Facebook ndalon reklamimin e armëve përpara betimit të Biden

19 Janar 2021, 15:03Bota TEMA

Facebook ka ndaluar në SHBA reklamat për pajisjet ushtarake dhe aksesorët e armëve nga platforma, të paktën deri në 22 janar, dy ditë pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden të marrë detyrën.

Njoftimi, botuar në një post zyrtar në blogun e kompanisë, vjen pas kërkesës së tre senatorëve demokratë të SHBA.

Platforma ditët e fundit ka bllokuar gjithashtu pasqyrimin e ngjarjeve në internet pranë vendeve si Shtëpia e Bardhë ose Capitol Hill në Uashington.

“Ne tashmë kemi ndaluar reklamimin e armëve, municioneve dhe përditësimeve të armëve të tilla si silenciatorët. Por, tani në SHBA do të ndalojmë gjithashtu reklamimin e aksesorëve të tillë edhe si këllëfët e armëve dhe jelekëve”, shtoi kompania.

1 komente në “Facebook ndalon reklamimin e armëve përpara betimit të Biden”

  1. lypesi21 says:

    Ai qe eshte i interesuar te bleje keto pajisje e di se ku te shkoje nuk ka nevoje per Facebook, asnje kanal TV nuk reclamon arme dhe accessories per to..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje