“Marrëveshja që ratifikojmë sot ka kushtet e konfidencialitetit dhe ne sot kemi të drejtë të njihemi me marrëveshjen dhe çdo detaj të saj, por është sekret shtetëror dhe nuk kemi të drejtë të japim asnjë informacion”. Këtë përgjigje dha nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, në A2 CNN, kur u pyet në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes për vaksinën sot në Kuvend.
Sipas Hysit, deputetët do të njihen sot me marrëveshjen e vaksinës, pasi ajo nuk mund të votohet qorrazi dhe kush shkel kushtet e kësaj marrëveshjeje do të mbajë përgjegjësi penale.
“Ka një procedurë të veçantë për të cilin çdo person që lexon marrëveshjen nënshkruan që nuk do të nxjerrë asnjë informacion dhe kjo nuk do të thotë që ata do të votojnë qorrazi. Varet nga kushtet që janë në marrëveshje, por nëse janë kushte të tilla, ke përgjegjësi penale dhe ligji për sekretin shtetëror e përcakton qartë. Ajo që ka rëndësi për këtë marrëveshje është që ne të japim dritën jeshile, të mos krijojmë barriera dhe të bëhemi të gjithë bashkë. Opozita në një situatë të tillë u vu në pozitë të vështirë se i iku një kalë beteje për fushatë. Para përpjekjeve për të bërë pis çdo gjë në të mirë të shqiptarëve ne duhet të shohim si duhet të kontribuojmë”.
Për Hysin, është e rëndësishme që vaksina është siguruar dhe është e certifikuar, ndërsa ka keqardhje që në media flitet për origjinën e vendit që e solli.
“Për mua, nuk ka rëndësi që vaksina është siguria, është e certifikuar dhe qeveria e institucionet e ngarkuara për vaksinimin kanë garantuar mbajtjen e saj në kushte maksimale. Nuk e di pse i jepet rëndësi në media se nga erdhi vaksina. Me vjen keq, që sa herë ka zhvillime pozitive përpiqemi ta vëmë në dyshim dhe për të krijuar alibi që në Shqipëri nuk bëhen punë të mira. Shqipëria nuk ka qenë keq në politikat e vaksinimit të popullatës dhe fëmijëve dhe kemi të njëjta kritere, por për ruajtjen e vaksinave duhet të vlerësojmë ISHP, se të gjithë janë profesionistë. Nuk ka pse të kemi dyshime”.
Pra vaksina vjen nga serbia ose turqia
Jemi i vetmi vend qe bejme ligj per te kycur gojen se nga vjen vaksina
Nqs nje kuvend i botes ka miratuar nje ligj te tille kerkoj falje
Pale e shitni si interes shqiptar kur dihet qe te gjitha te zezat ketij populli i erdhen nga kjo lloj poplitike me kycje goje
Per mua kjo lloj e te berit politike po shet sherbetin per vaksine
vende si italia por dhe te tjeret japin cdo dite sa vaksina bejne dhe po keshtu dhe vendet e tjera ne bot e te cilit lloj vaksine..
po keshtu kane publikuar sa vaksina presin te marin cdo tremujor deri ne mes te vititi 2022 dhe te cilitlloj (dmth nga kush).
Pra nuk eshte sekret madje ka zera se duhet te dim dhe sa furnizim merr cdoshte per te kuptuar a ka hile ..favorizime.
Prandaj ky Ligj eshte i marre ose fsheh hile
Zagaret e Saliut ne media si, Vasili, Fejziu,Sonila, i “madhi”Krasta,Shkull-aku,Bushati dhe te tjere anetar kazani i shqetesoj shume ardhja e vaksines, po qent le te lehin.
Atehere znj. Hysi duhet te deklaroni kush e ka siguruar dhe kush e ka certifikuar vaksinen. Duhet te deklaroni edhe nese keni firmosur me prodhuesit e vaksines marreveshjen e mos ndjekjes penale ne rast se vaksina shkakton demtime te perhershme ose vdekjen e perdoruesit. Ne raste te tilla kush paguan , shteti ?
Nqfts po duhet te tregoni dhe beni publike kontraten me shoqerine e sigurimeve . Dyshoj se mund te gjeni kompani sigurimesh ne bote qe marrin persiper dicka te tille. Dhe e dini znj. Hysi perse dyshoj ? Per arsyen e vetme se prodhuesit e vaksines as qe e kane idene se c’do ndodhe mbas 1/2 vitesh ne lidhje me efektet anesore qe mund te prodhoje vaksina. Behet fjale per shendetin e njeriut dhe ne djall shkofshin marreveshjet e fshehta qe ju beni me Big Pharma -n. Une kam te drejten universale te di se c’po injektoj ne trupin tim dhe ju s’jeni ne gjendje te me jepni nje pergjigje . Jeni te afte vetem per te mbrojtur menderen tuaj nga ana ligjore. Nga ana shendetesore me qaf paci veten se injoranca eshte dhe duhet te jete individuale.
Ik mor idiot koperative. Ajo po flet qart qe do kete transparence te plote per kuvendi. Ty, nuk te mjafton kaq? Plera!!