Vaksinimi në "Air Albania Stadium", FSHF kërkon para nga qeveria për ambientet

19 Janar 2021, 13:17Sport TEMA

Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë prej disa ditësh është kthyer në qendër vaksinimi për Covid-19.

Në të ka nisur të aplikohet vaksina kundër virusit që ka paralizuar botën, ndërsa FSHF kërkon nga Qeveria qira për ambientet.

Siç bëhet me dije Federata Shqiptare e Futbollit e Armando Dukës kërkon që të paguhet një qira, për ambientet që janë në pronësi të saj.

Edhe pse vetë presidenti Armand Duka është shprehur se stadiumet do vendosen në dispozicion të së mirës publike në këtë rast pandemie, pritet që çështja të sqarohet në ditët në vijim.

2 komente në “Vaksinimi në “Air Albania Stadium”, FSHF kërkon para nga qeveria për ambientet”

  1. Ilirjan says:

    E pabesueshme…

  2. gim says:

    le ta shpronsoje qeveria me vendim parlamenti FSHF dhe hajd gezuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje