Fantazma e Ramës tre herë kryeministër dhe Kodi i Damianit

20 Janar 2021, 14:30Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Ilir Meta kishte të drejtë dy vjet më parë, kur shihte para syve fantazmën e Edi Ramës, bekuar nga Basha e Kryemadhi si tre herë kryeministër. Rama ju rishfaq në triumfin e 2021-shit pikërisht kur PD e LSI kërcenin nën harenë e daulleve duke dezertuar nga përfaqësimi në Kuvend.

Sali Berisha, njeriu që kishte promovuar më shumë se kushdo tjetër bojkotin dhe kishte kërcënuar edhe me djegie mandatesh, nuk e fshehu muaj më pas dhembjen e thellë që bllofin e tij prej lojtari politik, të vetët e kishin shndërruar në fakt duke menduar se po bënin politikë.

Instikti i tyre ju sugjeroi se djegia e mandateve ishte një akt kamikaz në themelet e sistemit. Dhe si i tillë, ai vriste pamëdyshje atentatorët duke dëmtuar tmerrësisht shumë edhe vetë sistemin. Dhe duke i dhënë Edi Ramës në të njëjtën kohë dhuratën që ai nuk e priste as në ëndrrat e tij më të guximshme: të qeveriste pa opozitë! Ikja e opozitës reale dhe futja në parlament e lloj – lloj personazheve groteskë, nga budallenjtë tipikë, tek mashtruesit e vegjël, nga idealistët që ju vihej çmim konkret tek mungesa e çmimit real për votën e tyre tek Kodi Zgjedhor e ndryshimet kushtetuese, u shndërrua në dhuratën pa çmim për Edi Ramën.

Dy vjet më pas, të gjitha parashikimet për të nesërmen bashkohen më një pikë. Përkundër logjikës së traditës dhe traditës që respekton një logjikë të caktuar politike, të majtët e Edi Ramës kanë shanse të jashtëzakonshme për një tris të pushtetit të tyre. Dhe kjo konfirmohet jo vetëm nga sondazhet ciklike që kreu i qeverisë konsulton për vete, por edhe nga sondazhet që kanë filluar të bëhen publike. Sondazhi i Ora Neës, një televizion jo miqësor me socialistët, rikthen traditën e suksesshme të dhjetë vjetëve të fundit të sondimit të opinionit me Antonio Notton dhe IPR marketing. Një muaj më parë, një tjetër institut italian sondimi, Piepoli dhe Report TV, një televizion më pranë qëndrimeve të së majtës, i dha ngjyrën e socialistëve rezultatit të 25 prillit. Një seri sondazhesh të zhvilluara nën emrin e ekspertit të njohur shqiptar Eduard Zaloshnja, gjithashtu pranojnë të njëjtin trend raportesh hierarkie mes tre partive kryesore, në të cilin PS është disa pikë larg PD-së e LSI-së.

Edhe më skeptikët dhe kritikët e këtyre parashikimeve do të duhej të pranonin çfarë kanë të përbashkëta këto sondazhe, të cilat konfirmojnë disa të vërteta që pritet të verifikohen si të tilla më pak se 100 ditë më pas. E para, që e majta në përgjithësi vazhdon të jetë maxhorancë absolute në vend. Dhe në një skenar hipotetik që nuk ndodh, PS plus LSI, nuk do ta diskutonin fitoren. Dhe e dyta, që nëse do të ishin në një koalicion të përbashkët, atë që nuk e lejon sot Kodi Zgjedhor, PD dhe LSI, do të shndërroheshin në maxhorancë. Ky është thelbi që duhet kuptuar nga shpjegimi i përbashkët e këtyre sondazheve që janë bërë publike deri tani, por dhe të të tjerëve që diktojnë po të njëjtin trend: Kodi Zgjedhor është aleat i socialistëve. Duke mos lejuar koalicionet, Kodi i Damianit shmang skenarin më të keq për socialistët, bashkimin e opozitës. Dhe nga ana tjetër, afron mundësi reale që PS-ja të mbajë pushtetin, edhe sikur të ruajë të njëjtin nivel përfaqësimi nga 2017-ta, e vetme në zgjedhje dhe përballë PD e LSI jashtë formulës së koalicionit të përbashkët.

Nëse do të fshehësh diçka në politikë, bëje në mënyrë të dukshme. Kjo është një aksiomë që në Shqipëri është vërtetuar shumë herë. Pakkush e kuptoi nga opozita paralajmërimin publik të bërë së paku që në janarin e vitit të shkuar, atëherë kur Damian Gjiknuri kërcënonte në emër të Edi Ramës se nëse zgjatej pafund lista e pretendimeve të opozitës për Kodin, partia e tij do të kërkonte të refuzoheshin koalicionet. Kjo ishte baza mbi të cilën kjo dyshe i plotësoi opozitës çdo tekë elektorale, por mbajti në xhep çelësin e Kodit. Sot është bërë e qartë se Kodi Zgjedhor e mban PS-në në lojën për pushtet, edhe përkundër konsumit të kuptueshëm të pushtetit të saj në dy mandate. Nëse shpërndarja e votave do të ishte sipas trendit të 2017-ës, PS do të qeverisë sërish edhe me një rënie të numrit të përgjithshëm të votave. Nga 48 për qind që ju deshën për 74 mandatet e 2017-ës, ajo mund të qeverisë në 2021-shin edhe me 45 për qind të votave, pikërisht falë Kodit Zgjedhor.

Kështu duhet kuptuar sot mërzia e hershme e dy personazheve të fortë të politikës shqiptare, Metës dhe Berishës për aktin më absurd të politikës shqiptare në vite, djegien e mandateve dhe më pas, edhe për bojkotin e zgjedhjeve lokale. Basha dhe Kryemadhi ishin njerëzit që thurrën fjongon e dhuratës për Edi Ramën: në fillim Kodin e Damianit si “aperitiv” dhe pastaj mandatin e tretë të Rilindjes si menu katër vjeçare për gjithë shqiptarët.

19 komente në “Fantazma e Ramës tre herë kryeministër dhe Kodi i Damianit”

  1. Loni says:

    Pse o gazetar, nuk thua nje fjale per zotesine e Rames si politikan kalibri, por i meshon “dhuratave” qe idiotet e opozites i bekan Rames. Akoma mendon ti qeshqiptaret do t votojne te vij ne pushtet krimi e korrupsioni me horrat berisha, meta bure e grua, e basha. Jo o gazetar jo! Kurre! Derisa te jene jeta kriminekw verdalle Rana esht shume mire psr shqiptaret si kryeminister. Mos te permendim sukseset e Rames qe ju asnjehere nuk u zini me goje. Besoj se nuk ke jetuar ne Hene para 2013….e mban mwnd qeverisjen e pisave berishiste e lsi-ste. Veri ne kandar dhe shiko nga do shkoj pesha…

    1. Ilir says:

      I di gazetari i di te gjitha, por ndonjehere, kur i jepet rasti te duket si asnjanes, perse te mos e beje kur e ka llokum ne goje?

  2. Doktoresha says:

    Nuk keni pare asgje akoma!

  3. qytetar says:

    Pa e lexuar….vetem zgerdheshja ne fytyre tregon shume.

  4. Juliano says:

    Ky lloj burri gjysem metri, si liliput nuk ha mut kot. Ky do te haje nga te gjitha krahet, berishen kur e citon, e ben me pak perkedheli, meten e ka frik dhe i duhet te beje ate qe se mer vesh njeri kur do te thote ç’far thote. Rama or ti mik, i doli borxhit bashes, por basha nuk ja prishte dot berishes. Lidhja e berishes me meten eshte aq e madhe sa dhe ti e di qe, o lulezojne bashke, o kalben te dy ne burg. Tashti po te pyesim ne ty or gazeruc, a do ti te mos digjen me studio te shtypit, a do ti te mos rrihesh me se flet keq per ramen, se berisha dhe sot ju dhjet ne dru, a do ti te mos zaptohen pronat e te tjereve, a do ti te mos vriten me njerez dhe mos u gjehet varri, ja pse duan njerezit edhe me te meta te rames, por ne fund te fundit eshte qytetar ku asnjeren se ben nga sa citova me siper. Pse nuk shkruan per meten, qe shkon ne selenice e ben punen e LSI, ky eshte presidenti dhe kjo eshte puna e tij?,. Prandaj duhet rama, te ndryshojme dhe shum gjera te tjera.

  5. Ermal says:

    DO MARI MANDATIN E KARINMT JO TE 3 O LORENC KARI KE DAL NANJEHERE NGA STUDIOT CA BEHET NEPER SHQIPERI MER RROT KARI NJERZIT PO VDESIN PER BUKE NGA KY PILLROBSHI

    1. NIku says:

      Si dikush qe udheton per pune neper Shqiperi, po ta them qe ti ja fut kot. Lere vulgaritetin nje here qe ju duket sikur po shate keni me shume te drejte, por edhe thelbi i asaj qe thua eshte kryekeput gomarllek. Si gjithe ata qe ankohen per qeverisjen, ankesa me e kollajte eshte “njerezit po vdesin per buke” dhe kjo eshte komplet genjeshter. Jo se nuk ka varferi Shqiperia dhe jo se nuk ka nga ata qe vertet po vuajne, por pergjithesisht ata qe thone kete jane dembela. Ata qe vuajne per buken e gojes nuk kane internet dhe telefon qe te komentojne. Ata qe komentojne nuk kane pune, por kane kohe te lire per te bere gjasme avokatin e te varferve a thua se ju dhemb barku shume per ata qe vuajne. Kush do vertet, ja del mbane, kam gjithe ate fis e shoqeri qe mbajne familje me 2-3 pune. Askush nuk ankohet, por ulin koken e punojne si qen. Tipat si puna jote jane ata qe kane idhull Toni Montanen, doni pasurim duke ndenjur ne shtepi e duke komentuar per qeverine, nderkohe qe mund te ishin duke kerkuar apo bere pune qe ta mblidhni pasurine cik e cik. Si gjithmone shqiptari i shkrete do te behet mbret brenda nates.

      1. Ermal says:

        O ti zoteri mu po me ikin njerez qe punojne dhe marin nga 2 mije€ ne muaj se nuk ka mjekesi se cdogje I eshte dhen spitalit amerikan se ka pjese Rama arsimi akoma me keq se shet diplomat Mesdhetari Cac Angjelit eshte be si Kristali ne shtet futesh me 10 mije € ne pune kjo eshte shqiperia e Rames dhe Vangjelit qe mer therimet e vjedhjeve miliarda te Rames.Ta votojne prap shqiptaret po do e heqin zvarre pastaj

  6. butrinti says:

    Eshte e qarte 0 analza gazetar qe merrnilisat e malet Dembelat e budallejt korrin ato qe mbjellin, puntoret e te mencurit gjithashtu . kjo eshte e verteta perdridheni si te doni ju ajo do vij tek vendi

  7. rexha 10 says:

    Zoti Lorence,mose i beje freske njerzeve ordinere ,dhe ti shkembeshe atije Populli per Politikane.PORE JANE DISA ISHE …..KELYSHE …………….PARTIE QE PER KJENTALIZEM PO E MBAJNE NEN THUNDER ATE VENDE. KETE E DINE ME MIRE TI ,PORE DUHET TE MBROSHE CAPEN E BUKES SE GOJES.NDRYSHE PERFUNDON SI ENDACAKE NEPER RRUGE. CILET JANE POLITIKANET E ATIJE VENDI.KU C’DO KRYEMINISTER I TAKON TE KETE VRARE ,APO ZHDUKUR MBI 50 PERSONA PER 30 VJETE TRANZICION.KU C’DO KRYEMINISTER MUNDE TE KETE 5 GRUPE BANDASH NE DISPOZICION.
    SHIKO VETEM SE SI I NDRYSHOJNE MINISTRAT E MBRENDESHEM ,SEPSE ATY ZBULOHEN SE KUSHE KA LIDHJE ME KRIMIN.ATA JANE NJE GRUPE KLIENTELISTESH QE PER HIRE TE INTERESAVE TE TYRE ,JANE GATI QE TA DJEGIN ATE VENDE.LERE PASTAJE DUKE ABUZUAR ME FONDET PUBLIKE ,APO FONDET E ARDHER NGA KRIMET ,DUKE BERE NJE FUSHATE KUNDRA SHQIPERISE NEPER SHTETET EUROPIANE.

  8. joel shkodra says:

    Prape me gramatiken: muk thuhet “tre here”, por “tri here”, ne titull dhe brenda shkrimit. Numerori “tre” ka dy gjini: “tre” – mashkullore dhe “tri” femerore”. Ne fakt e ka edhe numerori “dy”, por nuk shkruhet: “dy djem” – eshte y e shkurter”; “dy vajza” – eshte “dyy” e gjate. Gazetaret kane mangesi te medha ne drejtshkrim.

  9. Shenjestra says:

    Rame nje kryeminister shembullor,popullor dhe i perjetshem.

  10. Edi says:

    Zogu i Tiranës paska rruar mjekrën?

  11. Meri says:

    Moooooos Kryeminister Rama per te treten. Rinia iku pleqt e mbetur vdiqen. E gezoft shqiperine Edi Spiropali , Xhacka Ahmetja dhe te njejtet si keta.

  12. iksi says:

    O z. Lorenc , po mire more burr po a mund te me thuash mu per cilin person me votu tek opozita gjoja e bashkuar , a don me tju bere cv e te gjitheve . Ja po ja fillojme qe nga i pari i tyre Luli (hajdut , vrases i protestusve , shites detesh ) , zv/ i Lulit , Paloqa ( per çoban derrash ) ai sekretari qe ka se nuk po mi kujtohet emni ( ideator intrigash ) , Muli ( injorant , rrugaç , organizator rromujash , pijanec ) . Po keshtu edhe ata perfaqsuesit e famshem te partive td tjera qe nuk dihet a kan ka 10 cop elektorat qe kan luftu vetem per te dal deputet per vehten e tyre se kan dal nen siglen e P.D rreziku i atyre qe ju kan zane vendin nga kandidatet e partise demokratike si p.sh ai doktori i Tiranes qe mori shume vota per kryètar bashkije , po Nard Noka kuj dreqin i duhet kuj per çfare duhet ai e me radhe mos me ban me vazhdu ma se filloj me me dhimbe koka . Ja pra si te jene bashke si veç e veç nuk voton kush per to .

  13. Velo says:

    Po pse vetëm nga gomarllëqet e opozitës do fitojë Rama? Ndonjë meritë tjetër nuk shikon ti zoti anal-ist?

  14. Never to late says:

    Rama ka punuar dhe do fitoje. Ai ka vizion dhe per disa vite nuk ka kundershtar politik qe e mund.

  15. PERVEC KARAGJOZLLIKUT TE LENIES SE MANDATEVE
    DHURATA TJETER QE ZOTI GAZETAR NUK E THOTE
    JANE MARK MARKU FLAMUR NOKA THAPATHUQI E TE TJERE ISH QE NUK KANE BERE GJE TJETER PER DISA VITE VEC SE LEKAKULO BERISHES…
    PER VEC FAKTIT QE KM KA VLERAT E TIJ SI POLITIKAN RRACE QE ESHTE…

  16. Berti says:

    Po mire tani ça problemi ka kjo ? Dy subjekte politike hyjne ne zgjedhje veças (perse duhet te hyjne bashke? !) Sa vota te jep populli ty dhe sa mua, kur te shkojme ne Kuvend po te duam te qeverisim te dy dhe po patem 50÷1 ok, ku eshte problemi ketu i kodit zgjedhor? !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje