Një gjykatë në Rusi la në burg për 30 ditë liderin e opozitës dhe kritikun më të ashpër të Kremlinit, Alexei Navalny, për shkelje të dënimit me kusht, në një seancë që injoroi të gjitha thirrjet e vendeve perëndimore për ta liruar atë menjëherë.
Vendimi erdhi vetëm një ditë pasi Navalny u kthye në Moskë, pasi qëndroi përreth 5 muaj në Gjermani për t’u kuruar nga një helmim me agjent nervor Novichok, për të cilin ai akuzon shërbimet sekrete ruse.
Kombet e Bashkuara dhe vendet perëndimore reaguan menjëherë ditën e djeshme dhe i kërkuan Moskës zyrtare të mos e arrestonte Navalnyn pasi do të përballej me sanksione, por përgjigja e autoriteteve ruse ishte e prerë ndaj tyre “Merruni me punët e juaja”.
Gjatë marrjes së vendimit nga Gjykata, Navalny postoi një video në Twitter ku iu bënte thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë dhe të protestonin, jo për të por për të ardhmen e tyre.
“Mos kini frikë, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për veten dhe të ardhmen tuaj”, është shprehur Navalny.
Kritiku i Vladimir Putin u ndalua sot në një aeroport të Moskës ditën e djeshme sapo ai zbriti nga avioni. Navalny për 30 ditët e ardhshme do të qëndrojë në burg pas vendimit të gjykatës.
Lidhur me këtë arrestim kanë reaguar dhe Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore dhe kanë kërkuar lirimin e Navalnyt. Ata kanë paralajmëruar dhe sanksione të tjera kundër Rusisë.
Pse nuk reagon Bashkimi Europian per Xhulian Asangj ????????.
Po mësoni të shkruani Shqip. Shikini punët tuaja dhe jo punët e juaja.
” Kritiku i Vladimir Putinit u ndalua sot ne nje aeroport te Moskes diten e djeshme sapo ai zbriti nga avjoni “.
bravo bravo gazetari.
Hahahaha,,, ky gazetari e filloi shkri,im dje, i futi 3 dopio dhe e mbaroi shkrimin sor shoku…