Balla: Biden, një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimin e shtetin e pavarur të Kosovës

20 Janar 2021, 20:48Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se gjatë gjithë karrierës së tij në Senat dhe si Zëvendës President i SHBA, Biden ka qenë një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimim dhe shtetin e pavarur të Kosovës, si dhe i marrëdhënieve të shkëlqyera me Shqipërinë.

Postimi i plotë i Ballës:

Joe Biden është sot zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë gjithë karrierës së tij në Senat dhe si Zëvendës President i SHBA, Biden ka qenë një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimim dhe shtetin e pavarur të Kosovës, si dhe i marrëdhënieve të shkëlqyera me Shqipërinë.

Mirënjohje SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Shqipërisë dhe Kosovës.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje