‘Lehtësimet me ‘e-Albania’, Rama publikon videon: Ju kemi kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele

19 Janar 2021, 09:00Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm një video ku tregon se aplikacioni e-albania i ka lehtësuar kohë dhe para qytetarëve shqiptarë që duan të pajisen me dokumetet që kanë lidhje me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Rama shkruan se janë 44 shërbime të cilat ofrohen për këtë institucion në aplikacion, të cilat i kursejnë kohë dhe para qytetarëve duke i kryer me anë të telefonit apo kompjuterit.

Bashkangjitur videos Rama shkruan se shërbimet në e-albania janë një lehtësim për qytetarët:

Me disa të dhëna nga lehtësirat për 44 shërbime të #DPSHTRR përmes E-albania, ku ju kemi kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele dhe 221,826,000 Lekë qytetarëve thjesht duke përdorur celularin apo kompiuterin kudo ndodhen, ju uroj ditë të mbarë.

2 komente në “‘Lehtësimet me ‘e-Albania’, Rama publikon videon: Ju kemi kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele”

  1. K says:

    Për ca dokumenta funksionon , për ca tjera jo. Funksionon sipas fazave të hënës.

    1. Kalec Dega says:

      Gjyshi dhe gjyshja u gezuan shume per lajmin e mire nga E-Gjigandi.
      =
      Lol!
      =
      E-Hekurudha Albania?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje