Nga Skënder Minxhozi
Ka insistuar më kot kolegu Lorenc Vangjeli, që t’i marrë një përgjigje konkrete Lulzim Bashës në lidhje me trashëgiminë që ka lënë pas në arsimin e Tiranës, nga koha kur ishte kryebashkiak. Kreu i opozitës nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse ka ndërtuar ose jo një shkollë në katër vitet kur drejtoi kryeqytetin (2011-2015).
Ky është manuali klasik i Lulzim Bashës në daljet publike. Edhe për dosjet kosovare të krimeve të luftës, edhe për pasurinë e vënë gjatë dhe para se të hynte në politikë, edhe për akuzat e rënda financiare të drejtësisë shqiptare që u mbyllën me procedurë, edhe për 21 janarin, edhe për mënyrën e ngjitjes në bashkinë e Tiranës, edhe për humbjen e mbi 150 mijë votave në zgjedhje, qëkur ka drejtuar Partinë Demokratike si kryetar pas vitit 2013. Në të gjitha këto njolla të errëta me të cilat është e mbushur karriera e tij politike 15 vjeçare, Basha preferon rregullisht të heshtë, duke u mjaftuar të bëjë sikur dëgjon.
Ky stereotip politikani që nuk flet për veten, por që nuk le gjë pa thënë për të tjerët, gjen tek Lulzim Basha përfaqësuesin më të ekspozuar dhe aktiv të viteve të fundit. Në shtatë vjetët që ka kaluar në krye të partisë së dytë më të madhe të vendit, Basha ka montuar një skenë gjigande aktrimi, ku ka predikuar pa u lodhur kundër korrupsionit, vjedhjes së votave, mosmbajtes së premtimeve dhe abuzimit me pushtetin. Që të gjitha janë akuza që, gjatë kohës që ka mbajtur tre portofole ministrore dhe një mandat kryebashkiaku të Tiranës, i janë bërë atij vetë nga ata që ishin në opozitë para vitit 2013.
Dikur Jozefina Topalli ka thënë se Lulzim Bashës i ndërronin ministritë që të mos binin në sytë gafat e gabimet që bënte. Në fakt, në çdo dikaster ka lënë pas gjurmët e dyshimit dhe të faullave, të apatisë dhe mosmbajtes së asaj që kishte premtuar. Jo më kot ai sot njihet përmes formatit tashmë të konsoliduar të politikanit përtac dhe që i ikën rregullisht të shkuarës së tij politike.
Në një kohë paqeje relative, siç është një sezon i zakonshëm veror, kur politika dhe bashkë me të edhe shqiptarët e tjerë shkojnë në plazh, kjo sjellje e kryetarit të opozitës nuk do të binte shumë në sy. Fundja të gjithë që kanë hyrë e dalë nga porta e madhe e pazarit të politikës, kanë gënjyer, vjedhur e mashtruar jo pak.
Por kur ti kërkon të ngresh një platformë të tërë elektorale, me një format fitimtar tezash, idesh e argumentash përballë kundërshtarit, do të biesh dakord me hir a me pahir që të kalosh nëpër kalvarin e vetingut të konkurentëve, medias dhe opinionit publik.
Problemi i Bashës me amnezinë politike, nuk është vetëm i tiji. Ai që sot propozohet djathtas si paneli i ndryshimit, ja ka bërë dukshëm më të lehtë garën zgjedhore një kryeministri që ka pasur një mandat të dytë shumë problematik, të demotivuar dhe të bërë shoshë nga “vrimat” e frikshme të tërmetit dhe pandemisë. Lista e krerëve politikë që po vihen në rresht për të mundur Ramën, kanë thuajse që të gjithë një të shkuar politike të rangut të lartë. Kanë qenë krerë të lartë partiakë ose qeveritarë. Që do të thotë se kanë patur dhe kanë ende rastin që të kërkojnë ndjesë për atë që kanë bërë keq gjatë rrugës.
Lulzim Basha i pari i rrëshqiti të enjten mbrëma një pyetjeje direkte për ndërtimin e një shkolle në Tiranë. Nuk kërkoi ndjesë, as njohu ndonjë gabim. Ky është edhe handikapi më i madh skualifikues i sfidantëve të 25 prillit, që gërryen orë e çast besimin tek opozita, edhe të atyre zgjedhësve që s’duan ta shohin më me sy Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Një defekt i madh qysh në nisje, që Basha, Kryemadhi e të tjerët bëjnë sikur nuk e shohin, por që është aty, pas çdo deklarate hipokrite, pyetjeje pa përgjigje të shtypit apo ngritjeje supesh të një njeriu të thjeshtë në rreshtin e tretë të një mitingu. Pyetja e shkollës së pandërtuar do të kthehet e rikthehet deri në 25 prill dhe zoti Basha e të tjerët pas tij bëjnë mirë të gjejnë një përgjigje, nëse s’duan marrin faturën në kutitë e votimit. Ndryshe do i zerë poshtë çatia e shkollës.
Nuk ta paska qire shkrimin asnje komentues o bixhoz
E paske dhjerë ti ne fakt, me at qe nxjerr nga goja. Goja eshte per te folur mor djalë, Jo per te dhjerë.
Mos merr mesimet e Saliut, sepse as filloren nuk merr dot me to.
Ka shume menyra per te rrezuar Ramen dhe per te marre pushtetin, por Lulëzim Basha nuk po perdor asnje nga ato, sepse edhe ai ndjek shkollen e Saliut si puna jote, e cila mban Ramen ne pushtet.
Por ju vazhdoni, sepse nder Ramës i bëni. Zoti jua shtofte inatin, ne qofte se e doni kaq shumë.
Bravo Skender.Edhe ti je nderi i gazetarise..
Je nje analist strategjik,dhe me kujtohet vleresimi qe te bente Ambasada Amerikane..
Me kete shkrim i ke bere atopsine Lulezim Bashes..
Shkrimet e tua i ndjek me shume vemendje e deshire.Je nje realist i madh i realitetit Shqiptar.Te lumte!!
Te lumte !
Te lumte ! Nuk duhet ta lini rehat kete mashtrues dhe hajdut . Po na ngrihen dhe kerkojne vota kriminelet dhe hajdutet ,Te dorezojne gjene e vjedhur te shqiptareve , ate te bejne .
I madh Skender. Kevin te q..te gjithe tirana motren, gruan, gocen dhe gjithe sojin tend. Skenderi eshte njeri me virtyte dhe nje gazetar e opinionist i shkelqyer.
Barkdërr s’ka problem, por kokëtrashë i paguar Po.
O Mero, të të pyes për diçka? Po ky Shpëtim Nazarko pse është trashur kaq shumë? Ai barkdërr ka qënë por ka filluar t’i trashet edhe truri. Shpëtimi, mjeshtri i madh i midhjes dge shahut paskësh thënë se këtë që po bën Rama mes Turqisë dhe Greqisë e ka bërë vetëm Ali Pashë Tepelena. Si ka mundësi mor Mero që është katandisur kështu Shpëtimi? Apo për fushatë hedh lek të madh Rama dhe vlerësimet për piktorin duhen të jenë si për Enver Hoxhën? Nëse është kështu, Rama ka të drejtë se po pagoi do shërbimin. Problemi është se këta lloj barkdërash si Shpëtimi, po i ule në studiot e TV të japin mend e po iu dhe ca lek, edhe gomarin e quajnë mbret. Këta janë analistët qesharakë të Ramës! E sa ka si ky!!! Në fund të fundit kush do mund të bënte lëpirësin mediatik të fundërinave politike, nëse nuk do ishe si Shpëtimi&CO? Të mbrosh e mburrësh plehrat, ose je një idiot, ose je një servil pa skrupuj i paguar.
i nderuar vetem molle nuk je… nje frikacak catesh qe nuk e di se jeton ne nje nje vend te lire e te pakten duku sic je..shprehu se ste gjen gje …vetem do clirohesh nga makthet e militantizmit..mos shiko si shendoshen te tjeret po shiko shendetin tend… nuk e di sa je i zoti te besh politike nga ato qe shkruan dukesh dru..te uroj shendet
Pyet Ramën se ta tregon ai kush jam unë e sa i zoti jam, e që nuk jam fare militant i askujt, por ti xhemal do bësh mirë të lexosh çfarë kam shkruar unë për të gjithë klasën politike që të kuptosh të vërtetën e kush jam unë. Kështu si flet ti je thjesht një militant me pagesë, e madje i palexuar.
Dha pregjigje per tramin,se nuk e la edi rama ta ndertoj.
Ky shal ngjitur qe lyen floket eshte nip kosove dhe e akuzojne si nip te enverit.
Te qafsha moj shege per kete hollandez.
BRAV SKENDER.
LULI AS KUR ISHTE MINISTET APO KRYTAR BASHKIE ME VOTA TE VJEDHURA NE SY TE GJITHE POPULLIT , NUK KA BERE GJE PER TU VLERESUAR.
EDHE NE OPOZITE I SHKRETI LUL …NUK PO DI CTE BEJE.
SA NIS NJE VEPRIM …JA BEN TEMEN SALIU …DHE PRAPA KTHEU.
LULI NUK E VESH DOT KOSTUMIN E KRYEMINISTRIT.
I NDERUAR SKENDER MINXHOZI !
Ke harruar:
LULUSHI, Kur hyri ne politike dhe partia e tij erdhi ne pushtet, e para gje qe beri, prishi mbikalimin tek “Zogu i Zi”
Kur u be kryetar Bashkie me Votat e Komunistve (Partise te te ndjerit Hysni Milloshi), prishi Sheshin “SKENDERBE” qe ishte ne perfundim te ndertimit.
Bravo Skënder, artikull real.
Kelvini mos është krriçi i Fariut?
“të zë” o injorant jo “të ze” – kalamai analisht
e tha mirë rama