Emër për emër: Ekipi i Lulzim Bashës në 12 qarqe, riciklim i “njerëzve hije” të Berishës

20 Janar 2021, 18:17Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Përveç Tomor Alizotit, asnjë prej emrave të ekipit “fitues” të Lulzim Bashës në 12 qarqe, asnjëri nuk është një prurje e re. Pjesa më e madhe janë riciklim i niveleve të dyta të “ekipit Berisha” të 2009-s.

Në logjikën e një beteje kur opozita kërkon të ndryshojë qeverinë, pritej natyrisht një risi politike të paktën në skuadrën drejtuese të qarqeve që përbën edhe “paradhomën” e qeverisë së ardhshme nëse PD merr pushtetin më 25 prill.

Por përveç kësaj tregon idenë apo strategjinë politike për t’i dhënë qarkut, një drejtim që përfaqëson realisht fytyrën politike të opozitës.

Tomor Alizoti, një diplomat me profesion, intelektual i formuar dhe përfaqësues i një prej familjeve më të njohura patriote në vend, ka në lëkurën e tij historinë e persekutimit të regjimit komunist ndaj familjes së tij.

Përfaqëson të djathtën klasike në PD, ka qenë diplomat në ambasadën shqiptare në Gjermani dhe më pas, kur Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, shërbeu si këshilltar për marrëdhëniet me jashtë i tij.

Me ardhjen në krye të PD-së të Bashës, Alizoti u afrua në parti si përfaqësues i shtresës së të përndjekurve.

Në vitin 2017, u la jashtë listave për deputetë dhe zoti Alizoti dha dorëheqjen nga kryesia e PD-së. Ka qenë aktiv në mjaft debate televizive dhe është i njohur për gjuhën e tij të kulturuar dhe pa eksese, qytetare dhe me argument.

Megjithatë dërgimi i Alizotit në Berat, duket pak si jo shumë i qartë politikisht: ngaqë aktivitetin e tij politik ai e ka pasur në kryeqytet, ku ka edhe një rol në bazën e së djathtës, por edhe origjinën e ka nga Gjirokastra.

Berati është një qark bastion i së majtës dhe është i pakuptueshëm roli i Zotit Alizoti në maksimalizimin e votave në këtë zonë, ku nga PD ka një rivalitet prej ish-deputetit Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqit.

Duket më shumë një lëvizje për të mos sulmuar se një logjikë sulmi. Megjithatë Alizoti përfaqëson realisht një fytyrë të re politike.

Një tjetër emërim i pritshëm por që përbën një lëvizje normale është Enkelejd Alibeaj. Njeriu që garoi për bashkinë e Fierit në 2015, që është një bastion i së majtës, natyrisht që do të drejtonte qarkun për PD.

E ka bërë edhe në vitin 2017 dhe përbën një nga drejtuesit politik të PD-së, ku drejton edhe departamentin për Sigurinë Publike.

Megjithatë, Alibeaj, është një nga ministrat e qeverisë “Berisha”, edhe pse nuk ishte një nga njerëzit e sërës së parë të kupolës së selisë blu.

Në Vlorë, PD është kthyer në epokën e vitit 1997, ku ka kthyer ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH-së dhe deputet i PD-së në vitet 2005, 2009.

Vlora është një bastion i së majtës gjithashtu ku drejtues politik i mazhorancës është vetë Kryeministri Edi Rama.

Në Korçë, Basha sërish nuk ka kryer një risi politike, ka dërguar si shef qarku Edmond Spahon, profesor ekonomie, i cili edhe pse përbën një fytyrë intelektuale dhe qytetare të opozitës, ai i ripropozohet korçarëve si një riciklim i pastër i listës së vitit 2013, ku Spaho ishte pjesë e listës.

Në Elbasan, Basha ka çuar numrin 2 të partisë, Gazmend Bardhin, i cili e ka për herë të parë garimin për deputet.

Bardhi është nga Kavaja me origjinë, por duket se është dërguar në Elbasan si përfaqësues i qendrës, për të “vënë rregull” në një qark që nuk ka as lidhje politike e as të origjinës. Përfaqëson më shumë një i dërguar partiak sesa një prurje politike e re.

Në Durrës, Basha ka çuar sërish një dërgatë partiake, Edi Palokën, numrin dy të partisë, i cili është një veteran i strukturave drejtuese të PD-së, “skifter” i betejës së ashpër me kundërshtarëve dhe jo një prurje e re.

Tirana mbetet enigmë, nëse listën do ta drejtojë vetë Basha apo Berisha, ose ndonjë outsider e duhet pritur.

Në Lezhë, si shef politik është emëruar Mark Marku, një pjesë e listave të PD-së të vitit 2009, por jo i nivelit të parë, por i politikanëve të skalionit të dytë.

Për thuajse 8 vjet në emisionet televizive, Marku ka qenë një “skifter” në mbrojtje të Bashës, madje ku disa herë është zhbalancuar dhe ka ulur nivelin e etikës.

13 komente në “Emër për emër: Ekipi i Lulzim Bashës në 12 qarqe, riciklim i “njerëzve hije” të Berishës”

  1. Takim STAKIM says:

    Pazari rrobave të vjetra.
    Ankandi i GABIT.
    A fitohet vallë me rroba GABI ?
    ……..?………..

    1. u dhime duke qesh says:

      Tomor Alizoti nje “diplomat” thote ? ? ? ?
      Ky Alizoti eshte nje klloun gaztor, me tru si te peshkut, qe mjafton te nxjerre 2 fjali nga goja, te gajas se qeshuri me “inteligjencen” e tij prej gomari! Torrollake qesharake si puna e ketij Alizotit, me floket e ndare ne mes, e kane inteligjencen te trasheguar nga “familjet patriotike”, nga burgaxhinjte qe do ngelen gjithmone burgaxhinj me komplekse mendore ?

    2. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Famijet KOLABORACIONISTE te fashizmit si Alizotet, nuk jane patriote, por TRADHETARE bythqimsa!
      Prandaj i ndan floket me vize ne mes ky pallaaaaa

  2. Konjak says:

    Problemi eshte se perfaqesuesit e PD-se neper rrethe jane , per te siguruar nje marrdhenie te mire midis popullit dhe partise per zgjedhiet e 25 prillit . Keta perfaqesues nuk eshte problemi se sa te vjeter ne moshe apo sa te vjeter si anetare te pedese jan . Por sa te rinj jane ne punen , idete , intelektualitetin , moralin , ndergjrgjen ; dhe sa te rinj jane ne mendim , politikberie , organizim , karizem , aftesi , prodhuse , tregetare , akumuluse , shperndarese . Nese ata zoterinj , kane keto tregusa jane te rinj , nga me te rinjt ; Ne te kundert , nese si kane eto qe tham me lart , jane te vjetet nga me te vjeterit .

    1. KONJAKU.U LODHE KOT…KTA SKAN ASGJE OER RE DHENE…VETEM PER TE MARRE..

  3. Shqiptari says:

    Shqiperia dhe sidomos opozita jane ne nje moment kritik,pasi ka te beje me te ardhmen dhe me procese te rendesishme te mbylljes te nje epoke te sterzgjatur qe eshte quajtur Tranzicion(Ne periudhe kalimtare,e ndermjeteme ,nga nje sistem totalitar ne ate demokratik.)
    Tere ky rrugetim i sterzgjatur ka ardhur per shkak te qeverisjes tejet te papergjegjshme dhe allakomunistçe te disa individeve,veçanetisht te Sali Berishes.
    Pas rrezimit te komunisteve nga pushteti,nje grup neokomunistesh te shendrruar ne “demokrate”,ndermorren reforma ne sistem,ne qeverisje,parti politike organe te pushtetit,legjislacion,ekonomi,ne treg,pronesi,te drejta te njeriut dhe marredhenie nderkombetare.
    Por per fat te keq,vendi ra ne duar njerezish me mendesi komuniste,ku vetem parrullat ishin te djathta,ndersa refirmat dhe ndryshimet ishin te majta.
    Kjo çoi ne ngjarje te cilat jo vetem nuk e çuan vendin e lodhur dhe te cfilitur nga diktatura,por e rrenuan dhe e shkaterruan ate qe ishte ngritur per 50 vjet,por e çuan ne Lufte ne plaçkitje,vrasje dhe ne anarki te plote.Hapja e kugijve dhe largimi masiv ne fillim te viteve 90-te,
    Kushtetuta 94,Anarkia 97,Grushti i shtetit 98,eksodi masiv i shqiptareve dhe se fundi braktisja e institucioneve dhe zgjedhjeve ne pushtetin vendor,djegia e institucioneve dhe banditizmi masiv i udhehequr nga Berisha,Basha,Kryemadhi nen bekimin e presidentit,dhe tere stani i paraziteve dhe aleateve te saj.
    Kjo nuk e perjashton krahun e majte te politikes,qe erdhi ne pushtet pasi vendi u dogj,u vra,u poq,u grabit dhe u shkaterruar i teri,nuk arriti te ngrihet ne nivelet e nje politike racionalr dhe efikase per te kapercyer tranzicionin
    Politika dhe drejtesia e ngritur nga politika i kthyen qeverisjet ne shoqeri te korruptuara,ne grupime hajnash dhe grabitesish te pasurive publike dhe fondeve.
    Drejtesia,institucionet e shtetit dhe instrumentet dhe agjencite e zbatimit te ligjit mbyllnin qarkun me politiken
    Dhe ja vendi vjen ne zgjedhjet e 2021,ku tere stani i pllitikaneve qe kane drejtuar Shqiperine ne keto 30 vjet,ka alternative zgjedhjeje nje pjese te madhe te politikaneve qe kane ndertuar kete shtet dhe institucione qe kemi sot.
    I vetmi grupim qe ka bere nje pastrim te thelle ne njerez,por dhe ne ideologji dhe politike,mund te jete PS,por dhe aty ja ende drejtues te larte me prejardhje komuniste qeverisese
    Persa i takon LSI,ajo mbetet nje zgjatim ekstrem i majte.
    Partirlte satelite te majta tashme pothuaj nuk ekzistojne me perjashtim te PSD dhe ajo e Milos
    Aleatet e PD,pa bosht,elektorat dhe peshe zvarriten pas PD,per te futur ne parlament individe qe jane kryetare
    Dhe partia e Idrizit,e perçare dhe e perqendruar ne disa rrethe nuk ka nje orientim te qarte te spekterin politik.
    Por problemi qendron ne njerezit qe promovojne partite.
    Nese i marrim me vete secilin individ qe propozon PD,te habit fakti qe ata jane njerez deshtake,pa kapacitet intelektual,me karriera diskrete,te njollosur dhe te akuzuar jo vetem per korruosion,por dhe per krime te renda dhe perpetgjegjesi te medha ne shkaterrimin e shtetit,
    Si mundet shqiptaret tu besojne ende Berishes,Mustafes,Rulit,Nishanit,Xhaferrit,Pollos,Mediut,
    Nard Nokes,Shehit,Dukes,Dules,Salianit,Palokes dhe dhjetera te tjere nen hije qe presin te marrin poste publike
    Dihet qe Basha eshte krijese dhe marionete e Berishes,nje deshtak qe nuk arriti te krijoje staturen e tij politike dhe ideologjike,me barre te renda te korruosionit dhe te krimit kunder njeriut(21 janari),pispiruq qe shkon dy here ne dite te parukieri,qe nuk ka ide te qarta dhe potencial per ti dorezuar dhe nje here tjeter çelesat e shtetit.
    Por ne krahun tjeter kemi nje qeverisje qe anatemohet nga opozita dhe mbeshtetesit e saj se ka shketerruar ekonomine,ka varferurar vendin,qe po e zbraz nga njerezit dhe qe eshte e korruptuar dhe e lidhur me krimin
    Ne kete teater absurd,ne kete lufte midis ketyre dy grupimeve,shqiptaret do shkojne ne kutite r votimit.
    Tere tallavaja e politikaneve te djathe,te aleateve,te LSI dhe presidentit,vazhdojne me slogane patriotike per te shpetuar Shqiperine nga gremina,per ti kthyer pushtetin popullit,per te ruajtur vendin nga zbrazja,per te ndeshkuar krimin,banda
    Pretendohet si gjithmone se kane gati nje plan,po nuk e paraqesin ne publik.Do ngrene nje shtet per njerezit dhe i oarsqesin shqiptareve Zhilalin e Kamzes,Voltanen,Markun,Balliun,Xhaferrin e diellit,Griden dhe Salianin,Mustafen dhe Rrulin,Pollon dhe Nishanin
    Nga ana tjeter te djathtet dhe te perzenet,duke pare qe stani i tyre eshte hallakatur,kane ngritur partite e tyre dhe u bejne thirrje te djathteve te mos votojne me PD-ne
    Dhe populli tashme i zgjuar dhe i ngopur me llokume elektorale degjon dhe gjykon tere kete llafollogji bosh
    A do jene ne gjendje keta lojtare te lodhur te politikes shqiptare,qe nuk paraqiten dot me ekipe me te rinje qe sigurojne fitore,te bindin tifozet dhe perkrahesit ti mbeshtesin.Kujtesa dhe besimi ne keto ekipe kete radhe nuk do jete ne mase thjeshte tufozllek
    Kete radhe gjykimi i shqiptareve do jete nje vendim i nenduar shume mire dhe zgjedhja do jete nje gjyq publik
    Kur te vije rasti per te gjykuar per te majten do kete gjykim tjeter dhe analize tjeter,sot flitet ekipin e PD-se

    1. NAIMI says:

      me mire t’i besojne balles, spirop….t, rucit, e sa e sa monstrave te tjera hic me njerez se ato qe permende ne pd. ka sa te duash alternativa jashte tyre, mjafton qe shqiptaret te kene guximin e te bejne ate qe cakenjte i kane mbushur mendjen te mos bejne, duke i thene se shkon vota dem po votove te tjeret…

  4. saliu says:

    Dakord per Tomorrin qe eshte njeri intelektual i nderuar, etj…
    Po kur u bene Alizotet nga familjet me patriote te vendit? Kur u bene mashe e disa prej krimeve ne kohen e mbreterise apo kur u shiten tek italianet dhe i benin temena fashizmit?
    Mjaft me me qoka ne gazetari. E kuptoni qe beheni te neveritshem? Qokat bejini ne kafe jo ne mediume publike.

  5. @ says:

    Alizoti patriot????? Gazetari duhet te lexoj historine!!!!! Fejzi Alizoti ne parlamentin 1923 deklaronte se 85% e popullsise ishte e afte te shkruante dhe lexonte……. kur ne fakt 85% ishte komplet analfabete dhe firmosnin me x ose gishtin me boje. Nje fjale e urte thote” ca pjell macja, gjuajne minj “. Keshtu edhe ai Alizoti patriot….

  6. Fatos Lala says:

    Sa te kete reth vetes zabrahanet e Salahut , dhe si cader mbi koke Salahun , Lul bytha do mari gjithmone noc rokun , madje dhe me gunga qe mos ti dali me …….gomar i pashembellt , kujton , dhe i genjen mendja se nje dite te bukur mund te behet Kryeminister me Salahun ne krahe ……..qar i Ed Rames , me Lul bythen Edi i ka te sigurta fitoret , ndoshta dhe e meriton , gjithsesi Lul bytha ja ben punen me te lehte …….vazhdo Lul , je ne rrug te drejte Lul …..Luli krap Kine , ju kujtohen krapet qe na sillte Kina per ndihme ??? Peshq nga 1 meter , pa piken e shijes ?????? Te ngjashem me Lul bythen ……

  7. KONJAKU.U LODHE KOT…KTA SKAN ASGJE OER RE DHENE…VETEM PER TE MARRE..

    1. qytetar says:

      konjak ! …vetem kane marre…asnjehere nuk kane dhene…

  8. NAIMI says:

    nuk keni pare lojtaret rezerve, jane lumneshet qe presin te behen drejtora… ajo eshte fytyra e vertete e bashes qe nuk nderron asgje prej berishes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje