Basha e lidhja me oligarkët, shpjegimi i Dash Shehit: Kreu i PD i trajton si fenomen, teorikisht. Ja pse s'përmend emra

19 Janar 2021, 19:09Politika TEMA

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar pasditen e sotme në “Top Talk”, është pyetur dhe për oligarkët dhe se pse kryetari i PD-së nuk i deklaron emrat e tyre.

“Nuk është në detyrë të kryetarit të partisë të thotë emrat e oligarkëve.

Emrat e oligarkëve duhet t’i thonë ata që merren me hetimet, prokurorët, opinionistët, gazetarët, jo Basha.

Ne e trajtojmë luftën me oligarkët si fenomen, nuk merret kryetari i partisë me personin, sepse do të quhej ndërhyrje”, deklaroi Shehi.

Sipas Shehit, gjysma e zyrtarëve të qeverisë Rama janë ndërtues dhe biznesmenë dhe kjo jo rastësisht sepse “kryendërtuesi është vetë kryeministri”.

Megjithese “plani teorik” i fenomenit nuk e ka penguar Bashen te “zbrese” dhe ne praktike, ku sipas Topallit dhe Veliajt ka perfituar 2-4 vila nga oligarket qe nuk u permend emrat!

Shehu gjithashtu shtoi se brenda javës të ardhshme do të publikohen listat e kandidatëve.

Sipas tij, programi po shkon drejt krijimit të dy listave dhe kandidati i përbashkët për kryeministër nga opozita e bashkuar është Lulzim Basha.

1 komente në “Basha e lidhja me oligarkët, shpjegimi i Dash Shehit: Kreu i PD i trajton si fenomen, teorikisht. Ja pse s’përmend emra”

  1. Agım Kraja says:

    Pırdh,pırdhe se lırohesh, Ma olıkarg se ju kryetaret e patıve pa asnje anetare nuk gjenden ne asnje shtet,,Ka 30 vıte qe paguhenı pa bere asnje
    lloj pune te dobıshme per popullın,por vetem per rrogat tuaja te majme,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje