Basha emëron drejtuesin politik në qarkun e Kukësit, ish ambasadori Arben Çejku në vend të Mul Nokës

20 Janar 2021, 19:13Politika TEMA

Kreu i PD, Luzlim Basha ka caktuar ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Arben Cejku, si drejtues politik në qarkun e Kukësit, thanë burime zyrtare nga PD!

Çejku ka qene ambasador i Shqiperise ne Shkup dhe ne Kosove, nderkohe qe eshte nje veprimtar i hershem i PD!

Po sot PD, emëroi Tomorr Alizotin drejtues politik në qarkun e Beratit. dhe me keto dy emerime, Basha ploteson kryesimin e te gjitha qarqeve ne vend, ne pergatitje te zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit!

Ndërsa gjatë ditëve të fundit PD ka emëruar dhe disa drejtues të tjerë si , Edmond Spaho për qarkun e Korçës dhe ish-deputetit Mark Marku në qarkun e Lezhës.

Po kështu, në Durrës është vendosur Edi Paloka, në Elbasan Gazment Bardhi, në Shkodër Helidon Bushati, në Vlorë Bujar Leskaj dhe në Fier Enkelejd Alibeaj.

3 komente në “Basha emëron drejtuesin politik në qarkun e Kukësit, ish ambasadori Arben Çejku në vend të Mul Nokës”

  1. Liku says:

    Ky nga Hasi do e nxjerri Kukesin ne selamet

  2. Fahri spiuni says:

    Po profesor doktor shkenctare filozofi NUL NOKA ku eshte mo ?

  3. Ben says:

    Mos eshte gje rom ky Çejku?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje