit të largët 2033. Mininimalisht!!! Shko mblidh bagëtinë tani se u errësua.
Per te tille njerez te mencur si Iliri ka nevoje ky popull dhe eshte i zoti,i ditur, kokeplot dhe perhere me kane pelqyer analizat e tij ! Shkrim brilant dhe presim sa me shume analiza te mencura te Ilirit !
O LULUSH , O RROT …..?
Ne fakt Z. Basha e ka shume gabim.
Shqiperia nuk eshte nen kthetrat e krimit.
Shqiperia nuk eshte nen kthetrat e nje korrupsioni me te madh qe ka njoft njerezimi.
Shqiptarët nuk kane qene kurre me te pasur e me te qetë qe nga krijimi i shtetit shqiptar.
Shqiptarët kane borxhin publik me te ulët ne histori.
Shqiptarët kanë produktet e shportës me te lira ne gjithe historinë e tyre.
Dhe te gjitha keta arritje e shume te tjera jane arritur vetem nen udheheqjen e njeriut me te afte qe sot bota njeh.
Dhe ky njeri i rene nga qielli pati fatin e mire e te ra tek shqiptarët.
P.s. shqiptarët kane gazetarët dhe analistet me te afte ne bote e qe shajne opoziten me te paafte ne bote
dhe te gjitha keto do i rregulloje luli sic i rregulloi gjate periydhes 2008-2013…..give us a fucking break …keta te gjithe njesoj jane ….
Letra Higjenike qy sherben si Pecete
me te cien Fshin buzet salih rromut esadisti Lalzit.
Basha ndofta mbështetet në shprehjen e Gëbelsit:”Shpif, shpif se diçka do mbetet”! Dhe mua nuk më duket e gabuar si teknikë. Kur nga ana tjetër kemi një mefshtësi totale. PS-së i mungon në mënyrë uluritëse një staf i aftë që tê mbrojë punën dhe arritjet e kësaj qeverie. I vetmi që i del në mbrojtje ditë e natë është Mero Baze. Por edhe ai më shumë shan dhe denigron Bashën, sesa mbron punën e qeverisë. Palloshi i gjatë nuk lejon askënd që të dalë në TV dhe tê mbrojë sukseset dhe arritjet e kësaj qeverie. Del veç ai, gallofi, një herë në muaj (kur është i kthjellët) për të mbrojtur punën e vet. Ndërsa PD-ja është sa agresive, aq edhe e paturpshme në propagandën e saj. Ajo e sulmon Ramën pikërisht për ato të zeza që ajo vetë i ka shkaktuar këtij vendi. Varfëri?! A nuk ishte PD-ja që shkatërroi gjithë prodhimin kombëtar gjatë periudhës 1991 – 1997?! Shitja e detit: A nuk e nënshkroi Basha me Bokojanis shitjen e detit?! Etj etj pa fund. A nuk foli Sali Berisha me ngazêllim dhe gêzim në vitin 2013 për skenarin grek që do ta gjente qeverinë e re shqiptare! Meqë ai i kishte lënë arkat e shtetit bosh?! Një qeveri tjetër, apo një kryeministêr tjetër do e kishte vënë përpara PD-në për shkatërrimet dhe kobin që i ka shkaktuar këtij vendi. Aq sa ajo do kishte dalë nok-aut. Por dobësia e kësaj qeverie po bën që shkatërruesit dhe rrënuesit e këtij vendi të mëtojnë të rivinë në pushtet!!! Marré jo për PD-ne, por për PS-nê.
Ti kujton se di dicka nga historia por je nul.
Ate shprehjen e Gebelsit, nuk e ka thene ai, meqe ra fjala.
Eshte propagande cifute kjo gje.
Ne fakt ajo shprehje ju shkon cifuteve.
Sa.per Ramen dhe Bashen, jane nje mut i madh te 2.
Parti terroriste PD-ja me Bashe plot me skandale qe ekzagjeron cdo gje qe ndodh ne Shqiperi, por qelbesirllek eshte edhe Rama me bilance shume te keqija.
Rama nuk ka interes te fusi Salen ne burg se i intereson si kundershtar politik.
Ne Shqiperi duhet levizje e re.
Ilir, ke bere nje shkrim te bukur. Por krahasimi me komunizmin eshte jo I sakte. Berisha nuk ka qene kurre komunist por thjeshte nje tribalist I shnderruar ne nje anarko nazist. Dallimi eshte thelbesor… Enver Hoxha qe diten qe morì pushtetin urdheroi qe te gjitha pasurite e pakta prodhuese te ruheshin nga partizane te armatosur per te evituar cdo demtim, pavaresisht se akoma nuk ishin shtetezuar. Sali Berisha qe diten e pare ne pushtet nisi shkaterrimin masiv te te gjithe struktures prodhuese gjigande qe u krijua ne 45 vite me pune dhe sakrifica te jashtezakoneshme. Perfundimi dihet.Mbas 30 viteve akoma nuk jemi ne gjendje te ushqejme populline è mbetur.
Nga keta lloj njerzish si Basha,Paloqja,Bardh pederasti,Alibeu,Noka pa flamur,Gjekmarkaj qe shpreson te behet deputet duke share Ramen etj,po marin meqafe PD-ke.Jane njerez me te keq dhe i japin nje imazh te keq Pd-ke, ate imazh qe u ka lene idhulli tyre krimineli Sali Berisha.Pushtetin do ta marin perseri Rama se po punon shume mire dhe po vleresohet jo vetem nga shqipetaret por edhe nga bota.
Kjo nuk eshte vecse nje analize shum e dobet e cila vazhdon linjen e z. Yzeiri per te qene nje lustrues i pushtetit dhe per tu marre me opoziten vetem ne baze te kendveshtrimeve te tij dhe jo realitetit. Rasti i krahasimit me prokurorin e ka zanafillen tek drejtuesi i politik i PS ne Durres kur dihet fare mire se Durresi eshte shenderuar ne nje qytet i zhytur ne afera kriminale qofte ekonomike qofte zgjedhore. I kujtojme Z. Yzeiri qe Dakoja i duarve te pastra nuk lejohet me te shkoje ne USA gjithe jeten per shkak te korrupsionit dhe lidhjeve te tij me krimin. Pervc te tjerash ne dimer keshillohet qe ne Durres te shkohet me gomone me vete. Z. Basha dje ka folur me argumenta te sakta qofte per taksa, shendetesine dhe te ardhmen sipas planit te PD. Ai u shpreh qe ka jane angazhuar ekspertet me te mire ne PD dhe jo ashtusi e paraqitni ju nder shqiptaret. Po ashtu ka marre persiper pergjegjesite qofte ne qeverisjen e PD qofte per zgjedhjet dhe sot ofron nje platforme te qarte ne ndryshim nga timoni dhe tepsija e Rames e cila i sherbeu rilindasve nderkohe qe pjesa tjeter e popullit u detyrua tja mbathe nga ketu. Arsimi i z. basha ska te krahasuar me ate te z. Rama dhe kultura e tyre po ashtu. Rama nuk eshte vecse nje gaztor qe kenaq ata te cilet detyrohen ta degjojne se ndryshe smarrin as legalizim dhe as ndihme ekonomike. Pelqimi me i madh ndaj tij vjen nga like-et e Facebook ku angazhzhohen adminsitrata e lali erit dhe lepiresve te tjere si ai.
Si nje analist profesionist po i themi Z. Yzeiri qe kur te kapet nga policia e Elbasanit i dehur ne timonin e makines dhe te kaloje naten ne qeli me mire ti thote policise se jam mbrojtesi me i madh i shefit dhe jo qe po ndrydhet fjala e lire sic thote zakonisht nen aromen e rakise. Si gjithe qatetaret e tjere ai duhej te denohej por sapo i del rakia lirohet per shkak te sherbimeve qe ben si keto ketu.
Falemnderit Ilir!
Perfytyroni kete person,pa personalitet,kamarier ne Rinas,i detyruar te manipulohet me klientet qe te mare ndonje bakshish,pa nje origjine,pa adolishence,pa formim,i del asi dhe meret me gjera qe ja diktojne te tjeret,ne rastin konkret lidhjet e tij anti-shqiptare,te fantazoje ca akuza,te mare shume leke,per akuzat e fantazuara,te mare shperblim nga rezidenti i UDBAS ne shqiperi,Bisturija,te krijoje lidhje me te bijen,te mare ca poste ne qeveri nga tutori i tij,prap te vjedhe me qindra miljona euro,te mos hetohet dhe gjykohet nga imuniteti i tutorit te tij dhe sot te pretendoje,qe ky klluf,te behet KM,kjo eshte si ato prrallat e Andersenit,ky njeri i mbaruar,me ca individe qe pretendojne drejtimin e opozites te diskretituar,qe nuk dine cfare eshte puna,duan pushtet,po jo o mik,per pushta nuk ka me pushtet,koha e tyre nbaroi dhe bashke me kohen dhe keta jane te mbaruar,lodhen kot,se nuk i pjerdh kush keta lapera
O Ilir ke ra ne nivel te ilet,a merret Luli seriozisht o vlla,une ne momentin qe Luli filloj te ngri zerin dhe te bej si i forte nderrova stacion,me kapi frika,po me e bukra ishte kur fliste per oligarke,o nene o nene ca do heqin ata kur Luli te behet kminister,po per vilat si nuk e pyti njeri,mbreme dhe Fevzo e mori me te qeshur,Baton Haxhiu si gjithmone tallte trapin me Lulin e i shkreti qeshte si gomar.
Ilir,nje pershkrim i sakte per nje individ qe do mbahet mend si,njeriu qe qesh?ne premtime dhe i inatosuri?ne spekulime.
Respekt per profesionalizmin Tuaj?
Si cdo parti ka vlerat e saje dhe njerezqe edhe mund tu besohet pushteti, pra edhe ne pd nuk mungojne. Poor ama te lulashi dhe ata qe ka mbeledhur rreth vetes jane e gjithe nje turme mediokrish dhe me pa vlere, qe do te ishte idjotesi edhe ta mendosh se mund te jene ata qe do te drejtojne kete vend e kete popull. Te kush mund te varesh shprese, te vet luli?!, te thuthaqi, te njeriu me amorf gazmendi?!, te alibeaj e salianji, te afte vetem per te thurur intriga si ato te Babales , apo si te zagarit , qe me von e cuan zvicer?. Ja te dashur njerez se cilet do jene ministerat e ardheshem te kryekllounit lul, qe duan te na qeverisin. Po deshet te vrisni veten votojini, por mendoni per femijet tuaj. Sa per lulin mos ja kini merakun atij dhe te pjellave te tije , ju dalin e u teprojne vilat nga tirana e jashte tirane, nga Lalezi e Hamallaj e deri ne Hollande.
Shumë i sakt Ilir
Hahahaha…. Tigri….hahaha sa jam qeshur…ky klluf prezervativi i Berishes Tigri… hahaha porvec faqeve te medha asgje nuk ka ne koken e tij… naaaaa tas ma ka… uh nuk kisha qeshur qe para covidit kaq shume… ai nuk eshte as krimb ti e titullon tigri…hahahaha..
Te kishe permendur edhe Babalen dhe vertet do i jepnim me shume vlera aktorit Basha….
Ligjeratat e Lulit .po ti ndiqni me vemendje jane si “Byreqet” me kungull te Ali Pashait….Nje trajte,nje ngjyre,Sharje per Ramen (Po te njejta” me oligarke pa emer,me hajduta pa emer,Me maskarenj pa emer,me idiota pa emer..! I vetmi emer qe shqiptohet qarte dhe i merr keto tituj eshte Edi Rama…por shahet sic shajne grate e fshatit ,pa asnje fakt dhe pa asnje llogjike !
Basha nuk ka fole kurre per programe,ide per alternativa ne qeverisje dhe kurre si lider qe mund te krijoje bindje ne degjusit!
Jep premtime ….pa frena,duke futur ZERO pa kandar pas numurave nga njeshi deri tek nenda dhe kurre nuk ndjen pergjegjesi per te treguar menyrat dhe rruget si do ti realizoj ato premtime….sepse mbi te gjitha nuk merr mundimin ti vere gjerat mbi themelet reale te vendit…por me teper jane premtime te perralles ruse : “Me urdher te peshkut dhe me dashjen time!!!”
Nje shkrim teper I goditur zoti Ilir Yzeiri.
Shqiperia eshte me fat qe ka nje analist si ju.
Ju pergezoj ??????
Suksese ne shkrimet tuaja.