Tit Vasili i LSI: Edi Rama s’mund të bëjë garipin e vagabondin me BE, më 25 prill e përmbysim

19 Janar 2021, 18:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u kritikua nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili për sulmet e tij ndaj Bashkimit Evropian për vaksinat.

Në një deklaratë për mediat, Vasili e krahasoi sjelljen e Ramës me atë të një garipi.

“Mbështetjet e BE me veprime, me transparencë, me zhvillim të plotë të demokracisë janë hapa pa kthim të cilat Edi Rama nuk mund t’i ndalë dot.

Në të kundërt ai ka zgjedhur të flasë publikisht e të thotë që ky lidhur me Europën mund të flasë si të dojë.

Si qytetar i zakonshëm. Edi Rama nëse do të flasë si qytetar aty në rrugë, të largohet nga zyra e tij e kryeministrit, të shkojë në shtëpinë e tij në Surrel e të këpusë broçkulla sa të dojë për Europën e të shikojë do ta dëgjojë njëri në Europë dhe në Shqipëri.

Por në karrigen e kryeministrit ai nuk ka asnjë të drejtë, as të bëjë garipin, as të bëjë vagabondin e porositur për të penguar sfidën evropiane të shqiptarëve”, deklaroi Vasili!

Duke kërkuar përgjigje se kur do të vaksninohen shqiptarët, Vasili e akuzoi shefin e qeverisë se po shndërrohet në një kontrabandist ilaçesh. Për të, gjithçka do të marrë fund në 25 prill.

“Kësaj qeverisjeje i duhet dhënë derma e të bëhet përmbysja e madhe që do të ndodhë pa asnjë diskutim në 25 prill, sepse shqiptarët nuk duan që problemet e tyre shëndetësore të përdoren për qëllime politike, por nuk duan që milionat e eurove të tyre të futen në kanalet klandestine ashtu siç u futën edhe vaksinat, në torbën e Edi Ramës, që nuk i dihet as vendi nga erdhën. Pra ku kryeministri i vendit të shndërrohet në një kontrabandist ilaçesh”, u shpreh nënkryetari i LSI!

Kryeministri Rama shprehu rezerva për qëndrimin e BE, e cila vendosi të mos i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksinat.

3 komente në “Tit Vasili i LSI: Edi Rama s’mund të bëjë garipin e vagabondin me BE, më 25 prill e përmbysim”

  1. Nuk eshte gjuha e nji qytetari te vertete e as llogjika e kohes
    qe jetojme .
    Pafytyresia juaj kalon cdo kufij morali dhe etike qytetare .
    Ptuuuuuuuu funderina .

  2. raul says:

    Shih endrra Tit shkolleshumu shih , perpara ne revolucionin Lefterohunderromaliqjan, Nafijedybekobaxhelljan dhe me Kejdi dhembcakallen, Nora bythderren, Erisa hundpinoken dhe Floida surratalienen ne balle ju do kapni leshin e marikes me 25 prill, keni marre fund, Doktoresha fallxhore ka luajtur menc, flet percart peralla me mbret.

  3. Shqiptari says:

    Peço Vasilit,perveç alkolit i duhen ndaluar dhe pijet energjitike dhe ato me gaz,pasi i bejne shume dem.
    Lere rakine dhe veren ta pije shefi yt,or Titi!
    Me nxore mallin e atyre sekretareve te partise qe na shanin “Vagabond”kur vishnim ndonje xhins dhe na rriteshin pak floket.
    Po si i harrove poplat dhe bajgat qe ke hedhur mbi perfaqesuesit e Europes,more Titi?
    Nuk ka faj,e ka nga mosha,Titi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje