Dorëzon çelësat e dy shtëpive në Zall-Herr, Rama s'kursen batutat: Mbaj gruan afër, se pa të je si shtëpia që ta shembi tërmeti

19 Janar 2021, 18:40Sociale TEMA

Kryeministri shoqerohej nga kryebashkiaku Erion veliaj dhe ministri Arben Ahmetaj: Në më pak se një vit u sistemuan më shumë se 90% e personave që ishin në çadra

Procesi i Rindërtimit po vijon me intensitet në Tiranë, ku, jo vetëm shtëpi e shkolla, por dhe lagje të reja po rilindin për t’iu dhënë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit mundësinë për të jetuar me dinjitet në hapësira të transformuara.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, teksa ka thënë se nga 10 023 familje që ishin në çadra në shkurt 2020 sot janë vetëm 865 familje, nuk ka kursyer as batutat me familjarët që u ka dorëzuar çelësat. Kryefamiljarit të njërës nga shtëpitë, i ka thënë që të mbaj mirë gruan pasi pa të sipas Ramës ai është si shtëpia që u shemb nga tërmeti.

Rama u shpreh se numri i familjeve që janë në çadra ka ardhur duke u reduktuar dhe së shpejti pritet që të gjithë të sistemohen në banesat e reja.

“Ne në shkurt kemi pasur 10023 persona në çadra, sot janë vetëm 825, ndërkohë që ata që janë në çadër po marrin edhe bonus qiraje. Edhe pak kohë dhe do sistemohen të gjithë, do mbarojnë shtëpitë individuale.

Po marrin pak më shumë kohë apartamentet, por ata që janë të sistemuara në shtëpi me qira,

Kënaqësi që mundëm të krijonim kushte shumë më të mira nga sa ishin më parë për familjet e prekura nga tërmeti. Gëzim gruan mbaje mirë se pa të je si shtëpia që të shembi tërmeti.

Ata që i marrin të gjitha për një ditë, i humbin të gjitha për një natë”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët” u shpreh Kryeministri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se për të gjithë këta banorë në verë pritet të jetë gati edhe rruga e re.

Ndërsa ministri Ahmetaj tha se deri në maj pritet të kenë përfunduar 1600 banesa individuale ndërkohë që me bllokun e dytë numri i banesave që do rindërtohen pritet të arrijë në 5500 njësi individuale.

Aktualisht në Zall-Herr kanë përfunduar 52 shtëpi, ndërsa po ringrihen edhe 76 banesa të tjera, si dhe një lagje e re me 49 banesa kolektive për ata që humbën shtëpinë nga tërmeti i një viti më parë.

2 komente në “Dorëzon çelësat e dy shtëpive në Zall-Herr, Rama s’kursen batutat: Mbaj gruan afër, se pa të je si shtëpia që ta shembi tërmeti”

  1. emigranti says:

    Sa shtepi i kane rene Rames ashtu nuk numerohen …

  2. Jurgeni says:

    Shkoni inaguroni edhe banjot e shtepive. Bastarde yyy mos e befshi kokren e hajrit. Pleraxhinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje