FOTOT/ Historia ndryshe e 21-vjeçares: Koronavirusi më shpëtoi jetën

18 Janar 2021, 20:39Lifestyle TEMA
FOTOT/ Historia ndryshe e 21-vjeçares: Koronavirusi më shpëtoi

Një e re angleze i është mirënjohëse pandemisë së koronavirusit, pasi sipas saj, shpërthimi i Covid-19 bëri që ajo të hiqte dorë nga alkooli dhe të humbte rreth 30 kg.

21-vjeçarja, Olivia Ibbitson, kishte probleme me alkoolin që kur nisi të pinte me shoqërinë, në moshën 15-vjeçare. Ajo shtoi shumë në peshë, ndërkohë që çdo ditë ishte e dehur.

Në vitin 2019, e reja për pak sa humbi jetën, pasi piu aq shumë sa u helmua nga alkooli dhe qëndroi dy ditë në koma të induktuar.

Por, pasi në mars të vitit të kaluar Britania e Madhe hyri në karantinë, Olivia vendosi që të lërë pijen dhe që nga ajo kohë ka humbur 30 kg.

“Në moshën 15-vjeçare fillova të pija shumë. Në moshën 18-19 vjeçare fillova të pija çdo ditë. Kam diabet, prandaj dhe u bëra keq. Një natë kisha dalë me shoqërinë. 

Ishte një periudhë shumë e vështirë në jetën time, po kaloja shumë gjëra. Nuk më pëlqente si dukesha, nuk më pëlqente jeta ime dhe nuk kisha shumë shoqëri të mirë. 

S’doja të bëja asgjë tjetër, vetëm të pija. Piva në ekstrem atë natë. U shtriva në kopshtin e dikujt, në të ftohtë…mendoj se dikush telefonoi ambulancën.

Përfundova në kujdes intensiv, në koma prej alkoolit. Ishte shumë e frikshme. Doktorët më thanë që isha me fat. Nëse nuk do më kishin gjetur, do kisha humbur jetën atë natë. 

Më vendosën në koma për të më shpëtuar jetën dhe u zgjova me 3 janar 2019. Ndonëse për pak humba jetën time, unë vazhdova të pija alkool sërish. 

I premtoja vetes që do ndaloja por nuk mundja. Gjithçka ndryshoi në mars 2020, kur u futëm në karantinë. Vura re që kisha shtuar shumë peshë, peshoja rreth 88 kilogramë. Karantina ishte shansi im.

Isha e izoluar dhe nuk mund të dilja të pija. Ndalova së piri alkool me datë 13 mars. Që nga ajo ditë nuk kam pirë më. Kam rënë dhe në peshë dhe ndihem shumë e lumtur me veten. 

Po ashtu kam më shumë vetëbesim. Karantina është një mundësi. Për të gjithë njerëzit që duan të bëjnë një ndryshim, kjo është koha e duhur për ta bërë”, ka rrëfyer Olivia.

3 komente në “FOTOT/ Historia ndryshe e 21-vjeçares: Koronavirusi më shpëtoi jetën”

  1. Ne Kerkim te se Vertetes says:

    Qellimi i ketyre artikujve eshte i programuar. Corodit sa me shume turmat, duke helmuar trurin e njerezve me pislleqe te tilla te vazhdushme qe te mos jene me ne gjendje te njohin autoret e vertete te mizerjes ne te cilen jetojne. Vertet e trishtushme ne cfare gjendje bastarded e korporatave perfshi ketu edhe median e gazetarine kane katandisur njerezimin, dhe te mendosh qe e ardhmja eshte akoma me e erret.

    1. Mondi says:

      Ty nuk te ben gje me asnje artikull se e paske prekur fundin .Nuk te ndihmon dot asgje.Aq me pak covidi.

  2. Lelo says:

    Pse Nuk shkruajn per ato mijera raste kur femij po mendojn vetvrasjen,apo njerezit humbin prespektiven per shkak te lockdown,po shkruajn per nje rast te vetem “te lumtur”.
    Si veper e realizmit socialist Duket KY shkrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje