Tirana bën goditjen e radhës, afron sulmuesin e kombëtares së Finlandës

18 Janar 2021, 13:48Sport TEMA

Tirana ka zyrtarizuar pak minuta më parë TimVayrynen, sulmuesin e Kombëtares së Finlandës.

NJOFTIMI I TIRANËS.

Mirësevjen Tim Väyrynen!

KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të Janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve.

Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27 vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm.

Një emër i njohur për kampionatin Finlandez dhe pjesë e Kombëtares Finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze.

Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje