DIVERSIONI: A ka një pakt sekret Rama-Basha, për shkrirjen e LSI-së?

20 Janar 2021, 11:06Politika TEMA

Që prej marrëveshjes së famshme Rama-Basha të 17 majit, ka pasur shumë spekulime se mes tyre ka një pakt sekret për bashkëqeverisje.

Që prej asaj dite, njeriu që është më pak i qetë dhe që e ka humbur “qetësinë e dashurinë”, është Ilir Meta.

Kjo, pasi ai mendon se Basha e Rama kanë rënë dakord që të shkrijnë LSI-në.

Aq më tepër që fill pas marrëveshjes me Ramën, Lulzim Basha gjatë fushatës zgjedhore të shkuar u mor veç me LSI-në, si e keqja më e madhe e këtij vendi.

Më pas gjakrat u ulën, por fakt është se LSI dhe Meta nuk kanë besim tek Lulzim Basha as në këto zgjedhje.

Dhe për të shtuar edhe më shumë spekulimet, ka menduar Taulant Balla.

Ai thotë se socialistët kanë rënë dakord me kryedemokratin Lulzim Basha, që të “çojnë për skrap LSI-në”.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pak ditë më parë ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Absolut 4” të gazetares Merita Haklaj.

“LSI është në një proces shkërmoqje. Figura politike të tyre kanë kërkuar të afrohen në PS.

Ajo që po ndodh është që me Lulzim Bashën kemi rënë dakord, ai në 2017, ne tani, që LSI-në ta çojmë për skrap.

Për këtë po punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Balla.

Nuk dihet nëse ky i fundit e ka thënë këtë për dieversion, apo ka diçka të vërtetë, por fakt është që LSI ka filluar prej kohësh të shkërmoqet.

Sondazhet e nxjerrin shumë keq partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhit, aq sa sot gazeta e LSI-së sulmonte ashpër edhe sondazhin e fundit të Ora Neës, pronarin e të cilit Meta e ka njeri të afërt.

Kjo, pasi ky sondazh, ndryshe nga PD, LSI-në e nxirrte shumë keq.

Ndaj dhe gazeta e LSI akuzonte sondazhin sit ë blerë nga Rama.

Pra Meta tani po akuzon dhe njerëzit e vet, por duket se tashmë e ka të vështirë ndaljen e gremisjes së LSI-së.

(TemA)

11 komente në “DIVERSIONI: A ka një pakt sekret Rama-Basha, për shkrirjen e LSI-së?”

  1. Ari says:

    AMIN! te ZHDUKET Levizja e Skraparllinjeve te Inatosur (LSI), ose ndryshe Sh.p.k.
    Dy parti ka: PS dhe PD, si dhe, mundet nje e djathte e djathte ish Balli bashke me ish Legaliteti

  2. Kalec Dega says:

    Ku u vendos kjo, ne Cadren e kur vave?!
    =
    Leni LSI se po u shkri me u shkri.
    =
    Tani, na thoni , cu ba me ate Detin Jon.A i ka dhuruar 12 milje Edrama Grekut?

  3. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Kjo parti familjare qe ka rjep shqiptaret duhet te zhduket dhe keta hajdutet qe po i afrohen ps per perfitime personale ose si kollon e peste,nuk duhen pranuar.

  4. rroku says:

    Nqse ka nje akt te tille kjo do te jete gjeja me e mire. Shqiperia nuk ka komoditet te kete 100 parti te mbushur me idjote e zvaranike, shikoni SHBA ka vetem 2 parti prandaj eshte njishi ne bote.

  5. Mesi i ARTE(FLORINJTE), te mesit te le ne dore!

  6. sopiqoti says:

    LSI- nje “AGURIDHE”,nje produkt amorf i lindur nga ” inatcori i Skraparit”,nje karierist dhe hileqar per ta patur zili ithtaret e tij.

  7. Dega e Kalecit "lol" says:

    Kalec Degen, do ta bejme Admiral te Flotes Luftarake Detare, kur kryeminister te jete qenefi Sali Ram Berisha, dhe Minister Mbrojtjeje te jete hamami per burra, Monika Ilir Kryevogli

  8. Martin says:

    Padyshim qe ka nje marreveshje te heshtur te dy krereve te PS dhe PD,
    perderisa Mediu i Gerdecit po kerkon te dale parti e trete ne zgjedhjet
    qe do t’i komandoje kunati i tij, Celibashi.

  9. Fasllia says:

    Aman ishalla ka, ku me e gjete me zhduke dy kryetaret e nje partie te LSI. Shqiperia do beje progres nese zhduk keto dy hajdute te nje familje. Pyetini me referendum shqiotaret se sa e duan monen e meten,aq sa dhjesin e nuk shofin mbrapa. Forc politike qe vetem se u ka mare shqiptareve, dhe ate me ane te shantazheve dhe vrasjeve.

  10. rexha 10 says:

    perse censurohet mesazhi

  11. Shenjestra says:

    Ne dreq vaft LSI-ja se eshte pertia me e keqe me mashtruese me e korruptuar,parti intrigash,parti interesash personale.Koke qypi Ilir Meta duhet te zhduket bashk me Fallxhoren e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje